LIVE UPDATES
Sport

Mourinho kritikon Man.United: "Nuk kisha nivelin e mbështetjes dhe besimit të Ten Hag. Ka ende lojtarë atje që unë nuk i doja"

Portugezi nuk po mendon për pension: "Në asnjë mënyrë. Ka ende shumë gara përpara"

22 Prill 2024, 17:57 Nga DOSJA

Mourinho kritikon Man.United: "Nuk kisha nivelin e mbështetjes dhe

ANGLI - Ish-trajneri i Manchester United, Jose Mourinho tha, se ai nuk kishte të njëjtin lloj mbështetjeje në klub gjatë qëndrimit të tij dyvjeçar e gjysmë, si trajneri aktual i ‘Old Trafford’, Erik ten Hag.

Portugezi 61-vjeçar, i cili drejtoi për herë të fundit skuadrën e Serie A, Romën përpara se të shkarkohej në janar, u largua nga United në dhjetor 2018, pas një varg rezultatesh të mjerueshme, pasi fitoi Kupën e Ligës dhe Europa League në sezonin 2016-17.

Mourinho, i cili ka drejtuar gjithashtu Porton, Chelsea, Inter Milan, Real Madrid dhe Tottenham Hotspur, shtoi se kishte ende disa lojtarë te United që ai nuk i donte kur ishte atje.

"Atë mbështetje që Ten Hag ka në kohën e tij në Manchester United, unë nuk e kam pasur. Nuk e kam pasur atë nivel të mbështetjes. Nuk e kam pasur atë nivel besimi,"- tha Mourinho për The Telegraph. "Kështu që u largova i trishtuar, sepse u ndjeva sikur isha në fillim të procesit. Në disa pika, ndjeva se nëse do të më besonin në përvojën time, gjërat mund të ishin ndryshe”,- tha ai.

"Ka disa lojtarë që janë ende atje dhe që nuk i kam dashur pesë apo gjashtë vjet më parë. Mendoj se ata përfaqësojnë pak nga ajo që unë konsideroj se nuk është profili më i mirë profesional për një klub të një madhësie të caktuar,"- ka shtuar ai.

"Por unë e bëra punën time atje. Koha gjithmonë thotë të vërtetën. Do të doja që  Manchester United të ishte i suksesshëm," tha ai. Nën drejtimin e Ten Hag, United i dha fund një thatësire gjashtëvjeçare pa trofe sezonin e kaluar, duke fituar Kupën e Ligës, pasi holandezi iu bashkua klubit nga Ajax Amsterdam në vitin 2022.

United është i shtati në Premier League dhe miliarderi britanik Jim Ratcliffe përfundoi një marrëveshje të shumëpritur në dhjetor për të blerë një 25% të aksioneve në klub dhe për të marrë përgjegjësinë e operacioneve të futbollit në përpjekje për të ringjallur pasurinë e tij në fushë.

Mourinho, i cili aktualisht është pa klub, deklaroi se ka ende një rrugë të gjatë për të bërë në karrierën e tij si trajner. “Nuk është se jam 61 vjeç dhe dua ta lë në moshën 65-vjeçare,- tha ai. - Në asnjë mënyrë. Ka ende shumë gara përpara."

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar