Kosova rikthehet te kutitë e votimit, sot zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mbi 100 prokurorë në terren 7 Qershor, 07:15 Kosova rikthehet te kutitë ...
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mbi 100 prokurorë në terren 7 Qershor, 07:15 Kosova rikthehet te kutitë ...
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
Lojtari akuzohet për përdhunimin e një vajze të re në dhjetor 2022
SPANJE - Gjyqi ndaj Dani Alves fillon këtë të hënë. Sesioni i parë është planifikuar për në orën 10:00 dhe do të zhvillohet në Audiência Provincial de Barcelona.
Lojtari brazilian është përgjegjës për abuzimin e dyshuar seksual, që daton natën e 30 deri më 31 dhjetor 2022, kur mbrojtësi brazilian dyshohet se sulmoi seksualisht një vajzë 23-vjeçare në një klub nate në Barcelonë.
Dani Alves ndodhet në paraburgim që prej 20 janarit 2023. Mbrojtja e futbollistit kërkoi edhe lirimin me kusht, gjë e cila u refuzua nga gjykatat për shkak të rrezikut të lartë të arratisjes.
Për seancën e pare nesër janë akredituar më shumë se 270 gazetarë nga e gjithë bota. Mediat do të mund të ndjekin të gjithë gjykimin në një dhomë ngjitur, nëpërmjet një televizori të disponueshëm në sallë. Megjithatë, gazetarët nuk janë të autorizuar të mbledhin imazhe apo tinguj. Ata do të mund të transmetojnë vetëm me shkrim dhe drejtpërdrejt deklaratat e lojtarit dhe dëshmitarëve.
Autoritetet kanë planifikuar edhe më shumë masa për të ruajtur mbi të gjitha identitetin e viktimës, që do të thotë se gazetarët nuk do të mund të shohin dëshminë e vajzës 23-vjeçare. Kjo do të jetë e vetmja pjesë e gjyqit të mbyllur për mediat.
Për të shmangur zbulimin e mundshëm të identitetit të viktimës, zëri do të shtrembërohet dhe imazhi do të pikselohet. Një ekran do të ndajë gjithashtu Dani Alves nga gruaja për të shmangur çdo lloj kontakti me sy gjatë procesit.
Lojtari përballet me një dënim maksimal prej 12 vitesh burg. Mbrojtja do të përdorë alkoolin që ka pirë braziliani si një faktor lehtësues dhe do të paraqesë edhe biletat e klubit për të vërtetuar rastin.
Gjykata e Lartë e Katalonjës raportoi se këtë të hënë do të zhvillohet faza paraprake e marrjes në pyetje: janë emëruar gjashtë dëshmitarë dhe në parim do të bëhet dëshmia e lojtarit. Të martën dita do t'i kushtohet dëshmive dhe do të thirren 22 dëshmitarë nga gjithsej 28. Të mërkurën do të prezantohen provat e ekspertizës.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Jesse Lingard, ish-lojtari i Manchester United, mbetet i papunë pas largimit nga Nottingham Forest në korrik dhe sipas ‘Daily Mail&rsquo...
ITALI - Shumë vuajtje dhe pak mundësi për Lazion kundër Atalantas këtë të diel (3-1). Djemtë e Gian Piero Gaspe...
ANGLI - Trajneri i Liverpoolit, Jürgen Klopp, doli humbës këtë të dielë në vizitën e tij të fundit, t&e...
SPANJE - Thuajse një javë, pasi Xavi Hernández njoftoi përfundimin e ciklit të tij në pankinën e “Camp...
ANGLI - Në ndeshjen e 23-të të Premierligës, Manchester United mundi 3-0 West Hamin: Hojlund hapi rezultatin në minutë...
ITALI - Në një ndeshje të dominuar kryesisht, napolitanët u trembën ndaj Veronës, por përfunduan duke fituar tre pikët e...
HONG KONG - Lionel Messi dhe David Beckham u kritikuan këtë të dielë në Hong Kong, pasi superylli argjentinas nuk mori pjesë n&eum...
FRANCE - Pas shtatë vitesh, Kylian Mbappé po përgatitet të largohet nga Parisi për t'u transferuar në Madrid: k...
TIRANE - Me ndeshjet e mesditës të së dielës: Laçi - Vllaznia në Kurbin dhe Erzeni - Dinamo në “Egnatia Arena&rdquo...
SPANJE - Sipas informacioneve të botimit spanjol “SPORT”, ndërkombëtari uruguajan Ronald Araujo mund të largohet nga Barcelona...