LIVE UPDATES
Sport

Mbyllet edicioni i radhës i UEFA B, diplomohen 32 trajnerë të rinj. Taulant Xhaka dhe Ahmed Januzi vlerësojnë nivelin e kursit…

Kursi për trajnerët e licencës UEFA B, i organizuar nga Departamenti i Edukimit në FSHF në zonën e Tiranës mbylli me sukses edicionin e tij të radhës me diplomimin e 32 pjesëmarrësve që ishin pjesë e këtij kursi, ndër të cilët dy vajza.

9 Nëntor 2025, 13:26 Nga DOSJA

Mbyllet edicioni i radhës i UEFA B, diplomohen 32 trajnerë të

TIRANE - Në “Shtëpinë e Futbollit” u organizua ceremonia e diplomimit të trajnerëve të rinj, ku të pranishëm ishin anëtari i KE-së së FSHF-së, Abdyl Kuriu dhe përfaqësues të Departamentit të Edukimit në FSHF, të cilët kanë organizuar programin dhe janë kujdesur edhe për mbarëvajtjen e këtij kursi për formimin sa më cilësor të trajnerëve të rinj.

Kursi për trajnerët e licencës UEFA B zgjati rreth 3 muaj, i ndarë në disa periudha. Të gjitha leksionet janë zhvilluar në Shkollën e Edukimit në Kamëz nën kujdesin e specialistëve të Departamentit të Edukimit në FSHF.

Ish-futbollistë të ekipit kombëtar si Taulant Xhaka, Ahmed Januzi, apo edhe futbollistë që kanë qenë pjesë e skuadrave shqiptare si Arbër Çyrbja, Ardit Peposhi, Arsid Kruja, Jasmin Rraboshta, Alked Çelhaka, e të tjerë janë pajisur me këtë licencë.

Në një prononcim për FSHF, ish-lojtari kuqezi Taulant Xhaka vlerësoi kursin dhe nivelin e grupit dhe lektorëve dhe tregoi synimet për të ardhmen.

“Kursi ka qenë shumë i mirë, ka shkuar shumë mirë. Profesorët ishin të mrekullueshëm dhe grupi ishte shumë i mirë. Kemi mësuar shumë”.

Synimet për të ardhmen? - Është vështirë ta vlerësoj tani. Do e nis me grupmoshat e vogla. Kam qenë lojtar, tani trajner. Janë dy gjëra të ndryshme. Uroj që në të ardhmen të vazhdoj si trajner me Granitin, ai si numri 1 kurse unë si 2-shi- tha Taulant Xhaka, i cili tregon gjithashtu se në janar do të nisë edhe kursin UEFA A. “ Sot mbylla UEFA-n B sot dhe në janar do të nis me UEFA A”.

Në fund, një koment edhe për Kombëtaren shqiptare për të cilën ai luajti për disa vite dhe si i shikon ai dy ndeshjet e fundit në kualifikueset e Botërorit. “Kombëtarja besoj se do të arrijë rezultate shumë të mira. Kundër Andorrës patjetër që me fitore dhe kundër Anglisë uroj një barazim dhe të shkojmë në fazën tjetër”, - përfundon Taulant Xhaka për fshf.org.

Ahmed Januzi, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, tregoi se si ka shkuar edicioni i kursit për licencën UEFA B, falënderoi FSHF për mundësinë dhe foli për ecurinë e Kombëtares shqiptare në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

“Edicioni ka shkuar shumë mirë. Është kënaqësi të jesh me këta kolegë, aq më tepër kur socializohesh dhe krijon miqësi të reja, ndan mendime dhe ide të reja, shkëmben dhe njëkohësisht merr, sepse jemi ende fillestarë në këtë profesion. Një falënderim i veçantë shkon për Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila na e ka mundësuar këtë eksperiencë dhe ua ka mundësuar gjithmonë futbollistëve dhe ish-futbollistëve, por edhe lojtarëve të superiores e të gjithë kombit shqiptar, duke i mbështetur në çdo aspekt, qoftë në shkollim apo në çdo drejtim tjetër ku kanë pasur nevojë.

Një koment për Kombëtaren Shqiptare? - Po presim të arrijmë qëllimin. Djemtë kanë bërë shumë mirë. Në këto ndeshje kanë treguar se kemi kualitet dhe cilësi të jashtëzakonshme. I gjithë kombi shqiptar i mbështet dhe le të vazhdojnë kështu. Është herët për të folur, para se të ndodhë ai sukses i madh, por janë shumë afër dhe uroj që ta arrijnë”, - tha Ahmed Januzi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë