"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Mbrojtësi i Napolit do t’i mungojë miqësoret në qershor, por ka një problem tjetër për trajnerin Klinsmann: Son Jun-ho është i arrestuar në Kinë...

KOREJA E JUGUT - Kim Min-jae nuk do të jetë pjesë e kombëtares. Në fakt, mbrojtësi i Napolit, nuk u thirr nga trajneri i Koresë së Jugut, Jurgen Klinsmann për miqësoret e qershorit kundër Perusë dhe El Salvadorit, sepse ai duhet të kryejë stërvitjen e detyrueshme ushtarake.

Por telashet për trajnerin gjerman nuk mbarojnë me kaq. Në të vërtetë, Klinsmann ka thirrur Son Jun-ho, i cili aktualisht po luan për ekipin kinez Shandong Taishan. Mirëpo mesfushori, titullar në Botërorin e kaluar në Katar, megjithatë është i arrestuar për “korrupsion” në Kinë.
Historia është një mister: emisarët e federates dhe të ministrisë së jashtme koreane shkuan në Kinë, duke kërkuar lirimin e Jun-hos, por u kthyen në Seul "pa sukses" në operacion.

"Natyrisht që jemi të gjithë të tronditur nga situata e Jun-hos, ai ka mbështetjen tonë të plotë. Ne po kujdesemi për të. Nuk e dimë disponimin e tij, se cila është gjendja e tij fizike, por mendoj se ai meriton të gjithë mbështetjen tonë”,- tha Klinsmann në një konferencë për shtyp me gazetarët nga vendi aziatik.
Ministria e Jashtme e Kinës është shprehur se Son, i cili u paraqit tre herë në Kupën e Botës në Katar vitin e kaluar, dyshohet se ka marrë ryshfet nga punonjës joshtetërorë dhe është arrestuar nga departamenti i sigurisë publike në provincën Liaoning.
B.T (Dosja.al)
ARABIA SAUDITE - N'Golo Kanté ende nuk është zyrtarisht një lojtar i Al-Ittihad, ku ai mund të bashkohet me Karim Benzema, i cil...
TURQI - Stambolli po ecën me ritmet e finales së Champions League. Të shtunën (21:00) në stadiumin “Olimpik Atatürk&r...
ITALI - Largimet e Frederic Massaras dhe Paolo Maldinit si drejtor sportiv dhe teknik të Milanit, kanë shkaktuar polemika në kampin kuqezi. ...
Muralja e Messit TIRANË- Njëra anë e konviktit për studentët e Mjekësisë në Tiranë është mbuluar nga...
FRANCE - Kjo ishte thashethemnaja që është përfolur shumë ditët e fundit në kryeqytetin francez. Ndërsa Christophe ...
SHBA - Pas njoftimit për ardhjen e Lionel Messit në MLS, Messi-mania tashmë ka shpërthyer në Shtetet e Bashkuara dhe veçanë...
TURQI - Skuadra e Interit ka mbërritur pasditen e së enjtes në Stamboll, aty ku dy ditë më pas do të zhvillohet finalja e madhe e ...
GREQI - Jude Bellingham përfundoi sezonin me Dortmundin dhe tashmë është bërë e ditur marrëvesh...
SHBA - Leo Messi do të debutojë me Inter Miami më 21 korrik, në një ndeshje kundër Cruz Azul që korrespondon me Kupë...
FRANCE - Rritja e vazhdueshme e detyrimeve garuese të skuadrave në nivel kombëtar dhe ndërkombëtarë apo me klubet sjell edhe m&eum...