"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Për Lazion, sipas Sarrit, të shkojë në Champions League do të ishte një mrekulli. Tare ka një ide krejtësisht të ndryshme: “Është një objektiv i klubit. Arritja e tij nuk është e lehtë, por ne kemi të gjitha kredencialet për të luftuar deri në fund të kampionatit, për të përfunduar në katër të parët”. Përgjigjja e teknikut: “Tare ka bindjet e tij, por unë kam një tru autonom”.
ITALI - “Lazio është një shoqëri aksionare e listuar në bursë dhe një realitet i rëndësishëm në botën e futbollit. Një klub me një histori të madhe, por sot është para së gjithash një familje e madhe. E si në të gjitha familjet, mund të ketë vizione të ndryshme, mbi të cilat është e udhës të diskutohet. Gjëra që zgjidhen brenda klubit, për të arritur në rezultatet më të mira. Sigurisht, në opinionet e shprehura publikisht në këto ditë ka një synim konstruktiv dhe rritjeje”. Presidenti i Lazio Claudio Lotito konfirmon tensionet mes teknikut Maurizio Sarri e drejtorit sportiv Igli Tare, me goditjet e kundërpërgjigjet e ditëve të fundit dhe ndërhyn për të ribashkuar mjedisin.
Për Lazion, sipas Sarrit, të shkojë në Champions League do të ishte një mrekulli. Tare ka një ide krejtësisht të ndryshme: “Është një objektiv i klubit. Arritja e tij nuk është e lehtë, por ne kemi të gjitha kredencialet për të luftuar deri në fund të kampionatit, për të përfunduar në katër të parët”. Përgjigjja e teknikut: “Tare ka bindjet e tij, por unë kam një tru autonom”.
“Siç dihet, unë rrallë ndërhyj drejtpërdrejt në dinamikat e shoqërisë, duke u besuar atyre që i menaxhojnë. Si në drejtimin teknik, ashtu dhe në menaxhimin e sportit – vijon njoftimi për shtyp i Lotito -. Në fillim të kampionatit, ne identifikuam së bashku objektivat sportive për këtë sezon. Jemi ambicjoz dhe në të njëjtën kohë realistë. Me synimin për t’u përmirësuar vazhdimisht, duke ndjekur një projekt teknik që duhet domosdoshmërisht të tentojë të evoluojë. Për këtë arsye, skuadra është forcuar, me nënshkrime të nivelit të lartë që tashmë po japin një kontribut të fortë në cilësinë e lojës dhe renditjen”.
Dhe përsëri: “E njëjta gjë u bë me strukturën e shoqërisë, e integruar me shifra të reja. Sot Lazio është në lojë për objektivat e saj sezonalë. Klubi ka treguar se mund të konkurrojë me të gjithë rivalët e drejtpërdrejtë për pozicionet e para. Po përgjigjet brenda dhe jashtë fushës për ata që duan ta zbresin në skena të tjera. Në fund të kampionatit do të përmbledhim punën e bërë. Pasi të kemi luftuar ndeshje pas ndeshje, deri në fund, për të arritur objektivat. E natyrisht rezultatin më të mirë të mundshëm. Tensionet duhen lënë mënjanë, për të mos i zmadhuar nga ata që duan të destabilizojnë mjedisin. Ekipi, stafi dhe drejtuesit, të gjithë së bashku për të mirën e Lacios. Ashtu si në një familje të vërtetë”.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Një gabim i Hugo Lloris i hapi rrugën suksesit të Arsenalit në derbin e Londrës. Ishte goli i parë i &lsquo...
SHBA - Policia ka arrestuar basketbollistin 21-vjeçar të Universitetit të Alabama, Darius Miles për vrasjen e nj&eum...
SHBA - Basketbollisti turk tashmë është në listën e zezë të vendit të tij (si...terrorist), pas kritikave të a...
TIRANE - Është nënshkruar sot mes Federata Shqiptare të Futbollit dhe Ministrisë së Arsimit e Sportit marrëveshja e bashk&e...
FRANCE - Shtypi francez ka qenë i mbushur me Neymar pas humbjes së PSG-së kundër Rennes. Skuadra pariziane kishte...
TIRANE - Një karrierë 39-vjeçare e trajnerit të peshëngritjes Zef Kovaçi, që përfundon në dyert e Prokuroris&...
FRANCE - Nëse për stafin parizien ky turne blic në Katar dhe një miqësore në Arabinë Saudite, organizuar këtë jav&e...
SPANJE - Poshtërim?!... Kështu e kanë komentuar disa media spanjole humbjen e mbrëmshme të Real Madrid ndaj Barcelonës në Sup...
SPANJE - Konflikti mes Shakirës dhe Gerard Piqué është sërish në të gjitha kopertinat e mediave pas publikimit ...
MAROK - Autoritetet marokene arrestuan 18 persona, duke përfshirë dy të mitur, pas përleshjeve mes tifozëve dhe policisë që n...