LIVE UPDATES
Sport

“Katar 2022”/ Jérémie Peloso, parashikimet e të cilit konkurrojnë me oktapodin ‘Paul’...

Ndërmjetësi francez Jérémie Peloso pilotoi një studim parashikimi të rezultateve të Kupës së Botës në Katar. A do të bëjë ai më mirë se oktapodi Paul në 2010?

18 Nëntor 2022, 07:27 Nga DOSJA

“Katar 2022”/ Jérémie Peloso, parashikimet e të

FRANCE - Kush është Jérémie Peloso? Një konsulent francez në investimet e tregut brenda kompanisë BCA Research, 33 vjeç, emigrant në Quebec prej dhjetë vitesh, tifoz futbolli në përgjithësi. Në vitin 2018, ai mori pjesë në këtë projekt të nisur nga një prej shefave të tij, në frymën e asaj që ‘Goldman Sachs’ po propozon për botën e financave... Por këtë herë për futbollin. "Ajo që filloi si sfidë në 2018-ën u shndërrua në një projekt real,"- thotë Jérémie Peloso, e cila drejtoi grupin prej shtatë analistësh të përfshirë në projekt. Shpresojmë ta kthejmë këtë në një lloj tradite”.

Cila është metoda e tij? “Ne filluam nga një model statistikor bazë për të parashikuar rezultatet me tre opsione të mundshme. Pjesa më e vështirë ishte vendosja e variablave që, historikisht, janë në gjendje të parashikojnë më së miri rezultatet e ndeshjeve të Kupës së Botës. Ne u bazuam në katër mostra të zgjedhura, nga viti 2006 deri në vitin 2018, pra rreth 200 ndeshje, një kampion me përmasa shumë të mira. Ne testuam rreth pesëdhjetë variabla, duke kontrolluar se cilat prej tyre parashikuan më mirë rezultatet e Kupave të Botës së kaluar. Më në fund zgjodhëm katër për ndeshjet në grup dhe katër për ndeshjet me eliminim direkt”.

A funksionoi në 2018? “Jo shumë keq. Modeli i studimit të parë i dha një vend të rëndësishëm mesfushës, e cila kishte favorizuar formacionet spanjolle dhe gjermane.  Prandaj, modeli ynë nxorri Spanjën në finale kundër Francës dhe ‘La Roja’ fituese. Ai kishte parashikuar saktë 60% të ndeshjeve të grupeve dhe më e rëndësishmja 14 nga 16 skuadrat që dolën nga grupet në rendin e duhur”.

“Katar 2022”/ Jérémie Peloso, parashikimet e të

Po çfarë i jep Francës tani? “Skuadra e Didier Deschamps nuk do ta ngrejë trofeun për herë të dytë radhazi. Është relativisht e vështirë për një ekip që fiton Kupën e Botës të performojë mirë në atë të radhës. Prandaj u vlerësua, bazuar në përvojën e kaluar, se performanca e ekipit francez në çdo ndeshje do të pengohej me 30% për shkak të mallkimit të fituesit. Si rezultat, Franca doli e dyta në grupin e saj pas Danimarkës dhe humbi nga Argjentina në raundin e 16-të”.

“Katar 2022”/ Jérémie Peloso, parashikimet e të

Po për kë të vëmë bast atëherë? “Për këtë edicion, variablat u japin sulmuesve avantazhin në ndeshjet me eliminim direkt. Kemi rikthimin e numrit ‘9’, gjë që nuk ishte në vitet 2010 dhe 2014. Fitore ndaj Brazilit në gjysmëfinale dhe Argjentina fiton Kupën e Botës, pas një ndeshjeje të ngushtë ndaj Portugalisë. Analiza jonë nuk është bërë për bast. Tani, nëse njerëzit duan të frymëzohen prej tij dhe duke pasur parasysh ato që tregojnë kuotat e kompanive të basteve, Portugalia duket skuadra e duhur për të vënë bast”.

“Katar 2022”/ Jérémie Peloso, parashikimet e të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj