Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi i numërimit, Lëvizja Vetëvendosje shpallet fituese
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
"I gjithë ky organizimi këtu quhet..."/ Protesta e tetë, gazetari 'zbulon' organizatorët e vërtetë të tubimit...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
Në 597 ndeshje të zhvilluara, Modriç ka fituar 28 trofe, përfshirë gjashtë tituj të Ligës së Kampionëve, duke u bërë kështu lojtari më i dekoruar në historinë e Real Madridit. Ai e theksoi me krenari këtë arritje.
SPANJE - Legjenda kroat, Luka Modriç, i ka dhënë fund karrierës së tij të lavdishme me Real Madridin, pas 13 viteve të jashtëzakonshme në klubin më të madh në histori. Legjenda kroate zhvilloi ndeshjen e fundit me fanellën e bardhë në humbjen 4-0 ndaj PSG-së, në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, një përballje që shënoi mbylljen e një epoke.
Pas ndeshjes, Modriç foli për Real Madrid TV, ku nuk i fshehu emocionet: “Ka qenë një udhëtim i gjatë, por i paharrueshëm. Kjo është shtëpia ime, Madridi është shtëpia ime e dytë. Do të më duhet kohë për të kuptuar se çfarë kam arritur këtu. Real Madridi më dha gjithçka. Do të jem mirënjohës për gjithë jetën time. Do të jem madrilist përgjithmonë”.
Në 597 ndeshje të zhvilluara, Modriç ka fituar 28 trofe, përfshirë gjashtë tituj të Ligës së Kampionëve, duke u bërë kështu lojtari më i dekoruar në historinë e Real Madridit. Ai e theksoi me krenari këtë arritje. “Të jesh lojtari me më shumë tituj në klubin më të mirë në historinë e futbollit është diçka e pabesueshme”, nënvizoi ai. Mirënjohja ndaj tifozëve nuk mungoi as në fjalët e tij të fundit si lojtar i ‘Los Blancos’.
“Dashuria e tifozëve është në kulmin e saj,” u shpreh ai, duke veçuar gjithashtu momentin më të dashur në karrierë, triumfin në Ligën e Kampionëve në vitin 2014. “Dinastia jonë filloi atje,” tha Modriç, duke iu referuar ‘La Decimas’. Kapiteni 39-vjeçar e mbylli mesazhin e tij me fjalë që mishërojnë filozofinë e klubit. “Mënyra se si fituam, është ajo që është Real Madridi. Lufto deri në fund, mos u dorëzo kurrë”, përfundoi legjenda kroate.
B.T (Dosja.al)
ARABI SAUDITE - Një nga mbrojtësit më të mirë të Evropës, Theo Hernandez, ka zyrtarizuar transferimin nga Milani te klubi sau...
ELBASAN - Vllaznia ka pësuar një humbje të hidhur në ndeshjen e parë të eliminatore të Ligës së Konferencës, p...
ESTONI - Partizani mori një barazim të çmuar 1-1 kundër skuadrës së Nomme Kalju në Talin të Estonisë, në nde...
ARABIA SAUDITE - Është konfirmuar se Jorge Jesus do të trajnojë Al Nassr, siç u njoftua më parë këtë muaj....
TURQI - Sipas Sercan Dikme, një gazetar për 'Sports Digitale', thuhet se Spartak Moscow ka filluar negociatat me Besiktas për Gedson Fernandes....
Florentino Pérez (majtas), i shoqëruar në Florida nga presidenti i nderi i klubit, Pirri (në qendër), dhe drejtori i futbollit, San...
SPANJE - 380 ndeshjet që na presin në Divizionin e Parë janë caktuar tashmë. Makineria spanjole e futbollit do të vihet në ...
SHBA - Edhe pse i kishin thënë lamtumirë Luka Modricit në fushë në fund të ndeshjes midis PSG-së dhe Real Madridit,&nb...
GJERMANI - Lojtari holandez është një nga emrat e mëdhenj në këtë afat kalimtar, pasi është shumë i lakmuar ...
SPANJE - Pak pas orës 11:00 të paradites, Ter Stegen mbërriti në stadiumin Sports City. Portieri gjerman, i cili i ndërpreu pushimet ...