"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Morata i qetëson të gjithë: “Tani jam në shtëpi, faleminderit për mesazhet”. Sulmuesi spanjol shkruan në rrjetet sociale: do të mungojë ndaj Cagliarit

ITALI - Viktimë e një dëmtimi në kokë në stërvitje, Alvaro Morata do të detyrohet të humbasë Cagliari-Milan, ndeshjen e fundit të kuqezinjve para pushimit.
MRI-ja e kryer të enjten dha rezultat negativ, aq sa trajneri i Spanjës, De la Fuente e thirri për dy ndeshjet e iberikëve. "Ai mori një goditje të fortë, por pas testeve është mirë, - siguroi trajneri. - Ka një protokoll dhe ai duhet të jetë në gjendje të luajë ndeshjen e parë me ne. Përndryshe do të jetë gati për të dytën".
Fjalët e De La Fuentes e befasuan Fonsecan dhe ai mbeti i habitur teksa tha: "Nuk e di se si arriti t'i thotë këto gjëra, ka një protokoll, - ishin fjalët e portugezit në konferencën për shtyp, - pas një kontuzioni në kokë lojtari duhet të ndalojë për dhjetë ditë. Është protokoll, nuk është një opsion, nuk e di si mund ta thotë këtë”.
Përçarja mes Spanjës dhe Milanit është e qartë, por vetë Morata ndërhyri për të sqaruar kushtet e tij: “Tashmë jam në shtëpi! Faleminderit shumë për të gjitha mesazhet dhe njerëzve që punojnë në këtë klub të mrekullueshëm që na bëjnë gjithmonë të ndihemi mirë, shkoni Milano!"

Duke folur për kalendarin e Spanjës, kampionët evropianë pritet të luajnë ndeshjen e tyre të parë në Nations League të premten më 15 nëntor: ‘Furitë e Kuqe’ do të sfidojnë Danimarkën në shtëpi.
Tri ditë më vonë, Spanjë-Zvicër. Në rastin e pushimit të fundit, Morata luajti të dyja ndeshjet e planifikuara kundër Danimarkës dhe Serbisë. Veçanërisht ndaj këtij të fundit, lojtari i Milanit shënoi duke humbur edhe një penallti.
B.T (Dosja.al)
BELGJIKE - Fundi i fazës së grupeve të Nations League po afron. Të enjten, më 14 nëntor, Belgjika do të pres&eum...
ARABIA SAUDITE - Dyshimi është zgjidhur: Neymar nuk u grabit nga një tifoz i Al Hilal. Ishte një episod në kufi me absurdin, e ndodhur ...
HOLANDE - Futbollisti maroken, Hakim Ziyech ka komentuar në Instagram përplasjen e mbrëmshme mes tifozëve të Ajaxit dhe Maccabi Tel A...
ANGLI - Trajneri i Evertonit ka përditësuar opinionin sportiv për gjendjen fizike të Armando Brojës. Dyche ka thënë në k...
SPANJE - “A jeni penduar që nuk keni shkuar si trajner i Brazilit?”. Kjo është një nga pyetjet që i është bë...
ITALI – Berat Gjimshiti po mban një nivel të lartë prej disa vitesh te Atalanta. Historia e shqiptarit është frymëzim pë...
GJERMANI - Lëndimi i një djaloshi që mbledh topa nga qindra pishtarë të ndezur ka tërhequr vëmendjen në ndeshjen e Lig&e...
SPANJE - Kylian Mbappe thuhet se është shprehur i pakënaqur me stilin e futbollit te Real Madridi. Sulmuesi francez, nuk është rehat me...
TURQI - A po rikthehet vërtet José Mourinho në Premier League? A ka përfunduar tashmë ‘martesa’ e tij me Fenerbahç...
TURQI - Për pak më shumë se dy vjet, Mauro Icardi ka qenë në gjendje të rifillojë karrierën e tij në mënyr&e...