Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi i numërimit, Lëvizja Vetëvendosje shpallet fituese
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
"I gjithë ky organizimi këtu quhet..."/ Protesta e tetë, gazetari 'zbulon' organizatorët e vërtetë të tubimit...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
Sfida në Kurbin u mbyll në barazim 1-1, me Laçin që zbret në vendin e 7-të me 29 pikë, ndërkohë që Dinamo humb mundësinë për të barazuar Tiranën e vendit të katërt dhe mbetet e pesta me 32 pikë. Skënderbeu fitoi 3-0.

TIRANE - Në kuadër të javës së 24-t të Abissnet Superiores, Laçi dhe Dinamo ndajnë pikët, pas një barazimi me rezultatin 1-1. Të dyja skuadrat shënuan një herë në secilën pjesë, me dinamovitët që kaluan të parët në avantazh. Ekipi i Dritan Mehmetit mori kryesimin në minutën e 29-të, falë një super goli të realizuar nga Dennison Silva, që goditi shkëlqyeshëm brenda zonës dhe nuk i la asnjë mundësi portierit Dajsinani.
Kurbinasit e Mirel Josës zhvilluan një lojë shumë të mirë, me raste të shumta shënimi dhe dominim në mbajtjen e topit. Tentativat e shumta të Laçit u shpërblyen në minutën e 71-të, kur Klinti Qato realizoi një gol ndoshta më spektakolar nga distanca me një goditje të fortë me të djathtën. Edmir Sali i shtangur dhe në Laç të entuziazmuar për këtë gol barazimi që mund të konsiderohet edhe si një nga më të bukurit e këtij sezoni.
Në të 88-tën, Dennison pati sërish mundësinë për të kaluar Dinamon në avantazh, por u ndal shkëlqyeshëm nga Dajsinani. Sfida u mbyll në barazim 1-1, me Laçin që zbret në vendin e 7-të me 29 pikë, ndërkohë që Dinamo humb mundësinë për të barazuar Tiranën e vendit të katërt dhe mbetet e pesta me 32 pikë.

Në sfidën tjetër, që u zhvillua në “Egnatia Arena” të Rrogozhinës, Skënderbeu mundi pastër 3-0 Erzenin në transfertë. Golat për ekipin korçar u shënuan nga Ahanonu që realizoi që në minutën e 3-të. Më pas Nikaj, katër minuta më vonë, Nikaj nga pika e bardhë e penalltisë, dyfishoi epërsinë në 2-0, për të fiksuar fitoren 3-0 në minutën e 76-të. Duhet përmendur fakti, që në pjesën e parë, Kahrimanovic nga gaboi në ekzekutimin e një penalltie, e cila mund të kishte ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.
Pas javës së 24-t, Skënderbeu me 31 pikë renditet në vendin e gjashtë, ndërsa Erzeni me 23 pikë, pozicionohet në vendin e nëntë.

B.T (Dosja.al)
SHBA - Të pandashëm, Lionel Messi dhe bashkëshortja e tij Antonella Roccuzzo e kanë festuar ditën e të dashuruarv...
ARABIA SAUDITE - Neymar u kthye në fushë për të filluar stërvitjen individuale, pas operacionit në meniskun në gj...
ARABIA SAUDITE - Georgina Rodríguez është fotografuar me familjen, foto e postuar nga Cristiano Ronaldo me rastin e dit&e...
ANGLI - Jurgen Klopp largohet nga Liverpool në fund të sezonit, por duket se po i sugjeron klubit se kush duhet të jetë zëv...
SHBA - Franco Díaz i është ‘dashuruar’ pas Messit dhe këtë e ka shprehur pas ndeshjes mes Newell's Old Boys dhe Inter M...
TIRANE - Gjithçka ka ndodhur pas ndeshjes Teuta-Kukësi (1-0), zhvilluar të premten në stadiumin “Niko Dovana” të Durr&e...
BRAZIL - Pedro, sulmuesi i Flamengos, është futbollisti i fundit që bie viktimë e grabitjes. Në fakt, ishte vëllai i lojtarit, ...
SHBA - Luis Suarez, 37 vjeç, ishte në mikrofonat e radios 'Del Sol FM' dhe i dha fund spekulimeve. Uruguajani nga Inter Miami deklaroi qartë ...
SPANJE - Lajmi për largimin e Mbappe nga PSG ka një viktimë kolaterale. Është Erling Haaland (23 vjeç), i cili kishte shpresa ...
ANGLI - Goditje e rëndë për Liverpoolin, e para në Premier League. Alisson, portieri brazilian është dëmtuar gjatë st&...