23 Gusht 2023, 20:32
Nga DOSJA
ANGLI - Fillimisht, Ilkay Gundogan vendosi të largohej nga Manchester City dhe pak javë më vonë Kevin De Bruyne pësoi një dëmtim të rëndë. Është e vështirë të hapësh dy vrima kaq të mëdha në zonën e mesme të fushës. Në rastin e belgut, bëhet fjalë për një rikthim të një dëmtimi të kofshës. Pep Guardiola konfirmoi në një nga konferencat për shtyp, se do të jetë i nevojshme një pushim prej 3-4 muajsh për belgun.
Si rezultat, drejtuesit e klubit në stadiumin “Etihad” kanë kohë që kërkojnë një lojtar të ri në mes të fushës. Aksionet e Lucas Paqueta nga West Ham ishin shumë të larta, ndërsa transferimi dështoi për shkak se braziliani ishte i censuruar. Federata angleze e futbollit është duke e hetuar dhe objekt i këtij hetimi është shkelja e rregullave për lojërat e fatit mes futbollistëve.
Sigurisht, bëhet fjalë për pjesëmarrjen në baste sportive. Këto raportime janë konfirmuar nga media braziliane “O Globo”, e cila shton se hetimi ka të bëjë me baste të vendosura nga llogaritë që i përkasin njerëzve të afërt të lojtarit.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se askush nuk do të shkojë në Manchester City këtë verë. Ne te kundërtën Matheus Nunes nga Wolverhampton Wanderers është një nga kandidatët për të zëvendësuar De Bruyne, sipas “The Athletic”. Portugezi pritet të jetë shumë lart në listën e dëshirave.
Matheus Nunes iu bashkua Wolves verën e kaluar dhe nënshkroi një kontratë pesëvjeçare, me një opsion për t'u zgjatur për një sezon të mëtejshëm. Disa muaj më parë ai ishte i lidhur me Liverpoolin, por asgjë konkrete nuk ndodhi.
Në të njëjtën kohë, “The Athletic” thekson se skuadra nga Molineux heziton të shesë një nga lojtarët kryesorë në fund të afatit kalimtar. Nga ana tjetër, situata financiare e klubit mund ta bëjë të vështirë refuzimin e ofertave tërheqëse. E gjithë kjo e bën transferimin jo të pamundur.
B.T (Dosja.al)
Sport
23 Gusht 2023, 20:05
ANGLI - “The Sun” ka raportuar se Mason Greenwood ka frikë se ai ka humbur çdo mundësi për një fillim të r...
Sport
23 Gusht 2023, 18:34
SPANJE - Në Spanjë vazhdon të festohet fitorja e skuadrës kombëtare të futbollit për femra në Botërorin 2023, t&eum...
Sport
23 Gusht 2023, 17:40
ARABI SAUDITE - Benzema u largua nga Real Madridi këtë verë për në Al-Ittihad të Arabisë Saudite, por, për momentin...
Sport
23 Gusht 2023, 17:34
SPANJE - Tamara Ramos, e cila ishte drejtoreshë e marketingut të AFE-së në kohën kur Luis Rubiales kryesonte sindikatat, ka o...
Sport
23 Gusht 2023, 17:21
GJERMANI - Policia në Portugali arrestoi një serb (24) me dyshimin se kishte grabitur futbollistin legjendar Thomas Müller, më 13 shtat...
Sport
23 Gusht 2023, 17:04
SERBI - A është kjo normale për ju? Për shkak të organizimit të dobët të ndeshjes ndaj Sabahut, Partizani u ndëshku...
Sport
23 Gusht 2023, 16:57
ITALI - Gjiganti italian AC Milan synon të nënshkruajë me një tjetër sulmues qendror deri në fund të afatit kalimtar aktual, ...
Sport
23 Gusht 2023, 16:53
KAZAKISTAN – Patizani është i vetmi ekip shqiptarë ende pjesë e kupave të europës. Kampionët e vendit kanë arritur...
Sport
23 Gusht 2023, 16:47
KAZAKISTAN - Trajneri i Astanës ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes me Partizanin. Takimi është i vlefshëm p&...
Sport
23 Gusht 2023, 16:37
HUNGARI - Një rast tronditës dhe i çuditshëm ndez mediat hungareze dhe kroate. Abdullah Talal Hameed, 27 vjeç, u zhduk të...