Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik
4 Qershor, 21:28
Betejë pa li...
Sport
Manchester City nuk ka plane të shesë “xhevahirin” e saj argjentinas…
Julián Alvarez është përfolur javën e kaluar për një largim të mundshëm nga “Citizens”, pasi Barcelona është e interesuar për të.
24 Tetor 2023, 13:38Nga DOSJA
ANGLI - Javën e kaluar pati raportime, se Barcelona do të tentonte të nënshkruante me Julian Alvarez, por Manchester City nuk është i interesuar të shesë 23-vjeçarin argjentinas.
Julián Alvarez shënoi 17 gola në të gjitha garat sezonin e kaluar dhe ishte një lojtar kyç për skuadrën e Pep Guardiolës. Edhe pse nuk e nisi çdo ndeshje si titullar, ai ishte i rëndësishëm për skuadrën dhe shënoi disa gola të vlefshëm, teksa ‘Sky Blues’ fituan titullin anglez, si dhe Champions League. Alvarez gjithashtu ndihmoi vendin e tij të fitonte Kupën e Botës në Katar.
Nuk ka dyshim që 23-vjeçari është një talent i madh dhe me një të ardhme të madhe përpara. Në këtë rast, nuk është befasi që klube, si Barcelona duan të sigurojnë shërbimet e tij. Gjigantët katalanas janë shumë të varur nga Robert Lewandowski dhe do të kenë nevojë për një sulmues të ri të klasit.
Alvarez do të ishte një transferim i madh për ta. Megjithatë, Manchester City është një nga klubet më të pasura në botë dhe nuk ka nevojë të shesë lojtarë. Ata do të duan të mbajnë Alvarez në “Etihad” për aq kohë sa të jetë e mundur.
Mundësia për t'iu bashkuar një klubi si Barcelona është padyshim një tundim i madh për shumicën e lojtarëve, veçanërisht amerikanët e jugut. Alvarez me siguri do të joshet t'i bashkohet klubit spanjol, nëse ka një ofertë konkrete për nënshkrimin e tij.