22 Shkurt 2024, 10:00
Nga DOSJA

ANGLI - Përleshjet në një ekip futbolli janë thuajse një dukuri e zakonshme... Megjithatë, që një luftë e tillë të kërcënojë perandorinë... financiare që ka ndërtuar një futbollist nuk është aq e zakonshme.
Përveç nëse po flasim për Korenë e Jugut, ku futbollistët (dhe jo klubet) adhurohen si perëndi dhe vështirë se falen për shkeljen më të vogël.
Në këtë pozicion ka qenë ditët e fundit sulmuesi i Paris Saint-Germain, Lee Kang-In, i cili në prag të gjysmëfinales së Kupës së Azisë, pati një episode konflikti me kapitenin e kombëtares Heung Min Son...
Një incident që i kushtoi Son-it një gisht të zhvendosur, skualifikimin e Koresë nga finalet dhe si pasojë, Kang-In shkoi shumë pranë humbjes së të gjithë sponsorëve të tij, të cilët njëri pas tjetrit tërhoqën fytyrën e tij nga fushatat e tyre...
Me opinionin publik që u kthye kundër tij, lojtari i Parisit bëri një lëvizje që ka të ngjarë të korigjojë imazhin e tij, teksa udhëtoi për në Londër për t'i kërkuar falje ballë për ballë kapitenit të tij...
Ky i fundit, në një prononcim të gjatë përmes Instagramit, e ka bërë të qartë se ka pranuar faljen e sinqertë të shokut të skuadrës, ndërsa ka kërkuar nga të gjithë të bëjnë të njëjtën gjë.
“Kur isha i ri kam bërë edhe gabime... Megjithatë jam këtu ku jam sot, sepse jam udhëhequr siç duhet nga lojtarët më të vjetër të kohës sime”, ka shkruar ndër të tjera Son dhe ka vazhduar:
“Lee bëri autokritikën e tij, kërkoi thellë brenda vetes dhe kërkoi një falje të sinqertë për të gjithë lojtarët e kombëtares. Dhe duke pasur një kohë shumë të vështirë pas incidentit, i kërkoj të gjithëve ta ngushëllojnë atë”.
Nga ana e tij, Lee theksoi: “Atë ditë bëra diçka që nuk duhej ta kisha bërë kurrë dhe më vjen shumë keq.
Premtova që tani e tutje të kem një qëndrim më korrekt dhe të tregoj respekt për të gjithë dhe veçanërisht për shokët e skuadrës. Dëshiroj t'i falënderoj edhe një herë që pranuan dhe pranuan faljen time.
E dija se sa i rëndësishëm ishte ky turne për Son, por nuk e tregova këtë në sjelljen time. Dhe mendoj se këtu filluan të gjitha problemet”.
B.T (Dosja.al)
Sport
22 Shkurt 2024, 09:30
GJERMANI - “Valsi” i trajnerëve po bëhet gjithnjë e më i gjallë dhe, pas njoftimit të Bayern Munich në lid...
Sport
22 Shkurt 2024, 09:00
PALESTINE - Gjyqtari ndërkombëtar palestinez Mohamed Khatab dhe familja e tij u vranë pas një bombardimi izraelit, që synoi shtë...
Sport
22 Shkurt 2024, 08:30
SHBA - Inter Miami i nisi detyrat në sezonin e ri të MLS me këmbën e djathtë. Lionel Messi ishte sigurisht fytyra e ndeshje...
Sport
22 Shkurt 2024, 08:00
SPANJE - Barça barazoi kundër Napolit. Mund të kishin fituar, por përfundoi 1-1, gjë që e lë të hapur ndes...
Sport
22 Shkurt 2024, 07:30
ARABIA SAUDITE - Gjyqtari vërshëllen për herë të fundit, duke konfirmuar fitoren e Al Nassr-it (2-0) ndaj Al Fayha-s dhe rrjedhimisht...
Sport
21 Shkurt 2024, 22:57
ITALI – Nuk ka fitues në “Diego Armando Maradona”, në përballjen e Napolit me Barcelonën e cila u mbyll në barazim 1-...
Sport
21 Shkurt 2024, 22:04
ANGLI - Liverpool nuk gaboi në Anfield ndaj Luton Town teksa fitoi me rezultatin 2-1. Ndeshja nuk nisi mirë për të besuarit e trajnerit Jurg...
Sport
21 Shkurt 2024, 20:43
ITALI - Skuadra e Fiorentinës në kampionatin italian njoftonte sot se sulmuesi saj Kouame është sëmurur me malarie. Ata thonin se kishi...
Sport
21 Shkurt 2024, 20:28
ITALI - Kanye West ishte në Milano. Reperi i njohur dhe ekscentrik e ka ndjekur ndeshjen mes Interit dhe Atletico Madridit nga tribuna e “Giuseppe Me...
Sport
21 Shkurt 2024, 19:07
KORCE - Dinamo fiton në Korçë dhe kap zonën “Final Four”. Skuadra e Dritan Mehmetit triumfoi 0-1 përballë Skë...