8 Shtator 2025, 00:18
Nga DOSJA
ZVICER - Shqipëria U21 do të luajë në Zvicër ndeshjen e dytë miqësore të planifikuar për muajin shtator, duke u vënë përballë helvetëve që kanë një ekip të nivelit të lartë në këtë grupmoshë. Një miqësore që vjen pas asaj me Gjermaninë, ku Shqipëria u mund në “Elbasan Arena” me shifrat 0-2.
Një humbje të cilën Bushi e sheh si një mënyrë të mirë për të mësuar për të ardhmen, i bindur se ndeshje të tilla si ajo me Gjermaninë nuk do përsëriten në të ardhmen, siç e theksoi në fjalët e tij për FSHF.
“Ndeshja me Gjermaninë ishte një test i vështirë dhe real për ekipin tonë. Mendoj se ishte ndeshje shumë e luftuar sidomos pjesa e parë, duke pasur parasysh që kundërshtari është një nga më të mirët në botë. Mendoj që diferenca u bë në pjesën e dytë, ku ekipi gjerman bëri 10 ndërrime. Aty pësuam dy gola nga gabime individuale, që nuk duhet t’i pësonim. Ne jemi një ekip modest, duke u zhvilluar dhe përmirësuar gjatë gjithë kohës. Kur luan me këtë lloj intensiteti kaq të lartë si ekipi gjerman, të vënë ata në vështirësi të gabosh. Jam shumë i sigurt që në të ardhmen ose në Euro 2027, po të ndeshemi sërish me këtë Gjermani, nuk do të kemi këtë lloj rezultati. Kam besim te ky grup që do të zhvillohet dhe do të rritet shumë.
Ndeshja kundër Zvicrës? Është po i njëjti nivel kundërshtarësh. Është një ekip që ne e kemi mundur para një viti. Mendoj se ekipi është më i konsoliduar tani. Kemi luajtur para tre ditësh, nuk jemi në gjendjen më të mirë, por edhe këtë do ta bëjmë po aq mirë sa ndaj Gjermanisë, duke bërë edhe 4-5 ndërrime në formacionin bazë sepse kemi nevojë për rotacion dhe rikuperim e forca të reja. Mendoj se do të jetë një test po aq real sa ai ndaj Gjermanisë. Mendoj se ne kemi krijuar një identitet si ekip, që mbrohemi në bllok të mesëm ose të ulët shumë fort dhe kundërsulmojmë shumë shpejt. Duhet të jemi më shumë ndëshkues me kundërshtarin në ato mundësi që na jepen”, tha Bushi.
B.T (Dosja.al)
Sport
8 Shtator 2025, 00:14
UKRAINE - Mesfushori ukrainas i Benfikës, Georgiy Sudakov, ndau sot në rrjetet sociale foto të shtëpisë së tij në Kiev, pasi ...
Sport
7 Shtator 2025, 23:22
MAQEDONI E VERIUT - Maqedonia e Veriut ka hedhur kandidaturën e fortë që të jetë deri në fund pretendente kryesore për kualif...
Sport
7 Shtator 2025, 23:19
TIRANE - Roberto Bordin është trajneri i ri i Tiranës. Italiani pason Vangjel Milen pas vetëm 2 ndeshjesh nën drejtimin e bardhebluve. ...
Sport
7 Shtator 2025, 23:13
TURQI - U luajtën mbrëmjen e sotme disa prej ndeshjeve të vlefshme për fazën e grupeve të eliminatoreve të Botërorit 2...
Sport
7 Shtator 2025, 22:31
LITUANI - Shokët e tij të ekipit e kuptuan rëndësinë e momentit duke nxituar për të përqafuar Memphis Depayn. Holandezi,...
Sport
7 Shtator 2025, 22:10
LETONI - Gianmarco Pozzezzo po largohet nga stoli i Italisë, njoftoi trajneri në një konferencë për shtyp pas humbjes kundër ...
Sport
7 Shtator 2025, 22:04
SHBA - Një audiencë e mbushur me yje, duke filluar me ‘komandantin e përgjithshëm’ Donald Trump, sepse finalja e US Open ka t&...
Sport
7 Shtator 2025, 18:13
ITALI - Pas pozicionit të tretë të pol-position, Max Verstappen siguroi fitoren e tij të tretë në Çmimin e Madh...
Sport
7 Shtator 2025, 16:54
TURQI - Ernest Muçi mungoi në grumbullimin me Kombëtaren për ndeshjet e shtatorit për shkak të një dëmtimi, siç...
Sport
7 Shtator 2025, 16:59
GJERMANI - Jamal Musiala po punon për rikthimin e tij pas dëmtimit, por rruga është ende e gjatë. Në “SPORT BILD”, yll...