1 Maj 2026, 10:25
Nga DOSJA
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino (djathtas) dhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka
KANADA - Federata Shqiptare e Futbollit mori pjesë në punimet e Kongresit të 76-të të FIFA-s, i zhvilluar më 30 prill 2026 në Vancouver, Kanada, ku u diskutuan dhe u miratuan një sërë vendimesh me ndikim të madh për futbollin botëror. FSHF u përfaqësua në këtë event të rëndësishëm nga Presidenti Armand Duka.
Në fokus të Kongresit ishte Kupa e Botës 2026, që sipas drejtuesve të FIFA-s do të shërbejë si një platformë globale për bashkimin e njerëzve dhe promovimin e respektit dhe harmonisë mes kombeve.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, theksoi rolin unik të futbollit për të ndërtuar ura komunikimi në një botë të ndarë, duke nënvizuar se Kupa e Botës do të përcjellë një mesazh të fortë uniteti.
Një tjetër temë kyçe ishte përditësimi mbi iniciativën globale kundër racizmit, e miratuar në vitin 2024. FIFA raportoi progres konkret në këtë drejtim, duke përfshirë ndryshime në Kodin Disiplinor, zbatimin e gjestit “No Racism” në të gjitha turnetë, si dhe mbrojtjen e mijëra lojtarëve dhe ekipeve në rrjetet sociale përmes shërbimeve të dedikuara.
Në aspektin financiar, Kongresi miratoi raportin vjetor për vitin 2025 dhe buxhetin për ciklin 2027-2030, i cili parashikon të ardhura rekord prej 14 miliardë dollarësh. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre fondeve do të investohet në zhvillimin e futbollit përmes programit FIFA Forward, me një rritje të ndjeshme të mbështetjes për të 211 federatat anëtare.
Gjatë punimeve u trajtuan edhe çështje të tjera me rëndësi, ku u theksua roli i futbollit si mjet për ndërtimin e urave dhe promovimin e paqes.
Në përfundim, FIFA konfirmoi se Kongresi i 77-të do të zhvillohet më 18 mars 2027 në Rabat, Marok, ndërsa më 23 nëntor 2026 do të organizohet një Kongres i Jashtëzakonshëm virtual për përzgjedhjen e vendeve pritëse të Kupës së Botës për vajza 2031 dhe 2035.
B.T (Dosja.al)
Sport
1 Maj 2026, 10:00
RUMANI - Videoja tani është bërë virale… Pamjet. befasuese vinë nga futbolli në Rumani, ku ndeshja mes Voluntarit dhe Bih...
Sport
1 Maj 2026, 09:30
ANGLI - Tifozët e Liverpoolit që ende po përballen me largimin e afërt të Mohamed Salah, mund të përgatiten për t'i dh...
Sport
1 Maj 2026, 09:00
SPANJE - Luis de la Fuente ka shpjeguar se qasja e Spanjës ndaj Kupës së Botës FIFA 2026 do t'i japë përparësi performanc&e...
Sport
1 Maj 2026, 08:30
SHBA - Nuk është çudi që Kupa e Botës më e madhe në histori është gati të sjellë një shumë ...
Sport
1 Maj 2026, 08:00
GJERMANI - Tifozët e futbollit në mbarë botën po përgatiten për turneun e parë të Kupës së Botës me tre...
Sport
1 Maj 2026, 07:30
Ish-partnerja e Maradonës akuzon ashpër neurokirurgun Luquen (majtas)
ARGJENTINE - Seancat dëgjimore në gjyqin kundër shtatë...
Sport
30 Prill 2026, 23:41
SPANJE - Rayo Vallecano mposhti Strasburgun me rezultatin 1-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Conference League në stadiumin Valleca...
Sport
30 Prill 2026, 23:24
ZVICER - Nottingham Forest e ka mposhtur Aston Villan me rezultatin 1-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës ....
Sport
30 Prill 2026, 23:03
KANADA - Gianni Infantino po i qëndron besnik qëndrimit të tij dhe po këmbëngul se Irani do të luajë në K...
Sport
30 Prill 2026, 18:35
Courtois, këtë të enjte, në Valdebebas
SPANJE - Real Madridi u rikthye në stërvitje me disa surpriza pas ditës së p...