22 Shkurt 2025, 01:08
Nga DOSJA
ITALI - Vazhdojnë paraqitjet e mira të Lara Colturit në Kupën e Botës në ski për vitin 2025. Skiatorja kuqezi në etapën e zhvilluar të premten në Sestriere të Italisë, në disiplinën e Slallomit Gjigant është renditur përsëri e 7-ta. Të shtunën, ajo do të zhvillojë një tjetër garë po në Slallomin Gjigant.
Lara Colturi vazhdon të bëjë paraqitje të mira në garat e Kupës së Botërorit të skive për 2025. Skiatorja kuqezi është renditur midis 10 të parave në etapën e së premtes të Slallomit Gjigant të zhvilluar në Sestriere të Italisë.
Në përfundim të dy zbritjeve të saj, Colturi është pozicionuar në vendin e shtatë. Konkretisht në zbritjen e parë ajo zuri vendin e 9-të dhe në të dytin vendin e 5-të.
Me kohën e përbashkët të të dy zbritjeve 2’14”90 ajo ishte vetëm 2.21 sekonda larg kohës së arritur nga Federica Brinjone e Italisë, e cila zuri vendin e parë. Në përfudim të garës, Lara Colturit i shtohen edhe 36 pikë në renditjen e kësaj Kupe Bote, ku pozicionet tashmë në renditjen e përgjithshme në vendin e tetë me 444 pikë.
Garat e Kupës së Botës u shërbejnë skiatoreve për të marrë sa më shumë pikë për të siguruar edhe kualifikimin për në Lojërat Olimpike Dimërore, Milano-Cortina që do të zhvillohet në 2026.
Podiumi në Sestriere u kompletuar Alice Robinson e Zelandës së Re e dyta dhe në vendin e tretë u rendit Tea Luis Tjernesund e Norvegjisë. Të shtunën, Lara Colturi do të zhvillojë një tjetër garë po në disiplinën e Slallomit Gjigant.
B.T (Dosja.al)
Sport
22 Shkurt 2025, 00:57
DURRES - Kombëtarja shqiptare e vajzave luajti ndeshjen e parë të UEFA Nations League ndaj Ukrainës. Në stadiumin “Niko Dovana&rd...
Sport
22 Shkurt 2025, 00:00
ITALI - E pabesueshme ajo që ndodhi në stadiumin ‘Via del Mare’, në Lecce. Rreth minutës së 30-të, arbitri Bonacina ak...
Sport
21 Shkurt 2025, 21:55
TIRANE - Humbja me përmbysje ndaj Bylisit i kushton vendin e punë trajnerit të Partizanit, Aleksandar Velselinovic. Klubi i kuq ka dalë me n...
Sport
21 Shkurt 2025, 21:25
ITALI - Ardian Ismajli prej 2 ndeshjesh nuk ka qenë i gatshëm për Empolin në kampionat. Kjo pasi mbrojtësi po vuan një dëmtim...
Sport
21 Shkurt 2025, 21:20
KOSOVE - Kombëtarja e Kosovës për vajza e ka nisur me sukses edicionin e ri në Ligën e Kombeve. Në kuadër të Grupit 6 n&...
Sport
21 Shkurt 2025, 21:10
TIRANE - Special Olympics Albania hedh një tjetër hap të rëndësishëm, duke siguruar për herë të parë në h...
Sport
21 Shkurt 2025, 20:49
TIRANE - Shqipëria U-19 për vajza triumfoi me rezultatin 4-0 ndaj Azerbajxhanit, sfidë e vlefshme për raundin e dytë të Kampiona...
Sport
21 Shkurt 2025, 20:45
TIRANE - “Shtëpia e Futbollit” mirëpriti sot në një vizitë zyrtare Presidentin e Federatës Ukrainase, Andriy Shev...
Sport
21 Shkurt 2025, 20:39
TIRANE - Humbje e pabesueshme e Partizanit përballë Bylisit në ‘Arenën e Demave’. Skuadra e kuqe, e cila shënoi dy her&eu...
Sport
21 Shkurt 2025, 20:36
ELBASAN - Dinamo më në fund prish serinë e barazimeve me një sukses ndaj Laçit në “Elbasan Arena”. Blutë e kryq...