4 Qershor 2024, 15:36
Nga DOSJA
KROACI - Mateo Kovacic është një nga liderët e Kroacisë që debuton në ‘Euro2024’ kundër Spanjës më 15 qershor. Mesfushori ka luajtur së bashku me Luka Modric te Real Madrid dhe vazhdon ta bëjë këtë edhe për kombëtaren e tij.
Për të, Luka është shembulli më i mirë: “Karriera e Modric është e papërsëritshme, ne jemi me fat që e kemi atë. Vetëm kur të dalë në pension, ne do të jemi të vetëdijshëm për gjithçka që ai ka bërë dhe po bën.”
I pyetur nëse ai do të jetë në gjendje të arrijë pothuajse 40 vjeç, në një nivel të lartë, si Luka, Kovacic ishte i qartë: “Kjo është shumë, por gjithmonë kam pritur gjëra të mëdha nga vetja. Lëndimet dhe shëndeti janë një faktor i madh, ndaj më duhet të punoj për këtë.
Do të shohim, Luka është një fenomen që vështirë të përsëritet. Lojtari më i vjetër i Real Madridit, i cili përveç kësaj, vazhdon të jetë një faktor i rëndësishëm. Nuk e di nëse është e mundur ta zëvendësojmë këtu në Kroaci, do të duhen shumë lojtarë, një ekip i tërë”.
Real Madridi nënshkroi Kovacic në vitin 2015, nga Interi, dhe tre vjet më vonë e transferoi atë te Chelsea. Verën e kaluar ai nënshkroi për Manchester Cityn e Guardiolës: “ Mësohet shumë nga Pep, për detajet që ai ju shpjegon. Mënyra se si ai analizon dhe përgatitet për ndeshjet është realisht i një niveli më të lartë.
Është një nder që kam ardhur në një klub si ky dhe me një trajner të këtij kalibri. Sezoni i parë në një klub të ri është gjithmonë më i vështiri, por ata më pranuan shumë mirë dhe Pep më ndihmoi shumë”.
Mateo preferon të mos bëjë parashikime për euron: “Nuk më pëlqen të parashikoj asgjë. Mund të them vetëm se atmosfera është fenomenale, ne mezi presim të vijmë në kombëtare. Çelësi është të shijojmë.
Besoj tek unë dhe tek ne, kemi rivalë të vështirë, por jemi të përgatitur për gjëra të mëdha. Në garat e fundit kemi qenë gjithmonë aty, duke luftuar për një medalje, por më e rëndësishmja është të përparojmë nga grupi. Dhe pasi të ndodhë gjithçka që duhet të ndodhë.”
B.T (Dosja.al)
Sport
4 Qershor 2024, 15:25
Kylian Mbappé, gjatë grumbullimit të Francës
SPANJE - Nënshkrimi i Kylian Mbappé me Real Madridin i njoftuar dje, ka kthy...
Sport
4 Qershor 2024, 15:14
BELGJIKE - Kevin de Bruyne (32) vjeçar ka hedhur atë që mund të jetë një nga bombat e verës, pas nënshkrimit tash...
Sport
4 Qershor 2024, 14:48
ANGLI - Lucas Paqueta mund të dënohet përgjithmonë në Angli, në çdo rast kjo është dëshira e shprehur n...
Sport
4 Qershor 2024, 14:34
FRANCE - Kylian Mbappé është tashmë një lojtar i Real Madridit dhe një nga telenovelat më të mëdha në t...
Sport
4 Qershor 2024, 14:16
SPANJE - Skuadra spanjolle u stërvit mëngjesin e sotëm në Las Rozas përpara se të nisej për në&...
Sport
4 Qershor 2024, 14:02
GJERMANI - Karl-Heinz Rummenigge, anëtar i bordit mbikëqyrës dhe legjenda e Bajernit, ka dhënë përshtypjet e tij për trajneri...
Sport
4 Qershor 2024, 13:51
KONGO - Vështirë se mund të jetë pare më pare, në ndonjë fushë futbollit, një episod i tillë, sa i shëmtu...
Sport
4 Qershor 2024, 13:00
GJERMANI - Më shumë frikë sesa dëm për 50.000 tifozët e pranishëm këtë të hënë në mbrëmje ...
Sport
4 Qershor 2024, 12:30
BRAZIL - Në periferi të një ankandi në favor të institutit të tij, Neymar foli të hënën në mbrëmje në...
Sport
4 Qershor 2024, 12:00
ITALI - Te Milani ka nisur numërimi mbrapsht për ardhjen e Paulo Fonseca. Zgjedhja tashmë është bërë dhe gjith...