21 Korrik 2023, 18:14
Nga DOSJA
ARABIA SAUDITE - Futbolli më shumë se dinamik i Arabisë Saudite ka shkaktuar një tërmet në transfertat e verës. Tashmë yjet e futbollit evropian, si Benzema dhe Kante, kanë ndjekur Cristiano Ronaldon në vendin e Lindjes së Mesme, pasi drejtuesit e ligës së Arabisë Saudite duken të vendosur për të tërhequr sa më shumë lojtarë të mirë që munden.
Sipas Mikael Enemalos, ish-drejtor teknik i Chelsea-t dhe tani kreu i Saudi Pro League, ata futbollistë që zgjedhin Arabinë Saudite nuk e bëjnë këtë vetëm për shkak të… kontratave të majme.
“Futbollistët e dinë se çfarë është industria. Ata e kuptojnë se kur diçka e mirë po ndodh dhe për t'i bindur ata të vijnë, duhet të bisedoni me ta, jo vetëm me agjentët e tyre, t'u shpjegoni atyre gjërat rreth ligës sonë.
Fakti që shumë e marrin këtë vendim nuk ka të bëjë vetëm me pjesën financiare të mundësisë. Ata e kuptojnë se do të përcaktojnë trashëgiminë e tyre këtu dhe do të kenë mundësinë të kontribuojnë për diçka të veçantë”, tha fillimisht nigeriani.
“Kjo është ajo që çdo lojtar kërkon, konkurrencë dhe mundësi për të bërë diçka të jashtëzakonshme dhe të veçantë. Kjo është ajo që ne ofrojmë dhe kjo është arsyeja pse ka kaq shumë futbollistë të interesuar për të ardhur në ligën tonë”, shtoi ai më pas.
B.T (Dosja.al)
Sport
21 Korrik 2023, 17:50
ITALI - Berat Gjimshiti është duke vazhduar përgatitjet te Atalanta. Para nisjes së sezonit të ri, mbrojtësi shqiptar po jep sinja...
Sport
21 Korrik 2023, 17:46
TIRANE - Tashmë është zyrtare, miqësore luksi për Egnatian. Ekipi i Rrogozhinës do të përballet kundër Interit.
Kj...
Sport
21 Korrik 2023, 17:35
ANGLI - Pak javë më parë, David de Gea njoftoi largimin e tij nga Manchester United përmes një deklarat...
Sport
21 Korrik 2023, 17:19
INDONEZI - Një aksident i tmerrshëm në një garë në Indonezi ka tronditur planetin. Instruktori i famshëm i fitnesit, Justin V...
Sport
21 Korrik 2023, 17:14
SHBA - Ylli i faqes për të rritur OnlyFans dhe TikTok, Danielle Hemsley është pezulluar nga Federata e Boksit. Gjesti i saj...
Sport
21 Korrik 2023, 17:10
AFRIKE E JUGUT - Një nga atletët më të pasur në botë, Floyd Mayweather, shpenzoi shtatë milionë dollarë në...
Sport
21 Korrik 2023, 16:57
SHBA - Figura e Michael Jordan i lindur në Nju Jork në vitin 1963, basketbollisti më i madh në histori, kapërcen botën e sportit. ...
Sport
21 Korrik 2023, 16:25
MEKSIKE - Një ndeshje në futbollin amator, natën në Ciudad Obregón, në shtetin meksikan të Sonora, u ndërpre nga nj&...
Sport
21 Korrik 2023, 15:48
FRANCE - Në një intervistë që Neymar ka dhënë, ai ndër të tjera ka treguar se fëmijës së tij ...
Sport
21 Korrik 2023, 15:34
ARABIA SAUDITE - Klubet e Arabisë Saudite vazhdojnë të ofrojnë shuma të çmendura për të nënshkruar me futbollist&...