Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër
22 Korrik, 16:59
A...
Sport
VIDEO /Interi fiton Kupën e Italisë për të nëntën herë!
Gonzalez iluzionon skuadrën Violë me golin pas minutës së 3-të, më pas Lautaro Martinez përmbys gjithçka.
24 Maj 2023, 22:55Nga DOSJA
ITALI – Interi fiton trofeun e dytë më të rendësishëm të futbollit Italian për të nëntën herë në historinë e tyre – e dyta radhazi – duke mundur Fiorentinën 2-1 në finalen e stadiumit Olimpico të Romës.
Një përmbysje e suksesshme për Zikaltrit e Simone Inzaghit, të cilët e pane veten në disavantazh që në minutën e 3-të falë golit të Nico Gonzalez.
Megjithatë, pas një çerek ore në vështirësish, Interi, i udhëhequr nga Lautaro Martinez , e ktheu ndeshjen në avantazhin e tij. Në minutën e 29-të diagonalja e fitores nga argjentinasi.
Goli i argjentinasit u përsërit tetë minuta më vonë në akrobaci. Në pjesën e dytë shumë raste nga të dyja palët, por rezultati nuk ka ndryshuar.