Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mediat spanjolle kanë publikuar detaje të reja nga grabitja në vilën e futbollistit Marco Verratit në Ibiza, nga një bandë që drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë.
SPANJË- Mediat spanjolle kanë publikuar detaje të reja nga grabitja në vilën e futbollistit Marco Verratit në Ibiza, nga një bandë që drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë.
Banda e zbërthyer nga policia kishte kryer të paktën 15 grabitje që nga tetori 2021, në qytete të ndryshme në Murcia (San Javier, Pozo Estrecho, La Alberca), Malaga (Torremolinos, Benalmádena), Ibiza dhe Mallorca.
Grabitja e fundit ishte sulmi në vilën e Ronaldo Nazario në Ibiza. Natën e grabitjes, më 26 qershor, në vilën luksoze ndodheshin futbollisti italian Marco Verratti dhe bashkëshortja e tij, si dhe miq të tjerë. Burime të hetimit shpjeguan se hajdutët kanë hyrë nga çatia. Orë dhe bizhuteri me vlerë gati tre milionë euro u morën ndërsa Verratti, gruaja e tij dhe disa miq po bënin një Barbecue në kopsht. Në fakt, ka qenë bashkëshortja e futbollistit të PSG ajo që ka pikasur hajdutët kur ka dëgjuar zhurmë në katin e parë të vilës. Kur u ngjit lart, pa një burrë me kapuç që po dilte nga dhoma.
Në momentin e grabitjes në vilë ndodheshin tre roje, dy prej tyre me qen dhe një tjetër që kujdesej për të parë kamerat e sigurisë. Këto pamje tregojnë sesi grabitësit ngjiten në çati dhe presin me qetësi, madje duke pirë duhan, momentin për të shkuar në shtëpinë e Verrattit për të grabitur.
Në fakt, policia po heton nëse në këtë, ashtu si në sulmet e tjera, banda ka pasur bashkëpunimin e “shenjtorëve”, pasi personat që kanë punuar në shtëpi njihen si njerëz që mund t’u jepnin atyre informacione se si, kur dhe ku mund të godisnin.
Dy nga anëtarët e grupit u arrestuan kur zbritën nga trageti në Denia (Alicante). sendet me vlerë ishin fshehur në airbag. Burime policore konfirmojnë se ata e kishin marrë me qira konkretisht atë model makine pasi “kishin studiuar” se ishte idealja për të fshehur plaçkën e grabitjes.
E.Ç (Dosja.al)
KOSOVË- Llapi dështoi në sfidën e parë të Conference League ndaj Buducnostit, në transfertë, duke humbur 2-0, por p&eu...
BELGJIKE - Duket se transferimi i Vedat Muriqit te klubi belg, Brugge do të dështojë. Sipas informacioneve të fundit që vijnë nga ...
Alvaro Morata SPANJË-Alvaro Morata është rikthyer te Atletico Madrid pas eksperiencës te Juventus. Klubi spanjoll zotëron kartonin...
Olsi Teqja FRANCË-Olsi Teqja, ish-mbrojtësi i Tiranës dhe Laçit vijon aventurën në futbollin francez. Mbrojtësi 33-vje...
ZVICER - Një gjykatë zviceriane hodhi poshtë të premten akuzat për korrupsion ndaj ish-presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter dhe leg...
ITALI - Përkundër faktit se vullneti i Ousmane Dembélé është të qëndrojë te Barcelona, ai ia ka përsë...
SHBA - Federata Ndërkombëtare e Notit (FINA) do të hapë një hetim, pasi notarja kanadeze Mary-Sophie Harvey denoncoi përmes llogar...
ITALI - E ardhmja e Alessio Romagnolit është një hap larg zgjidhjes. Qendërmbrojtësi italian për shkak të...
Sergio Oliveira, me trofeun e Conference League, finalja e së cilës u zhvillua në Tiranë ITALI - Mesfushori portugez i Portos, Ser...
ANGLI - Cristiano Ronaldo (37 vjeç) është ende në qendër të vëmendjes. Edhe pse sulmuesi portugez duhet të k...