SPAK sulmon kullat dhe resortet/ 20 masa sigurie! Në pranga biznesmeni Orest Sota, në kërkim Artur Shehu e Ilir Shtufi
I arrestuar nga SPAK/ Kush është biznesmeni Orest Sota, në 2017 u kap me 863 mijë euro në automjet, njohje dhe me Ergys...
I arrestuar nga SPAK/ Kush është biznesmeni Orest Sota, në 2017 u kap me 863 mijë euro në automjet, njohje dhe me Ergys...
Masivizohet revolta! Protesta zhvendoset edhe në Gjenevë, qindra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama...
I hiqet 'non grata' Berishës nga SHBA, Nancy VanHorn ia konfirmon në telefon 11 Qershor, 10:59 VIDEO/ Berishës ...
Qytetarët prej 12 ditësh kërkojnë largimin e Ramës/ Nis seanca plenare në Kuvend, gjashtë interpelanca n...
Kosova ka shënuar një fitore të pastër 3-0 ndaj Andorrës në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke dominuar pothuajse në çdo aspekt të lojës.

KOSOVE - Dardanët bënë detyrën në Prishtinë, duke fituar 3-0 ndaj Andorrës. Të besuarit e Fodës e kontrolluan ndeshjen nga minuta e parë, ata krijuan raste të shumta dhe nuk e vunë në asnjë moment në diskutim fituesin e takimit.
Në anën tjetër, Andorra u fokusua kryesisht në mbrojtje dhe në ndërhyrje të ashpra, duke irrituar shpesh futbollistët kosovarë.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Kosovës. Goli erdhi në minutën e 41-të, kur Fisnik Asllani realizoi një gol të bukur nga goditja e dënimit. Topi fillimisht goditi shtyllën, më pas portierin kundërshtar dhe përfundoi në rrjetë për 1-0.
Goli i realizuar iu kushtua futbollistit 22-vjeçar Fatjon Bunjaku të Elbasanit, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik
Edhe para golit, Kosova kishte krijuar disa raste të mira shënimi dhe rezultati mund të ishte më i thellë që në 45 minutat e para. Në fillim të pjesës së dytë, vendasit e dyfishuan epërsinë. Albion Rrahmani fitoi vetë një penallti dhe më pas u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 52-të, duke realizuar për 2-0.
Kosova vazhdoi të sulmonte dhe të kërkonte golin e tretë, i cili erdhi në minutën e 78-të. Mesfushori Valmir Matoshi realizoi golin e tij të parë me fanelën e Kosovës, duke vulosur fitoren bindëse të Dardanëve.
Andorra e pati shumë të vështirë të përballonte ritmin e Kosovës dhe shpesh përdori lojë të ashpër për të ndalur aksionet e vendasve. Në fund të takimit, mysafirët u ndëshkuan me plot nëntë kartonë të verdhë, tregues i qartë i lojës së tyre agresive gjatë gjithë ndeshjes.
Me paraqitjen e treguar, Kosova dha sinjale pozitive dhe tregoi superioritet të plotë ndaj kundërshtarit, duke e mbyllur mbrëmjen me një fitore të merituar 3-0 para tifozëve të saj.
B.T (Dosja.al)
MONACO - Kimi Antonelli zgjeron kryesimin e tij në renditjen e kampionatit duke shënuar fitoren e tij të pestë radhazi në Çmim...
Konferencë për shtyp e ambasadorit iranian në Meksikë, Abolfazl Pasandideh MEKSIKE - Problemet duken të pafundme për ekipin k...
SPANJE - Bernardo Silva është lidhur me një transferim te Barcelona... dhe këtë të shtunë ai mori 'miratimin' nga Pep Guard...
SPANJE - Gazeta spanjole 'AS' kreu një sondazh që tregoi se gara midis Florentino Pérez dhe Enrique Riquelme është më e balanc...
Nga Endi Tufa Ndeshja e djeshme në stadiumin “Air Albania” la një shije mjaft të hidhur për futbollin tonë. Humbja 0-1 p...
SHBA - Kupa e Botës ka ‘nisur’, por te kombëtarja e Brazilit vëmendja është përqendruar te një mungesë shu...
ITALI - Ndër më të lëkundurit është padyshim Mike Maignan, i cili ishte shumë i lidhur me menaxhimin e vjetër të ...
Përtej titujve që keni fituar, çfarë trashëgimie shpresoni të lini? "Nuk ka rëndësi. Unë nuk jam trajner p&eum...
HUNGARI - Marc Marquez shënoi një rezultat vendimtar në Hungari dhe, falë humbjes së Bezzecchit dhe Martinit, rinis garën e...
MONACO - Lajm i mirë për Ferrarin. Vetëm pak orë para Çmimit të Madh të Monacos (15:00), skuadra ita...