26 Tetor 2025, 11:30
Nga DOSJA

ANGLI - Fitorja në “O₂ Arena” të Londrës shënon një moment historik për sportin shqiptar, pasi Uldedaj bëhet boksieri i parë nga Shqipëria që fiton një titull botëror në boksin profesionist.
Ndeshja ishte e ashpër dhe e balancuar deri në fund, por shqiptari spikati me qetësinë, teknikën dhe përgatitjen e tij fizike, duke dominuar me raunde dhe fituar me meritë.
Ky sukses e ngjit Uldedajn në majat e boksit botëror dhe kurorëzon një rrugëtim të gjatë në arenat ndërkombëtare. I lindur në Shqipëri dhe i formuar si sportist në Gjermani dhe Angli, ai ka ndërtuar me përkushtim një karrierë të qëndrueshme dhe të suksesshme, duke regjistruar deri tani 21 fitore, 12 prej të cilave me nokaut.
Më parë, Uldedaj ka mbajtur tituj prestigjiozë si “WBO Youth”, “WBC Youth”, “IBF International”, “WBA Inter-Continental” dhe “IBO Mediterranean”. Edhe pse stërvitet mes Gjermanisë dhe Anglisë, ai vazhdon të përfaqësojë me krenari flamurin shqiptar.
Me këtë triumf në Londër, Uldedaj jo vetëm konsolidon pozitën e tij në elitën e boksit botëror, por vendos edhe një standard të ri për sportin shqiptar në arenën ndërkombëtare.
B.T (Dosja.al)
Sport
26 Tetor 2025, 11:15
SPANJE - 16:15, koha e çajit. Në Londër, në kupa; në Madrid, në tribuna. Nuk është një metaforë, vet&...
Sport
26 Tetor 2025, 11:00
PORTUGALI - Ishte një mbrëmje dyfish e suksesshme për Benficën. Përveç fitores së tyre të thellë 5-0 ndaj Arouc...
Sport
26 Tetor 2025, 10:44
MALAJZI - Alex Marquez fitoi Çmimin e Madh të Malajzisë, raundin e parafundit të Kampionatit Botëror MotoGP, duke ma...
Sport
26 Tetor 2025, 10:30
SPANJE - Lamine Yamal nuk po qetësohet, pavarësisht El Clasicos së afërt, këtë të diel (ora 16:15), si pjesë e jav&eum...
Sport
26 Tetor 2025, 10:00
ITALI - Nervat ishin të tensionuara midis Antonio Conte dhe Lautaro Martinez gjatë pjesës së dytë të ndeshjes Napoli ...
Sport
26 Tetor 2025, 09:30
Fanela që do të veshë FC Barcelona të dielën
SPANJE - Si pjesë e partneritetit XXL të nënshkruar me Spotify në...
Sport
26 Tetor 2025, 09:00
SPANJE - I munguar në stërvitjen e ekipit të premten pas një dëmtimi kundër Olympiakos të martën në Ligë...
Sport
26 Tetor 2025, 08:30
FRANCE - Të shtunën në mbrëmje, Benjamin Pavard përfundoi një javë të tmerrshme për të, duke u përfshir...
Sport
26 Tetor 2025, 08:00
ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo (40 vjeç) është i palodhur. Duke shënuar në minutën e 88-të këtë të sht...
Sport
26 Tetor 2025, 07:30
ITALI - Kevin De Bruyne shënoi një penallti për Napolin dhe pësoi një dëmtim gjatë ekzekutimit të saj.
Në minut&...