"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Në ditëlindjen e tij të 35-të, Robert Lewandowski, në gala “Sport Bild” në Hamburg mori një çmim, si një nga legjendat në 60-vjetorin e Bundesligës. “Sa ditë e veçantë ishte”! - ka shkruar Lewandowski në Instagram.
GJERMANI - Më 21 gusht 2023, Robert Lewandowski festoi ditëlindjen e tij të 35-të. Pas fitores të së dielës ndaj Cadiz (2-0), në të cilën shënoi një asistim, Lewandowski shkoi të hënën në Gjermani, për të marrë pjesë në një gala të organizuar nga “Sport Bild”, që këtë vit, përkonte me 60-vjetorin e Bundesligës.
Robert Lewandowski mori në këtë ceremony, çmimin si një nga “Heronjtë e 60-vjetorit të Bundesligës”. “Sa ditë e veçantë ishte! Sot, në ditëlindjen time të 35-të, pata kënaqësinë të marr pjesë në festën e 60-vjetorit të Bundesligës, ku mora një çmim, si një nga “Heronjtë e 60-vjetorit të Bundesligës”,- ka shkruar Lewandowski në Instagram.
“Është një privilegj i madh të jesh mes legjendave të tilla, si Wolfgang Overath, Karl-Heinz Rummenigge, Matthias Sammer, Felix Magath, Lothar Matthaeus, apo Thomas Mueller dhe të jesh i vetmi i huaj në këtë grup. Faleminderit shumë për këtë çmim. Aktivizimi në Bundesligë do të jetë gjithmonë një pjesë e madhe e jetës sime”.
View this post on Instagram
Në gala, lojtari më i mirë gjerman i sezonit të kaluar ishte miku i ri i Lewandowskit nga FC Barcelona - Ilkay Gundogan. Niclas Fuellkrug i Werder Bremenit u vlerësua si zbulimi i vitit, ndërsa çmimi special i kryeredaktorit të "Sport Bild" iu dha sulmuesit të Borussia Dortmundit, Sebastien Haller, i cili u rikthye në lojë sezonin e kaluar, pasi u shërua nga kanceri i testikujve.
Robert Lewandowski u pyet në gala për pasardhësin e tij në Bayern Munich, anglezin Harry Kane. “Harry Kane është një super sulmues. Ky është një transferim i madh jo vetëm për Bayernin, por edhe për të gjithë Bundesligën. Ai me siguri do t'i sjellë shumë Bayernit, por duhet të mbani mend se Bundesliga nuk është aspak një ligë e lehtë,”- u shpreh sulmuesi polak i Barcelonës, por që ka luajtur edhe Borussia Dortmund dhe Bayern Munich.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Përfaqësuesi i futbollit kilian në Europë, Alexis Sanchez, dëshiron të rikthehet te Interi, sipas mediave italiane. Sanch...
ARABIA SAUDITE - Ka qenë një serial jashtëzakonisht i gjatë dhe i lodhshëm, por duket se sapo do të njohim finalen e tij. E m...
ANGLI - Manchester City është fokusuar te cilësia mbi sasinë në afatin kalimtar të verës. Deri më tani, kampion&eum...
ITALI - Nuk kishte kthim në dhomat e zhveshjes nga Milanin në pushimin e ndeshjes në “Dall'Ara” kundër Bolonj&e...
ANGLI - Ndeshjet e së dielës në Premier League përfunduan me disa fitore të vendësve. West Ham mundi çuditërisht...
ANGLI - Lojtarët e Arsenalit arritën fitoren e dytë në Premier League dhe vazhduan me ecurinë maksimale që nga fillimi i...
SPANJE - Tifozët e revoltuar të Málaga-s kanë dashur të “trollojnë” drejtuesit që nuk kanë bërë ...
FRANCE - Incidente të egra shpërthyen gjatë ndeshjes së Ligue 2 mes Ajaccio dhe Bordeaux në Francë. Pavarësish...
ITALI - Edhe Milani e fillon me këmbë të mbarë Serinë A pasi ka fituar ndeshjen hapëse të këtij sezoni me shifrat 0-2 p&...
SPANJE - Myrto Uzuni ka ngjallur interes të madh në këtë merkato vere pas sezonit të shkëlqyer që zhvilloi me Granadën n...