LIVE UPDATES
Sport

“Magjistari” i futbollit, që gjeti saktë 3 kampionët e fundit të Botërorëve, tregon formulën

Joachim Klement, me profesion ekonomist, zbulon formulën ekonometrike, me të cilën ai ka surprizuar duke gjetur fituesit në tre Botërorët e fundit

5 Qershor 2026, 13:00 Nga DOSJA

“Magjistari” i futbollit, që gjeti saktë 3 kampionët

ANGLI - Modeli ekonometrik që gjeti saktë tre kampionët e fundit të botës ka folur sërish. Joachim Klement, njeriu që parashikoi me saktësi absolute triumfin e Gjermanisë në 2014, Francës në 2018 dhe Argjentinës në 2022, ka publikuar formulën e tij për Botërorin 2026. Ky model nxjerr në dritë një fitues surprizë që thyen traditën e viteve të fundit.

Kush është njeriu pas formulës që “lexon” Botërorët?

Ndonëse shpesh në media etiketohet thjesht si “matematicien”, Joachim Klement është në të vërtetë ekonomist dhe strateg investimesh në bankën e njohur Panmure Liberum në Londër.

Modeli i tij nuk bazohet në matematikë të pastër, por në ekonometri, një gërshetim i statistikave dhe të dhënave socio-ekonomike. Ajo që nisi fillimisht si një shaka mes kolegësh për të ironizuar profesionin e tij, sot është kthyer në një nga sistemet më të diskutuara të parashikimit në botën e futbollit.

Pesë faktorët që përcaktojnë kampionin e botës

Formula e Klementit mbështetet në një studim të Universitetit të Nottinghamit dhe llogarit pesë shtylla kryesore për të përcaktuar suksesin e çdo kombëtareje:

GDP për kokë banori: Vendet me ekonomi të fortë kanë infrastrukturë më të mirë trajnimi dhe kapacitete më të mëdha për të mbajtur dhe zhvilluar talentet e reja.

Popullsia: Një numër më i madh banorësh siguron statistikisht një bazë më të gjerë përzgjedhjeje për lojtarët.

Temperatura mesatare: Sipas modelit, temperatura prej 14 gradë Celsius është optimale për rendimentin fizik, çka shpjegon pse Europa Jugore dhe Amerika e Jugut kanë dominuar historikisht.

Rankingu i FIFA-s: Ky faktor mat forcën aktuale dhe cilësinë e skuadrës direkt në fushën e lojës.

Avantazhi i vendit pritës: Përfshin faktorë si përshtatja klimatike, reduktimi i lodhjes nga udhëtimet dhe mbështetja e zjarrtë e tifozërisë vendase.

Rekordi perfekt: Nga Gjermania te Argjentina

Klementi e përshkruan veten si një “pesimist” dhe jo si një profet, por shifrat e tij deri tani kanë një saktësi prej 100%. Kur modeli i tij nxori Gjermaninë fituese në vitin 2014, ai vetë mbeti i befasuar, pasi asnjë ekip europian nuk kishte triumfuar më parë në tokën amerikano-jugore.

“Magjistari” i futbollit, që gjeti saktë 3 kampionët

Skenari tronditës për Botërorin 2026

Për turneun e ardhshëm, modeli ekonometrik skicon një rrugë të vështirë por triumfuese për Holandën. “Portokallinjtë” parashikohet të kalojnë Marokun dhe Kanadanë në fazën e parë me eliminim direkt, përpara se të përballen me një test zjarri kundër Francës në çerekfinale.

Në gjysmëfinale, Holanda pritet të mposhtë Spanjën, ndërsa në krahun tjetër Portugalia do të eliminojë Anglinë (pasi portugezët kanë nxjerrë jashtë më herët edhe Argjentinën).

Finalja e madhe parashikohet të jetë një duel tërësisht europian mes Holandës dhe Portugalisë, ku “Portokallinjtë” do të ngrenë trofeun e tyre të parë në histori. Një tjetër surprizë kolosale e modelit është eliminimi i Brazilit nga Japonia që në fazën e dytë.

Paralajmërimi i prerë: Futbolli mbetet një lotari

Pavarësisht saktësisë së frikshme në tre Botërorët e fundit, Klementi kërkon që ky parashikim të mos merret si një garanci absolute për industrinë e basteve. 

“Është plotësisht irracionale. Është si të luash lotari. Nëse dikush vendos baste bazuar në parashikimin tim, nuk ka asnjë shpresë; është njësoj si të hedhësh një monedhë në erë,” shprehet strategu.

Ai thekson se rreth 50% e fatit të çdo ndeshjeje varet nga rrethanat e çastit dhe fati, gjë që e bën futbollin të bukur dhe të paparashikueshëm deri në sekondën e fundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Rama thirrje protestuesve: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë

Rama thirrje protestuesve: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë

Rama në Vlorë: Fajtorin e gjen prokuroria dhe gjykata, qeveria e ka të ndaluar këtë punë

Rama- qytetarit në Vlorë: Gati jam të shaj gjykatën, por më prish punë me Europën

Tension në Vlorë/Punonjësit e sigurisë i grisin pankartën, qytetarja shpërthen në lot:Nuk bëra asgje

Rama në Zvërnec: Brunës i thash nuk dua njerëz nga Vlora, por s'kam frikë të përballem

"Prona nuk është kthyer"/Rama përplaset me banorin e Zvërnecit:Me kë po flet? Të mos bëjmë debat kot

Rama nga Vlora: Shqipëria shitet apo nuk shitet e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit

Humb një fëmijë në mes të turmës, mobilizohen gjithë protestuesit për ta gjetur

Nesër njoftohen 2 protesta: Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë#dosja #protesta

Rama batuta me qytetarin: Edhe kjo me duhet që t'më dali nami se shoh njerëzit nga pantollonat

“Ajo që the me vrau"/ Banori i Zvërnecit i drejtohet Ramës: Kam 35 vite që luftoj

Kur do të anëtarësohet Shqipëria? Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit