LIVE UPDATES
Sport

Kush është “Boshllëku”? Lojtari që i dha shpresë Gjermanisë në Botëror…

Ka luajtur vetëm 3 ndeshje me Gjermaninë, edhe pse është 30 vjeç, duke shënuar 2 gola. I fundit, në Kupën e Botës, në barazimin 1-1 kundër Spanjës, që mban gjallë shpresat e skuadrës së tij për të kaluar grupin.

28 Nëntor 2022, 16:41 Nga DOSJA

Kush është “Boshllëku”? Lojtari që i dha

GJERMANI - I thërritur nga Hansi Flick në kombëtare pak ditë para nisjes së “Katar 2022”, pas dëmtimit të Timo Werner, Niclas Fullkrug është sulmuesi tipik, një numër 9 që i mungon sot Gjermanisë, por edhe disa skuadrave të tjera pjesëmarrëse në Kupën e Botës.

Në kampionatin gjerman ka realizuar 10 gola, duke mbajtur vendin e golashënuesit të dytë më të mirë deri tani dhe ndoshta kjo ka bërë që Flick t’i besojë një vend në kombëtare. Deri tani, ia shpërbleu me një gol vendimtar.

I njohur me nofkën “Boshllëku”, si hapësira mes dhëmbëve të sipërm, pak dihet për Fullkrug. Por gazeta gjermane “Bild” ka sjellë disa fakte për karrierën dhe jetën e njeriut më të përfolur në Gjermani, dhe jo vetëm, për momentin.

Fullkrug vjen nga një familje futbollistësh. Babai i tij, Andreas, ka luajtur me klubin e vogël TuS Ricklingen në Hanover, ndërsa gjyshi, Gerd, ka luajtur për Arminia Hanover në kategorinë e dytë të futbollit gjerman. Në Bundesliga 2 luante deri vjet edhe vetë Niclas. E motra 25-vjeçare, Anna-Lena, luan gjithashtu me futbollin e femrave me Hanover ’96. Sipas vetë Fullkrug, të gjithë kanë një stil loje, “goditjet me kokë janë specialiteti ynë”.

Me bashkëshorten Lisa është njohur që në shkollën fillore dhe u martuan në vitin 2016. 3 vite më parë familja u shtua me një vajzë, Emilia. Ai është një “bomber” jo vetëm në fushë, por edhe në kuzhinë, ku gatuan ushqime tepër të shijshme.

Prej vitit 2019 luan me Werder Bremen. Në verë rinovoi kontratën, duke pranuar uljen e rrogës me 30%, nga 2,5 milionë në 1,75 milionë euro në sezon. Në fillimet e veta, kishte premisa për t’u bërë sulmues i madh. Në një sezon, tek të rinjtë e Ricklingen, “Bild” raporton se shënoi 162 gola në një sezon.

Por si profesionist pati vështirësi për të arritur majat. Pasi nuk ia doli të kishte sukses te të rinjtë e Werder Bremen dhe te Fürth e Nuremberg, kaloi te Hanover në sezonin 2016/17. Një vit më pas, arriti të dallonte, duke luajtur të gjitha ndeshjet në Bundesliga, e duke shënuar 14 gola. Në 2019-n kthehet te Werder, ku pas dy vitesh të vështira, sezonin e kaluar e mbyll me 19 gola në 33 ndeshje, ndërsa këtë sezon, deri tani ka realizuar 10 gola.

Shenja më dalluese e Fullkrug është pa dyshim hapësira e madhe boshe mes dhëmbëve, prej së cilës ka fituar nofkën “Lücke” – “Boshllëku”, që besohet se ia ka vendosur ish-shoku i skuadrës te Werder, Marko Arnautoviç. Fullkrug dikur mbante tela, por i hoqi para kohe. “Hapësira është zgjeruar tani, kështu që ka vend për të vendosur një dhëmb tjetër”, thotë vetë lojtari. “Njerëzit e shohin me pozitivitet ndërsa gruaja e pëlqen. Ka mësuar të më dojë kështu siç jam”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj