Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi i numërimit, Lëvizja Vetëvendosje shpallet fituese
Zgjedhjet në Kosovë, KQZ publikon shifrat: Ja sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës 7 Qershor, 19:33...
Zgjedhjet në Kosovë, KQZ publikon shifrat: Ja sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës 7 Qershor, 19:33...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
"I gjithë ky organizimi këtu quhet..."/ Protesta e tetë, gazetari 'zbulon' organizatorët e vërtetë të tubimit...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
Ndeshja e së enjtes ndaj Luzit 2008, ishte i fundit në karrierë për mesfushorin dhe kapitenin e Dinamos, Sabjen Lilaj, që vendosi të “varte këpucët në gozhdë” në moshën 34-vjeçare.

TIRANE - Ndërkohë nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në “Facebook”, nuk kanë munguar fjalët e zemrës nga mesfushori, për karrierën e tij të suksesshme.
“Që kur isha i vogël ëndërroja që të bëhesha futbollist. Sot, pas një karriere të gjatë dhe me ëndrrën e bërë realitet, kam vendosur që t'i jap fund futbollit të luajtur!
Ka qenë një udhëtim i bukur. Mes sakrificës e pasionit munda të luaj në skuadrat më të mira brenda dhe jashtë vendit, ku jam munduar të jap maksimumin tim, ndërsa me krenari vesha edhe fanellën më të bukur, atë të kombëtares kuqezi!
Dua ti falënderoj të gjithë presidentët dhe trajnerët me të cilët kam punuar, gjithashtu edhe tifozët për mbështetjen që më kanë dhënë në këto vite. Ka qenë një privilegj, që gjatë gjithë këtij rrugëtimi, të mund të përjetoja të gjithë këto momente të çmuara të lojës së bukur,”- shkruan Lilaj në faqen e tij në Facebook.

I lindur në Maliq, Sabjeni hapat e para të karrierës së tij si profesionist i hodhi te Tirana, ku edhe spikati, teksa më pas u transferua te Lokomotiva e Zagrebit në Kroaci. Pas aventurës kroate, mesfushori në vitin 2012 vendos të transferohet te Skënderbeut, ku me fanelën e skuadrës korçare shkroi historinë.
Pas largimit nga Skënderbeu në 2018, Sabjen Lilaj u transferua te Gabala në Azerbajxhan, ku qëndroi një sezon, ndërkohë që në 2019, luajti me Nes Zionën në Izrael. Në 2020 u mbyll dhe aventura europiane për Lilajn, teksa dy stacionet e fundit për të ishin Prishtina 2020-2022 dhe Dinamo e Tiranës, klubi ku ditën e djeshme mbylli karrierën si kapiten.

B.T (Dosja.al)
ANGLI - Brenda pak javësh, Manchester City mund të ketë arritur një sukses të trefishtë tingëllues me Premier Ligën, FA ...
HOLANDE - Feyenoord është i shqetësuar për largimin e mundshëm të Arne Slot në fund të sezonit. Sipas shtypit angle...
ITALI - Roma u kualifikua në finalen e Europa League të enjten, pasi eliminoi Bayer Leverkusen me rezultatin e përgjithshëm 1-0, gjë ...
FRANCE – Shumë gjëra do të ndryshojnë në këtë fund sezoni për Paris Saint German dhe këtu nuk bëhet fjal...
TIRANE - Në mbledhjen e sotme, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka analizuar ngjarjet dhe incidentet e ndodhur kryesisht gjatë...
ARGJENTINE - Një natë që nuk do ta harroj kurrë – këto janë fjalët e përdorura nga ish-modelja argjentinase ...
ITALI - José Mourinho po shkruan histori me Romën, të cilën sapo e ka çuar në finalen e Europa League. Ai ka fi...
SPANJE - Tronditje në botën e atletikës për shkak të vdekjes së Antonio Gómez Luna 'Choya' . Atleti 36-vje&c...
HOLANDE - Fundi i ndeshjes mes West Ham dhe AZ Alkmaar ishte i trishtuar. Tifozët holandezë, që panë sesi skuadra e tyre mbeti jasht&...
SPANJE - Kanë mbetur vetëm disa javë të tjera, për të zbuluar se çfarë do të bëjë Lionel Messi&n...