Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi zgjedhor në Kosovë, pritet nisja e numërimit të votave
Zgjedhjet në Kosovë/ Shënohet pjesëmarrja më e ulët 7 Qershor, 19:20 Zgjedhjet në Kosov&eu...
Zgjedhjet në Kosovë/ Shënohet pjesëmarrja më e ulët 7 Qershor, 19:20 Zgjedhjet në Kosov&eu...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
“140 hajdutët rritën rrogat tyre, duhet të dorëhiqen”/ Pensionisti i bashkohet protestës: Rama nuk &eu...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
Për sulmuesin bardhezinjtë po shqyrtojnë një blerje të detyrueshme në rast të një ndeshjeje në Ligën e Kampionëve, ndërsa ata do të donin ta përshpejtonin edhe ardhjen e lojtarit nga Bregu i Fildishtë.

ITALI - Merkatoja dimërore e Juventusit është akoma në pritje të blerjes së parë, por janë të shumtë emrat në tryezën e Comolli dhe drejtorit të ri sportiv, Ottoline. Ai që po ‘i nxeh’ tifozët bardhezinj në një mënyrë apo tjetrën është sidomos Federico Chiesa që po përflitet për një rikthim në Torino.
Sulmuesi është gati të veshë sërish fanelën e Juventusit, por për momentin Liverpool nuk është i bindur sepse skuadra e The Reds kërkon një shitje përfundimtare të kartonit të futbollistit për një shifër rreth 12 milionë euro, praktikisht vlera e paguar nga kampionët e Anglisë për të blerë lojtarin përpara 18 muajsh.
Sipas asaj që publikohet në median italiane, këto ditë janë parashikuar kontakte të reja mes klubeve, me Juventusin që do të tentojë të propozojë marrjen e Chiesas me huazim me të drejtë blerjeje që do të bëhet detyrim nëse Juventus kualifikohet për në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm.
Por nëse Chiesa duket se është më shumë një tekë, Frank Kessie është një mundësi që nuk duhet lënë t’i shpëtojë Juventusit. Mesfushori, aktualisht pjesë e Al Ahli, është drejt skadencës së kontratës me klubin arab dhe Comolli dëshiron që të sjellë në Torino futbollistin nga Bregu i Fildishtë që në këtë sesion të merkatos.
Juventus në fakt po ndjek me vëmendje paraqitjet e Kessie në Kupën e Afrikës dhe objektivi është që ta lirojë atë me parametra zero përpara kohe me Kessie që e pret një kontratë 4-vjeçare me rreth 6 milionë euro.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Wayne Rooney ka mbështetur Liam Rosenior për të marrë drejtimin e Chelseat dhe tha se anglezi e ka merituar mundësinë, p...
ITALI - Matteo Guendouzi do të jetë lojtari i ri i Fenerbahçes. Pas ofertës së fundit të klubit turk për Lazion, të ...
SKOCI - Skuadra e Ibrox mposhti lehtësisht Aberdeenin me rezultatin 2-0 në Ibrox për të regjistruar fitoren e 10-të në 13 ndeshj...
ANGLI - Janë përcaktuar “Top 10” trajnerët me më shumë pikë në historinë e Premier Ligës. Jetëgj...
ANGLI - Boksieri Anthony Joshua, i cili pësoi një aksident të rëndë me makinë në fund të dhjetorit që i...
Erik ten Hag sapo ka përfunduar një stazh shumë të shkurtër në Leverkusen HOLANDE - Një rikthim në rrënjë...
MAROK - Algjeria vazhdon të përmbushë pritshmëritë në këtë Kupë, e cila, deri më tani, po i dërgon...
Darren Fletcher, trajneri i përkohshëm i Manchester United ANGLI - I emëruar të hënën pas shkarkimit të Ruben Amori...
SPANJE - Marc-André ter Stegen, portieri ikonik i Barcelonës, u largua para kohe nga kampi stërvitor i ekipit në Arabinë Saudi...
ANGLI - Është vetëm 6 janari dhe Enzo Maresca, i cili dha dorëheqjen te Chelsea, dhe Ruben Amorim, i shkarkuar nga Manchester Un...