LIVE UPDATES
Sport

Miqësorja ndaj Uzbekistanit, test për trajnerin Bushi që të ndërtojë një ekip U-21 të fortë…

“Kemi disa lojtarë që ne i kemi titullarë, por nuk kanë shumë minuta në këmbë. Kjo gjë nuk është mirë as për ne as për ata dhe duhet gjetur një alternativë e mirë që në 2027 të kenë minuta”

19 Mars 2026, 15:41 Nga DOSJA

Miqësorja ndaj Uzbekistanit, test për trajnerin Bushi që të

TIRANE - Shqipëria U-21 ka zyrtarizuar një miqësore kundër ekipit të Uzbekistanit. Sfida do të luhet më 30 mars, në orën 14:30, në Antalia të Turqisë dhe është një test i rëndësishëm për kuqezinjtë në ndërtimin e një ekipi sa më konkurrues për të ardhmen.

Në një prononcim për fshf.org, trajneri Alban Bushi ndalet te rëndësia e kësaj përballjeje dhe grumbullimit të radhës, duke e konsideruar atë një hap të vlefshëm në konsolidimin e grupit dhe rritjen e cilësisë së skuadrës. Tekniku kuqezi komenton gjithashtu afrimet e reja, konkurrencën në ekip dhe situatën aktuale të lojtarëve në prag të këtij grumbullimi.

 Miqësoret në kuadër të përgatitjeve për Euro U-21 2027 –  Janë ndeshje të rëndësishme. Bëhen të rëndësishme vetë sepse kemi shumë kohë pa u grumbulluar. Jam shumë i gëzuar që do të grumbullohemi tani, do të jemi bashkë për t’u stërvitur, luajtur, për objektivat dhe qëllimet tona. Ndeshja me Uzbekistanin është një ndeshje e mirë. Ne ishim përgatitur për dy ndeshje të tjera, ndaj Amerikës dhe Japonisë. Por për shkak të problemeve në Lindjen e Mesme, miqësoret u anuluan dhe zgjodhëm si kundërshtar Uzbekistanin.

Sa e njihni Uzbekistanin si kundërshtar – Është një kundërshtar që duhet respektuar dhe vlerësuar sepse ka bërë mirë në Kupën Aziatike. Duhet të përgatitemi, e kemi parë së fundmi. Është një ekip që luan bukur futboll, të lë të luash futboll. Është një ekip interesant. Unë mendoj që do të jemi favoritë në këtë ndeshje. Ekipi është në gjendje të mirë, lojtarët kanë më shumë minuta se më përpara.

Kemi marrë edhe disa lojtarë të rinj, të cilët dua t’i falënderoj që zgjodhën Shqipërinë si Gojani, Asani dhe Dibrani. Për herë të parë vijnë edhe Ergis Arifi i Teutës dhe Olsi Myrta i Laçit. Duhet të tregojnë veten e tyre, në kampionatin shqiptar kanë bërë mirë. Por U-21 është një nivel tjetër dhe do t’i shohim nëse do jenë në gjendje për t’i përballuar dhe për të qenë në të ardhmen pjesë e këtij ekipi.

Çfarë mund të sjellin lojtarët e rinj tek U-21? – Kemi marrë dy mesfushorë si Dibranin dhe Asanin, të cilët janë shumë aktivë dhe agresivë. Strategjia jonë është që të luftojmë shumë, të jemi shumë aktivë dhe të kemi shumë agresivitet. Dhe këta janë lojtarë që i plotësojnë këto kushte. Mendoj që do të na bëjnë shumë punë për lojën që bëjmë ne. Kam besim tek ata. Por edhe lojtarët e tjerë që kemi aktualisht, janë lojtarë që kanë bërë mirë muajt e fundit dhe mendoj se do të ketë shumë konkurrencë në grup. Këtë gjë kërkojmë. Të kemi sa më shumë konkurrencë, një ekip solid që të kemi një ekip sa më të fortë në finalet e U-21.

Gjendja e lojtarëve dhe si paraqitet situata para grumbullimit – Shumica e lojtarëve kanë minuta. Mezi po pres që t’i takoj dhe të flas. Kemi disa lojtarë që ne i kemi titullarë, por nuk kanë shumë minuta në këmbë. Kjo gjë nuk është mirë as për ne as për ata dhe duhet gjetur një alternativë e mirë që në 2027 të kenë minuta. Më mirë në ekipe me pak emra dhe të kenë minuta sesa në ekipe me emra të mëdhenj dhe mos të kenë minuta. Kam si shembull Bashën, i cili është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, që luan me Catanzaron në Serinë B, por s’ka marrë minuta. Ne duhet t’i ndihmojmë që të jenë gati për Europianin e 2027.

Konsolidimi i grupit për Euro 2027 – Disa lojtarë i kemi pasur në mendje, që mund të ishin. Por duke kërkuar gjithmonë lojtarë, futbolli është i tillë që zhvillohet çdo ditë. Dhe lojtarët  zhvillohen. Mund të kesh 1-2 lojtarë të sigurt, por mund të vijnë dy të tjerë më të mirë. Dhe ky është ekipi kombëtar. Lojtarët duhet të jenë në formë maksimale për të përfaqësuar Shqipërinë. Duhet t’i japin gaz për të marrë pjesë në Europian. Ne kemi 6-7 sulmues, 4 prej të cilëve do të vijnë në Europian. Për këtë arsye duhet të luftojnë shumë, të kenë minuta në këmbët e tyre, të bëjnë sa më shumë gola dhe të jenë aktivë. Uroj të bëjmë një ekip solid. Unë besoj shumë sepse kemi luajtur shumë mirë ndeshjet e fundit, kemi krijuar lojën tonë. Të gjithë e dinë se çfarë duhet të bëjnë. Uroj që edhe lojtarët e rinj të integrohen sa më shpejt me lojën tonë.

Objektivi për ndeshjen ndaj Uzbekistanit – Objektivi është dhe ka qenë gjithmonë fitorja. Intensiteti dhe agresiviteti në fushë për të dhënë maksimumin në fushë. Në momentin që jep maksimumin, nuk është problem rezultati. Do ta bëjmë këtë gjë edhe ndaj Uzbekistanit. Të gjithë e dinë se çfarë duhet të bëjnë.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë