29 Shtator 2022, 16:27
Nga DOSJA

GJERMANI - Bayer Munich ka patur fillimin e tij më të keq në Bundesligë, që nga viti 2011. Katër dështime radhazi kundër M'Gladbach (1-1), Union Berlin (1-1), Stuttgart (2-2) dhe Augsburg (1-0) e kanë zbritur skuadrën bavareze në vendit e pestë në Bundesligë me 12 pikë, pesë më pak se Union Berlin, lideri befasues.
Presioni mbi Julian Nagelsmann është rritur ndjeshëm. Megjithatë, ish-trajneri i Hoffenheim dhe RB Leipzig mbrohet. “Kritikat konstruktive i marr shumë seriozisht. Ndjej shumë përgjegjësi dhe investoj shumë kohë në punën time. Por nuk jam unë përgjegjës për gjithçka dhe as lojtarët. Kjo është një lojë ekipore”,- është shprehur trajneri i bavarezëve.
Nagelsmann është i bindur se ndeshja kundër Bayer Leverkusen do të bëhet një pikë kthese: "Është gjithmonë e rëndësishme të vësh në dyshim gjithçka, madje edhe veten. I pashë të gjitha ndeshjet përsëri gjatë pushimit dhe bëra shumë analiza. Ne folëm për këtë me ekipin dhe kam besim se në vijim do të bëjmë një lojë të mirë”.
Por jo vetëm Nagelsmann është nën kritika në Mynih. Dy nga referencat e mëdha të Bayernit, Sadio Mané dhe Joshua Kimmich, janë gjithashtu në 'syrin e uraganit'. Nagelsmann i merr në mbrojtje ata: "Lojtari duhet të zbatojë atë që trajneri kërkon prej tij. Mané do ta gjejë shpejt rrugën dhe formën e tij më të mirë. Jam i sigurt se do ta bëjë.
Të gjithë mund të flasin për Kimmich, por ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe për ekipin kombëtar. Natyrisht, ju keni gjëra në të cilat ai është i mirë dhe të tjera në të cilat ai mund të përmirësohet. Është e rëndësishme që lojtari të dijë se çfarë ka për të bërë",- vuri në dukje Nagelsmann.
B.T (Dosja.al)
Sport
29 Shtator 2022, 16:06
KATAR - Vaksinimi kundër Covid 19 nuk do të jetë i detyrueshëm për spektatorët e Kupës së Botës, që do t&eum...
Sport
29 Shtator 2022, 15:54
GJERMANI - Kthimi i Kingsley Coman duhet të jetë vetëm çështje ditësh. Julian Nagelsmann dukej optimist për riintegr...
Sport
29 Shtator 2022, 15:45
RUSI- Mobilizimi i pjesshëm i shpallur një javë më parë nga Vladimir Putin jo vetëm që jep një ndjenjë të v&...
Sport
29 Shtator 2022, 15:31
KOSOVË- Më datë 9 tetor në orën 12:00 do të hidhet shorti që do të përcaktojë grupet kualifikuese për E...
Sport
29 Shtator 2022, 15:25
ITALI- Rikthimi i Lukakut pas dëmtimit u mendua në ndeshjen ndaj Romës, por kjo nuk do të ndodhë. Madje edhe më keq, sulmuesi i ...
Sport
29 Shtator 2022, 15:17
SHQIPËRI-Dështimi në Ligën e Kombeve ka bërë që drejtuesit e Federatës shqiptare të futbollit të kërkoj...
Sport
29 Shtator 2022, 12:43
ITALI- Leao dëshiron të qëndrojë te Milan, Milan dëshiron të mbajë Leaon. Vullneti i të gjithëve është ...
Sport
29 Shtator 2022, 12:42
ANGLI - Ashtu si kombëtarja franceze, e cila u desh të bënte pa rreth pesëmbëdhjetë lojtarë të dëmtuar ...
Sport
29 Shtator 2022, 12:34
ITALI- Përveç futbollistëve italianë, Asllani është rikthyer dje në Pinetina për të qenë nën urdh&eum...
Sport
29 Shtator 2022, 12:20
FRANCE - Christophe Galtier do të jetë në gjendje të rifillojë ngadalë punën e tij kolektive pas pushimit ndërkomb&eum...