13 Tetor 2023, 05:49
Nga DOSJA
TIRANE - Duke folur për emisionin “Kuqezi” në SuperSport, kapiteni i kyqezinjve Berat Gjimshiti theksoi se ndjehet i lumtur, që tani kanë vetëbesim dhe që Kombëtarja ka pësuar një rritje të madhe.
Fitorja: “Sigurisht që po, çdo fitore ka lezetin e vet. Është një arritje personale, por nuk kam qejf të flas shumë për veten, por ishte një arritje për gjithë kombin. Një fitore madhështore dhe besoj se kanë festuar të gjithë shqiptarët. I falenderoj të gjithë për mbështetjen”.
Shorti i vështirë në letër, por tani duket i lehtë: “Ndoshta duket tani nga jashtë që është i lehtë, por nuk është aspak, pasi kemi luajtur kundër Çekisë dhe Polonisë që luajnë në kualifikueset në Europian apo Botëror çdo dy vjet, por të mos e bëjmë të lehtë. Duhet parë edhe nga ana tjetër që kjo Kombëtare ka pasur një rritje të madhe, pastaj është edhe besim dhe grupi që na e bënë më të lehtë.”
Sylvinho çfarë ka ndryshuar te Kombëtarja? “Sylvinho na ka bërë ekip, jemi të gjithë për njeri-tjetrin dhe vrapojmë për njeri-tjetri dhe është gjëja më e rëndësishme, por sigurisht që të gjithë kanë talent. Megjithatë kryesorja që na ka bërë të ecim është që tani jemi bërë ekip, por megjithatë kemi ende punë për t’u përmirësuar”.
Vetëbesimi në ekip: “Vetëbesimi është një nga gjërat më të rëndësishme, që të dalësh në fushë dhe ta shohësh kundërshtarin në sy dhe të thuash sot do fitojë unë. Ne e kemi dhe sigurisht që kjo gjë të bën të fitosh. Borxh mua nuk më ka askush, borxh ndoshta i kam unë Shqipërisë dhe jo Shqipëria mua. Sigurisht që u mërzita në 2016-tën që u largova nga Europiani, por punova më shumë dhe ja ku jemi sot.”
B.T (Dosja.al)
Sport
13 Tetor 2023, 01:13
TIRANE - Duke folur pas triumfit 3-0 ndaj Çekisë në “Air Albania” në kuadër të kualifikueseve të EURO 2024, Tau...
Sport
13 Tetor 2023, 01:08
TIRANE - Shqipëria fitoi me shifrat 3-0 ndaj Çekisë duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në Euro 2024. Pas kësa...
Sport
13 Tetor 2023, 01:05
ANDORRA - Kosova merr një super fitore në “Estadi Nacional” ndaj Andorrës, duke ndezur më shumë festën “kuqezi&r...
Sport
13 Tetor 2023, 00:59
TIRANE - Shqipëria fitoi me shifrat 3-0 ndaj Çekisë duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në Euro 2024. Pas kësa...
Sport
13 Tetor 2023, 00:54
TIRANE - “Ne Jemi një”. Sylvinho flet shqip në deklaratën e dhënë për emisionin Kuqezi në SuperSport pas ndeshjes...
Sport
12 Tetor 2023, 23:57
I.A
TIRANë- Videoja e mëposhtme është nga sheshi Skëndërbej në Tiranë, ku janë mbledhur tifozë të shumt&eum...
Sport
12 Tetor 2023, 23:44
I.A
TIRANË- Tifozët shqiptarë kanë pushuar rrugët e kryeqytetit për të festuar fitoren e kombëtares shqiptare ndaj&nb...
Sport
12 Tetor 2023, 23:20
TIRANË- Fitoja e Shqipërisë ndaj Çekisë ka bërë që të shpërthej festa në Tiranë. Siç...
Sport
12 Tetor 2023, 22:42
I.A
Ndeshja
TIRANË- Ndeshja mes Shqipërisë dhe Çekisë ka përfunduar me shifrat 3 me 0. Fillimisht ka qenë Jasir Asani...
Sport
12 Tetor 2023, 22:36
I.A
Kombëtarja kuqezi
TIRANË- Kombëtarja kuqezi ka arritur që të kualifikohet në kampionatin e Euro2024. Pas fitores së...