"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
“Jam pak i zhgënjyer sepse duhet të kishim fituar sot, ishte debutimi im këtu”

FRANCE - Khvitcha Kvaratskhelia, sulmuesi i ri i PSG-së i ardhur nga Napoli para pak ditësh, u largua i kënaqur, por edhe i frustruar nga ndeshja e tij e parë nën ngjyrat e tij të reja, të shtunën ndaj Reims, e përfunduar me një asistim, por edhe një barazim (1-1).
Ndeshja e parë në Parc des Princes, cilat janë përshtypjet tuaja?
Ishte një ndjenjë e pabesueshme. Një atmosferë shumë e mirë. Jam shumë i lumtur që jam këtu me këta tifozë, këtë ekip, këta lojtarë të jashtëzakonshëm.
Si u ndjeve në fushë?
Mirë. Ishte një ndeshje e vështirë. Kishte sekuenca ku duhej të shënonim, humbëm shumë raste. Kjo shpjegon rezultatin përfundimtar.
Ju ishin protagonist në golin e Ousmane Dembélé, çfarë ju bën kjo?
Jam shumë i lumtur dhe krenar që kam bërë një asistim në atë moment. Jam pak i zhgënjyer sepse duhet të kishim fituar sot, ishte debutimi im këtu. Por ne do të punojmë më shumë dhe do të ndodhë.
Si ndodheni fizikisht?
Mirë. Vetëm se një muaj nuk kam luajtur. Mendoj se kjo është arsyeja pse ishte pak e vështirë për mua, por trajneri dhe anëtarët e stafit do të më bëjnë të punoj më shumë për t'u rikthyer në formën optimale. Do të vazhdoj të punoj për të qenë në formë të shkëlqyer.
Ju keni luajtur në disa pozicione. Cili mendoni se ju përshtatet më shumë?
Mendoj se mund të luaj në çdo pozicion në sulm. Më pas, ndërrimet e skuadrës do të thotë se ne mund të luajmë në të gjitha pozicionet (në të njëjtën ndeshje). Është shumë bukur kur ndihesh i lirë, kur je afër golit. Ekipi ka një strategji dhe ajo duhet të zbatohet.
Si ishte kjo javë e parë me PSG-në?
Në rregull. Lojtarët dhe klubi u kujdesën shumë për mua. Jam i lumtur që jam këtu, është e rëndësishme për mua.
Tani, a po luteni që PSG të kualifikohet në Champions League?
Sigurisht, po. Unë isha mbështetësi i tyre i parë kundër Manchester Cityt, ishte një ndeshje e shkëlqyer, skuadra ishte e pabesueshme, ata meritonin të fitonin. Ishte një ndeshje e vështirë, por ne treguam cilësinë tonë.
Ndaj Shtutgartit (e mërkurë) do të jetë ende e vështirë...
Në Champions League nuk ka ndeshje të lehtë. Ne po përgatitemi të jemi gati.
A do të udhëtoni me ta?
Nëse më lejojnë të shkoj, do të jem atje.
Si ndihet të luash në të njëjtin kampionat me Georges Mikautadze (Lyon) dhe Zuriko Davitashvili (Saint-Étienne)?
Jam i lumtur. Ata janë miqtë e mi, jemi shumë të afërt. Ne jemi edhe rivalë tani. Kur e gjejmë veten në kombëtare, rrezikojmë të luftojmë pak (buzëqeshje).
B.T (Dosja.al)
AUSTRALI - Madison Keys është kampionia e re e Australian Open 2025. Në finalen e Melburnit, amerikanja 29-vjeçare mundi numrin 1 të ...
ANGLI - As Salah dhe as Federico Chiesa, nëse dikush do të pyesë. Njeriu i ditës për liderët e Premierligës, ...
SPANJE - Një britmë lehtësimi dhe një buzëqeshje dhëmbësh për Kylian Mbappe, që arriti të shënonte &lsq...
SPANJE - Reali i Madridit arratiset në krye të La Liga-s. Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti bëri detyrën në ndeshjen me Valladolid...
ANGLI - Në premier League duhet të ribëjnë llogaritë me Manchester City-n si rival i fortë për titullin kampion. Skuadra e Pe...
ITALI - Skuadra e Napolit mposhti 2-1 Juventusin dhe vazhdon garën e saj të vetmuar në krye të renditjes së Serie A. Të kaltrit vu...
SPANJE - Marash Kumbulla tani edhe golashënues në radhët e Espanyolit. Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare zhbllokoi takimin ndaj Sevilla-...
SPANJE - Xavi Hernández (Terrassa, 1980) mbushi këtë të shtunë 45 vite jetë. Ai do ta festojë këtë përvjetor...
KOSOVE - Një romancë e re duket se ka nisur në showbizzin shqiptar. Bëhet fjalë pikërisht për modelen Vesa Vllasaliun dhe f...
GJERMANI - Federata Gjermane e Futbollit (DFB) festoi mbrëmjen e së premtes 125-vjetorin e themelimit. Ceremonia u mbajt në Leipzig në nj&eu...