LIVE UPDATES
Sport

Juventusi po lufton për mesfushorin Frattesi: Muharemovic mund të jetë çelësi...

Juventusi do të marrë një ulje prej 50% të çmimit të transferimit të boshnjakut, për të cilin Interi është i interesuar. Me këto para, mesfushori i Nerazzurrëve mund të afrohet më shumë.

23 Dhjetor 2025, 13:30 Nga DOSJA

Juventusi po lufton për mesfushorin Frattesi: Muharemovic mund të

ITALI - Në horizont duket se po shfaqet një trekëndësh merkatoje ku përfshihen Juventusi dhe Interi. “Zonja e Vjetër” kërkon të ketë në radhët e saj Davide Frattesi që klubi zikaltër është gati ta lejojë për një shifër jo më të ulët se 30 milionë euro.

Por në anën tjetër, vetë Interi i ka hedhur sytë nga qendërmbrojtësi Tarik Muharemovic që po bën një paraqitje shumë të mirë në këtë sezon me fanelën e Sassuolos dhe të cilin kjo skuadër është gati ta japë për 25 milionë euro.

Nga një shitje e mundshme e Muharemovic përfiton edhe Juventus që siguron 50% të vlerës së shitjes gjë që do të ulë çmimin e kartonit të Frattesit.

Megjithatë, një skenar i tillë nuk është i lehtë, por që mund të shndërrohet në tratativa mes të gjitha palëve. Që Spalletti ka kërkuar mesfushorin zikaltër, nuk është një sekret.

Trajneri toskan dëshiron një futbollist që të jetë në gjendje që të hyjë në ingranazhet e lojës së Juventusit dhe të jetë gjithnjë i pranishëm më zonën kundërshtare dhe ka kërkuar Frattesin i cili me Spallettin në stolin e Kombëtares italiane ka shënuar 7 gola në 22 ndeshje.

Në anën tjetër, vetë futbollisti është parakaluar në hierarkinë e Interit nga Sucic dhe Zielinski dhe ka vendosur të ndryshojë ambient për të luajtur me më shumë vazhdimësi dhe ndoshta edhe për të fituar një vend në skuadrën e Italisë për Botërorin 2026, gjithnjë nëse zikaltrit do të mund të kualifikohen.

Me pak fjalë; Juventus do Frattesin dhe Frattesi do Juventusin e megjithatë kjo nuk mjafton ende për të mbyllur këtë tratativë, sidomos kur sheh që në anën tjetër janë Marotta dhe Ausilio që e dinë që mund të përfitojnë shumë të ardhura nga ky futbollist.

Dhe në këtë pikë hyn në skenë Muharemovic që mund të jetë kyçi i kësaj cështjeje sepse mbrojtësi i Sassuolos pëlqehet nga Chivu dhe që konsiderohet si elementi i duhur për të rinovuar repartin e prapavijës duke parë se është 22 vjeç.

Sassuolo kërkon për të 25 milionë euro dhe kjo është një shifër e konsiderueshme, por mbrojtësi boshnjak është gati dhe po rritet cdo ditë e më shumë në aspektin futbollistik kështu që edhe çmimi i kartonit të tij duke parë edhe paraqitjet në fushën e lojës vetëm sa do të rritet.

Kështu që për Interin është ai momenti: o tani o kurrë. Alternativa? Të lejojë largimin e Frattesit në formë huazimi me detyrim blerjeje në rast kualifikimi të Juventusit në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?