Sot dita e 8 e revoltës, nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”
Protesta e tetë kundër projektit në Zvërnec/ Nis grumbullimi në sheshin "Skërndërbej" 7 Qershor, 18:08 ...
Protesta e tetë kundër projektit në Zvërnec/ Nis grumbullimi në sheshin "Skërndërbej" 7 Qershor, 18:08 ...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
"Rama në burg, Berisha në Burg"/ Shqiptarët sërish në protestë para Ambasadës në Londër: Shqipë...
Rama shpërthen ndaj protestuesve: Dalin delirantë dhe influencera që fitojnë paratë e dynjasë dhe jetojnë me ...
Muaji mars rikthen emocionet për tifozët kuqezi. 12 ndeshje janë të programuara për të gjitha ekipet kombëtare, duke nisur nga Kombëtarja dhe tek ekipet kombëtare të moshave për djem e vajza, si dhe përfaqësuesja e Futsallit.
TIRANE - Kombëtarja do të rikthehet sërish në fushë në muajin mars, pas një periudhe thuajse 4-mujore pa grumbullim. Një fushatë e re eliminatoresh për Kampionatin Botëror 2026, kundërshtarë të rinj, transferta emocionuese dhe rikthim në shtëpi. Shqipëria do të përballet me Anglinë më 21 mars në “Wembley”, ndërsa më 24 mars do të presë Andorrën në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë.
Edhe ekipi kombëtar U-21 ka në plan dy ndeshje miqësore gjatë këtij muaji. Më 21 mars, kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi do të përballen me Greqinë në stadiumin “Serres Municipal”, ndërsa katër ditë më vonë do të luajnë po në transfertë kundër Luksemburgut në stadiumin “Georges Woehlfart”. Dy miqësore shumë të rëndësishme për skuadrën e 21-vjeçarëve dhe stafin kuqezi, për të krijuar dhe konsoliduar grupin kuqezi si edhe për të zbuluar elemente të reja.
Dy miqësore do të luhen edhe nga ekipi kombëtar U-19. Shqipëria, e drejtuar nga Julian Ahmataj, do të përballet me Maqedoninë e Veriut më 21 dhe 23 mars. Të dyja sfidat do të zhvillohen në stadiumin “Skënderbeu”.
Në datat 19, 22 dhe 25 mars do të zhvillohet në Shqipëri raundi i dytë i ndeshjeve të grupit B6 të Kampionatit Europian “Shqipëri 2025”. Në këtë grup bëjnë pjesë Shqipëria, Azerbajxhani dhe Uellsi. Kuqezinjtë e Andrea Tedescos do të përballen me Azerbajxhanin më 19 mars, ndërsa më 25 mars do të luajnë kundër Uellsit.
Edhe Kombëtarja e Futsallit do të rikthehet në sallë këtë muaj, me ndeshjen e radhës kundër Kazakistanit që do të luhet në transfertë më 7 mars.
Sakaq, ekipi kombëtar i vajzave U-17 do të luajë në Andorrë ndeshjet e raundit të dytë të Kampionatit Europian për këtë kategori. Shqipëria është pjesë e grupit B3, së bashku me Andorrën pritëse, Izraelin dhe Bjellorusinë. Më 4 mars, vajzat kuqezi do të përballen me Izraelin, ndërsa tre ditë më vonë do të luajnë ndaj Andorrës. Ndeshja e tretë dhe e fundit e Shqipërisë është ajo ndaj Bjellorusisë më 10 mars.

B.T (Dosja.al)
ELBASAN - Verdheblutë e Elbasanit kanë arritur të marrin një fitore 2-0 përballë Partizanit në javën e 27-të të...
KURBIN - Ka emocione, gola dhe spektakël, por nuk ka fitues ndeshja e sotme mes Laçit dhe Vllaznisë. Përfundoi në barazim 2-2 sfida, ...
RROGOZHINE - Egnatia do të luajë ndaj Teutës në kuadër të javës së 27-të të kampionatit. Kjo përballje do...
ZVICER - Kupa e Botës për Klube është një kompeticion shumë i rëndësishëm: jo vetëm për trofeun...
IRAN - Popullariteti i Cristiano Ronaldos në Lindjen e Mesme është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërav...
BRAZIL - Klubi brazilian i Palmeiras ka konfirmuar nënshkrimin e sulmuesit 20-vjeçar Vitor Roque nga Barcelona, i dhënë në formë...
ANGLI - Wayne Rooney është një nga legjendat më të mëdha të Manchester United. Lojtari zbarkoi në Old Trafford...
SPANJE - Një nga nënshkrimet më të mira të viteve të fundit për Atlético Madridin është Julian Alvarez. Klin...
ANGLI - Rikthimi i Rodrit në fushën e futbollit mund të vijë më shpejt se sa pritej. Fituesi i “Topit të Artë...
FRANCE - Kur në mesin e janarit Mika Biereth u largua nga austriakët e Sturm Graz në këmbim të 13 milionë eurove t&...