Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut/ Betonieria bie nga lartësia, humb jetën shoferi dhe plagoset një tjetër
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër 22 Korrik, 16:59 A...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër 22 Korrik, 16:59 A...
"Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e saj"/ Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq q&...
Stuhia 'mbërtheu' vendin, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë: Mbi 1000 punonjës në terren, situata drejt normali...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Asnjë lojtar tjetër në ligat kryesore europiane nuk është i barabartë me shifrat e anglezit, pas Kupës së Botës: 16 gola në 17 duele
ANGLI - Marcus Rashford është në kulmin e formës së tij. Gjatë gjithë këtij sezoni, sulmuesi i "Djajve të Kuq" është kthyer nga një nga lojtarët më të domosdoshëm të Manchester United dhe një nga sulmuesit më të frikshëm për mbrojtjet rivale.
Me një dopietë mbresëlënëse kundër Leicesterit të dielën e kaluar në Premierligë, numri '10' ka shënuar 16 gola dhe ka regjistruar 4 asistime në të gjitha garat që nga Kupa e Botës në Katar. Në 17 ndeshje, ai ka arritur të shënojë më shumë gola se 13 klube të Premier League, përfshirë Chelsean dhe Liverpool.
Në Europë, asnjë lojtar tjetër nuk ka arritur të vazhdojë me ritmin e pamëshirshëm të shënimit të Rashford: as Benzema (12), as Haaland (9), as Osimhen (10). Me një gol çdo 80 minuta, ai tashmë ka 24 gola këtë sezon në të gjitha turnetë, duke tejkaluar sezonin e tij më të mirë të shënuar: 2019/20, me 22 gola.
Por përpara Kupës së Botës, gjërat nuk ishin kaq të thjeshta. Pas një sezoni veçanërisht të vështirë 2021/2022, në të cilin ai shënoi vetëm pesë gola në 32 ndeshje, sulmuesi vazhdoi formën e tij të dobët nën Ten Hag. Edhe pse statistikat e tij nuk ishin të tmerrshme, para Kupës së Botës ai kishte vetëm katër gola në Ligë dhe dy në Kupë.
‘Arma’ sekrete…
Emri Benni McCarthy mund të kujtojë diçka. Eshtë ish-futbollisti i Afrikës së Jugut, që ka bërë 66 ndeshje për Celta Vigo midis viteve 1999 dhe 2002, dhe më pas zhvilloi një karrierë të suksesshme në të cilën shënoi 161 gola në 387 paraqitje për klube si Porto, Blackburn Rovers dhe West Ham.
Ten Hag e mori atë në ekipin e tij të trajningut në verë, si një "trajner specifik golashënuesish dhe specialist për sulmuesit", i cili ka punuar veçanërisht me Rashford. Të dy kanë bërë seanca shtesë stërvitore, me fokus të veçantë në lëvizje dhe përfundim e aksionit. Ndaj nuk është rastësi që ‘bumi’ i lojtarit përkoi me ardhjen e afrikano-jugorit.
Tifozët e United, komentuesit dhe vetë Ten Hag, duket se janë dakord se emërimi i McCarthy ishte një grusht shteti dhe ka qenë instrumental në ringjalljen e Rashford. Edhe vetë lojtari e kuptoi: "Pa dyshim, ai më ka ndihmuar shumë. Të kesh trajnerë me mentalitet sulmues është mirë për ne në skuadër, Benni është gjithmonë aty duke na folur për këto gjëra".
McCarthy është bërë diçka, si një hero javët e fundit, me disa fansa që shkuan aq larg sa të thonë se ai ka qenë "një nënshkrim më i mirë se Casemiro dhe Anthony".
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Premier League po përgatitet për ndryshime të mëdha. Qeveria britanike do të promovojë një organ të pavar...
ITALI - Portieri kamerunas i Interit, André Onana, ishte sërish protagonist dje për diçka tjetër, përveç pr...
ANGLI - Pep Guardiola u largua nga Gjermania me një barazim të vlefshëm, por me ndjenjën se City përfundoi duke vua...
SPANJE - Gjykata e Barcelonës vendosi që Dani Alves të mbetet në paraburgim pa kusht deri në mbajtjen e gjyqit. P...
ITALI - Me golin e Lukakut të rizbuluar, që i dha fitoren Interit ndaj Portos, Italia e futbollit ka një treshe historike n&e...
SPANJE - Diskutimet e gjata me PSG-në dhe një takim i fshehtë, mjaftuan për të rifilluar thashethemet për një rikthim t&eum...
SPANJE - E enjtja e sotme është dita kur do të luhen ndeshjet e rikthimit të fazës së 32-të në Europa Lea...
GJERMANI - Performanca e Manchester City kundër Leipzig të mërkurën në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Champi...
GJERMANI - Gjithçka është hapur mes Leipzigut dhe Manchester Cityt pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë të 1/16-t&eu...
ITALI - I shpëtuar nga Romelu Lukaku, Inter fitoi në fund të ndeshjes kundër Portos (1-0) të mërkurën në mbrëmje,...