LIVE UPDATES
Sport

Ministria e Financave: Kreditë e brendshme të garantuara qeveria shqiptare pësuan rënie për të katërtin vit radhazi në 2025

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, borxhi i brendshëm i garantuar në fund të vitit të kaluar zbriti në 8.56 miliardë lekë, në rënie me 39.5% krahasuar me një vit më parë.

18 Mars 2026, 12:16 Nga D.S

Ministria e Financave: Kreditë e brendshme të garantuara qeveria

Vlera e borxhit të brendshëm të kompanive publike dhe private, të garantuara nga shteti shqiptar, pësoi rënie për të katërtin vit radhazi në 2025.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, borxhi i brendshëm i garantuar në fund të vitit të kaluar zbriti në 8.56 miliardë lekë, në rënie me 39.5% krahasuar me një vit më parë.

Borxhi i brendshëm i garantuar nga qeveria shqiptare përbëhet në pjesën më të madhe nga huatë e garantuara për kompanitë publike të sektorit energjetik në vend. Vlera e këtyre kredive në fund të 2025 zbriti në 6.4 miliardë lekë, në rënie me 41.7% krahasuar me një vit më parë.

Arsyeja kryesore lidhet me rifinancimin e disa prej kredive të kompanive publike të sektorit energjetik te Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Rrjedhimisht, edhe garancia për këto kredi është transferuar në favor të BERZH.

Kreditë në fjalë ishin marrë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë/Furnizuesi i Shërbimit Universal tek tre banka tregtare vendase. Bëhet fjalë për një kredi prej 20 milionë eurosh të marrë nga Tirana Bank, një kredi prej 10 milionë eurosh të marrë nga Banka Amerikane e Investimeve dhe pjesën dërrmuese të një kredie prej 16.4 milionë eurosh, të marrë në Raiffeisen Bank.

Kreditë në fjalë janë rifinancuar me kushte më të favorshme nga BERZH dhe prej muajit korrik 2025 është bërë efektive garancia sovrane prej afërsisht 46 milionë eurosh në favor të saj. Në teori, rifinancimi i këtyre kredive jashtë vendit çliron më shumë fonde të lira për financimin e sektorit privat të ekonomisë.

Kreditë për kompanitë e sektorit energjetik kanë dominuar historikisht strukturën e garancive të brendshme të qeverisë shqiptare. Me gjithë zhvendosjen e një pjese të tyre drejt BERZH, ende huatë e mbetura të kompanive të sektorit energjetik përbëjnë 75% të totalit të garancive të brendshme të qeverisë shqiptare.

Rënie pësuan edhe borxhet e garantuara të ndërmarrjeve private. Sipas Ministrisë së Financave, garancitë sovrane në favor të bizneseve private vitin e kaluar ranë në 3.18 miliardë lekë, 31% më pak krahasuar me një vit më parë.

Ky borxh u takon pesë skemave të garancisë sovrane për biznesin të miratuara nga qeveria shqiptare, përkatësisht garancia shtetërore për pagat, e miratuar në vitin 2020, garancia shtetërore për financimin e rimëkëmbjes së aktivitetit tregtar nga pandemia, po e vitit 2020, garancia shtetërore për financimin e subjekteve që tregtojnë me shumicë produkte ushqimore bazë, miratuar në vitin 2022, garancia shtetërore për garantimin e huamarrjes së subjekteve të industrisë përpunuese, miratuar në prill 2024 dhe garancia shtetërore për garantimin e huamarrjes së subjekteve të sektorit të bujqësisë, miratuar në korrik 2025.

Në masën dërrmuese, borxhi i garantuar i takon skemës së dytë, asaj të garancisë shtetërore për financimin e rimëkëmbjes së aktivitetit tregtar nga pandemia, e vitit 2020. Borxhi i garantuar nga kjo skemë përbënte rreth 77% të garancive sovrane për ndërmarrjet private.

Skemat e tjera të garancisë sovrane duket se kanë gjetur një përdorim shumë të vogël nga bizneset, duke përfshirë edhe më të renë, për garantimin e kredive bankare të fermerëve.

Në fund të vitit 2025, shuma e shfrytëzuar nga skema në fjalë e garancisë sovrane ishte vetëm 366 milionë lekë. Kjo shumë përbënte vetëm 12% të vlerës totale të vendosur në dispozicion për këtë qëllim./Monitor.al

ministria e financave

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj