11 Nëntor 2024, 10:30
Nga DOSJA

SPANJE - Hansi Flick njoftoi në prag të ndeshjes, se ai tashmë e pa Frenkie de Jong gati për të luajtur një ndeshje të plotë. Trajneri i Barçës, për të dytën ndeshje radhazi, i dha holandezit titullin për të udhëhequr ekipin përkrah Marc Casadó.
Megjithatë, Frenkie përfundoi duke u zëvendësuar pas pushimit, në vend të tij në lojë hyri Olmo. De Jong pësoi një goditje në gjurin e majtë në një aksion me një lojtar të Real Sociedad në minutën e 25-të.
Ndonëse fillimisht u duk se ai nuk mund të vazhdonte, ish-lojtari i Ajaxit vazhdoi të luante, pasi nuk i duronte dot dhimbjet. Në pjesën e dytë as nuk u hodh në fushë. Në fakt, ai u pa duke çalë teksa u largua nga stadiumi Reale Arena.
Pasi kishte munguar nga fusha për më shumë se pesë muaj, për shkak të dëmtimit të kyçit të këmbës së djathtë, De Jong u rishfaq më 1 tetor në Champions League, duke luajtur 15 minutat e fundit kundër Young Boys.
Që atëherë holandezi po shtonte minuta, por nuk ishte titullar deri të mërkurën e kaluar në Beograd, ku luajti për më shumë se një orë, por ende nuk i plotësoi 90 minutat. Dje ai ishte titullar, ideja ishte që De Jong të luante të gjithë lojën, siç sugjeroi Flick, por përsëri ai nuk mund ta përfundonte atë.
Holandezi sot mund t'i nënshtrohet testeve mjekësore për të përcaktuar gjendjen e tij shëndetësore. Midis të gjitha garave - Ligës dhe Kampionëve -, De Jong deri më tani ka luajtur gjithsej 155 minuta, një rol që është larg nga ai që ishte i zakonshmi për holandezin, para dëmtimit të tij në kyçin e këmbës së tij të djathtë në ‘El Cásicon’ e vitit të kasluar në Bernabéu.
B.T (Dosja.al)
Sport
11 Nëntor 2024, 10:28
TIRANE - Me përfundimin e javës së 13-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare t&e...
Sport
11 Nëntor 2024, 10:00
SPANJE - Trajneri Hansi Flick pranoi se ai iu drejtua arbitrit Cuadra Fernández për t'i thënë atij se goli i Robert ...
Sport
11 Nëntor 2024, 09:30
ANGLI - Në Anfield mbrëmjen e kësaj të shtune, ishte koha për të festuar falë fitores 2-0 ndaj Aston Villas me Mohamed Sala...
Sport
11 Nëntor 2024, 09:00
FRANCE - Pas dy vitesh mungesë, pas dëmtimit të rëndë të tendinit të Akilit, mbrojtësi ndërkombëtar Pre...
Sport
11 Nëntor 2024, 08:30
PORTUGALI - Argjentinasi Ángel Di María shënoi një dopietë në 'klasiken' e futbollit portugez, të luajtur k&e...
Sport
11 Nëntor 2024, 08:00
ANGLI - Ne nuk flasim shumë për këtë, por fillimi i sezonit të Mohamed Salah është thjesht sensacional. Anësori i Live...
Sport
11 Nëntor 2024, 07:30
FRANCE - Siç njoftoi RTL, Emmanuel Macron do të marrë pjesë në ndeshjen e Nations League, mes Francës dhe Izraelit të enj...
Sport
11 Nëntor 2024, 00:15
FRANCE - Policia e Parisit ka njoftuar se 4000 oficerë dhe 1600 pjestarë, staf i stadiumit do të angazhohen për ndeshjen e futbollit Franc&e...
Sport
11 Nëntor 2024, 00:04
ITALI - Edhe Calhanoglu mund të bëjë gabime! Pas 19 penalltive radhazi të shënuara me fanellën e Interit (17 në...
Sport
10 Nëntor 2024, 23:56
ANGLI - Ruben Amorim nuk do të mund të nisë zyrtarisht punën te Manchester United të hënën. Nga sa zbuloi “A BOLA&rdquo...