"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
“Shprehja “Ne shqiptarët s’bëhemi” nuk funksionon më! Ne shqiptarët bëhemi! Pse u bëre ti? Ke gen edhe nga Korça, edhe nga Tirana. Kjo do të thotë kush punon bëhet, kush sakrifikon bëhet, kush derdh djersë dhe harxhon orë në atë që beson, mund të bëhet”,- tha ndër të tjera Veliaj

TIRANE - Donald Suxho, lindur më 21 shkurt 1976, në Korçë, është një ish-volejbollist profesionist shqiptaro-amerikan dhe lojtar i ekipit olimpik të SHBA. Ai mori pjesë në Lojërat Olimpike 2004 në Athinë, si dhe në Lojërat Olimpike 2012 në Londër.
Suxho dhe familja e tij erdhën në Amerikë në vitin 1996 dhe jetuan në Natick, Massachusetts, ndërsa kërkonin një kolegj. Ashtu si edhe i jati, Petrika, edhe Donaldi zgjodhi të luante volejboll për Universitetin e Kalifornisë Jugore dhe u bë një nga më të njohurit që doli nga USC.
Ylli i kombëtares amerikane të volejbollit, i cili ka origjinë shqiptare, Donald Suxho, u prit sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Kryebashkiaku e vlerësoi ish-kapitenin e skuadrës së SHBA-së në volejboll, i cili ka prekur majat e këtij sporti dhe i dhuroi ‘Medaljen e Mirënjohjes së Qytetit’.
“Ti je gjysmë çun Tirone, edhe pse prej babait je me rrënjë në Korçë, prandaj të konsideroj si vlerësim të qytetit tonë, një djalë i cili ia ka dalë vetë, që është përballur me sfida dhe sakrifica të jashtëzakonshme për të qenë kampion olimpik edhe në 2004, në 2008 e 2012, dhe për të treguar që nuk është punë geni. Shprehja “Ne shqiptarët s’bëhemi” nuk funksionon më! Ne shqiptarët bëhemi! Pse u bëre ti? Ke gen edhe nga Korça, edhe nga Tirana. Kjo do të thotë kush punon bëhet, kush sakrifikon bëhet, kush derdh djersë dhe harxhon orë në atë që beson, mund të bëhet,” tha Veliaj.
“Unë besoj se Tirana 2023, si Viti i Sportit, është një ogur i mirë për përgatitjet e Lojërave Olimpike 2024 në Paris. Në Tiranë kemi hapur të gjitha palestrat për kurse pas mësimit, kemi mijëra fëmijë që janë përfshirë, por duam të përfshijmë më shume, dhe Viti i Sportit është një vit ku ne reflektojmë e nderojmë personalitete si ty, por është edhe një vit ku ne duam që, personalitete si ty dhe shumë lojtarë të tjerë shqiptarë këtu dhe në botë, të inkurajojnë fëmijët që të ndjekin këto gjurmë. Ndoshta, jo të gjithë do të bëhen si Donaldi, ndoshta jo të gjithë do kenë mundësi që të jenë në ekipet olimpike më të mira të botës, por unë besoj se një lojtar olimpik nuk është vetëm ai që është në një ekip elitar, por është edhe një qytetar i mirë,”- tha kreu i Bashkisë.
Kampioni Olimpik Donald Suxho, i cili aktualisht është trajner i ekipit klombëtar të volejbollit të Kosovës, tha se ndihej vërtet i vlerësuar dhe i lumtur që tashmë kontribuon për sportistët shqiptarë. “Është nder i madh. Kemi ikur të vegjël, por sporti na ka mbajtur gjithmonë. Mbaj mend ateherë, në Shqipëri ishin kohë shumë të vështira. Sporti na ka mësuar edhe shumë mësime të jetës. Sporti na ka sjellë prapë këtu në Tiranë. Sporti është një gjë fantastike. Është një nder i madh për mua të kthehem në Shqipëri dhe Kosovë dhe të jap eksperiencën time edhe për fëmijët dhe të rinjtë,”- u shpreh ai
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Përfundon 3-2 Arsenal-Manchester United, e vlefshme për javën e 21-të të Premier League. Avantazhit të ‘Djajve ...
AUSTRI - Alban Elezi është një prej skiatorëve premtues të kombëtares së Francës dhe këtë gjë e tregoi ...
TIRANE - Me dy ndeshjet e sotme është mbyllur edhe java e 17-të e Abissnet Superiores. Në ‘Kukës Arena’, skuadra Erzenit ...
ANGLI - Nuk ka mbiemra për të përshkruar sezonin bubullues, unik dhe të paimagjinueshëm të Erling Haaland. Norvegjez goditi...
ANGLI - Java e 21-të i Premier League: Mançester Siti i Pep Guardiolës dominon në shtëpi ndaj Wolverham...
FRANCE - Më 13 prill 2019, kundër këshillës së autoriteteve të vendit të saj, Sadaf Khadem u bë iraniania e pare, q...
FRANCE - PSG ka bërë publik mesditën e kësaj të diele grupin prej 21 lojtarësh që do të udhëtojnë drejt...
BRAZIL - Natën e së shtunës në të dielë, UFC organizoi në Brazil disa ndeshje, ku ajo midis Ismael Bonfimit kund&...
ITALI - Kërcënimet dhe fyerjet përmes rrjeteve sociale pas publikimit të dënimit në Juventus kanë në shë...
XHAMAJKE - Usain Bolt, ish-sprinteri xhamajkan, ishte viktimë e një skeme të mundshme mashtrimi dhe thuheet se ai ka humbur shumën prej 12...