1 Qershor 2023, 08:30
Nga DOSJA
FRANCE - Edhe pse nënshkroi një kontratë të vlefshme deri në vitin 2025, Neymar do të ishte afër një largimi nga Parc des Princes. Braziliani u vu sërish në shënjestër të sharjeve dhe mallkimeve të tifozëve, përkrah Leo Messit, pas eliminimit nga Champions League dhe e ardhmja e tij duket të jetë larg kryeqytetit francez.
Edhe pse shkruhej se futbollisti që mbetet transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit, 222 milionë euro, do të kishte marrë oferta të shumta, braziliani do të shqyrtonte vetëm një opsion. Sipas “Mundo Deportivo”, Neymar do të ishte i gatshëm të luante vetëm për Manchester United, një skuadër që tashmë ka shfaqur interes për transferimin e tij.
Manchester United, i vetmi klub që e dëshiron Neymar
Kështu, Neymar do t'ia kishte ekspozuar qartë synimet e tij drejtuesve të PSG-së. Nëse transferimi te Manchester United nuk realizohet, atëherë ai dëshiron të përfundojë kontratën me Paris Saint-Germain.
“Djajtë e Kuq” do të ishin të kënaqur me transferimin e Neymarit, por lëvizja është e ndërlikuar, jo vetëm në kuadrin e shumës që duhet t'u ofrojnë parizienëve, por edhe për shkak të kontratës së madhe që braziliani ka me PSG-në. Lojtari është me një nga pagat më të larta në Evropë dhe një transferim te United mund të ndodhë nëse pranon një tarifë më të ulët.
B.T (Dosja.al)
Sport
1 Qershor 2023, 08:15
HUNGARI - Finalja e Europa League 2023 midis Sevillas dhe Romës, e luajtur në stadiumin “Puskás Aréna” të Budapest...
Sport
1 Qershor 2023, 08:00
HUNGARI - Ishte një ‘dramë’ e vërtetë futbolli, finalja e mbrëmshme e Europa League, në ‘Puskas Arena’ t...
Sport
1 Qershor 2023, 07:31
HUNGARI - Trajneri portugez ishte shumë kritik ndaj ecurisë së arbitrit në deklaratat e tij pas ndeshjes në Movistar+&nb...
Sport
1 Qershor 2023, 00:51
BUDAPEST - Sevilla është kampione e Europa League dhe këtë gjë ka arritur ta bëjë deri në shtatë raste. Në...
Sport
1 Qershor 2023, 00:40
BUDAPEST - Një përshëndetje për tifozët e Romës duke mbajtur lotët, pasi foli me skuadrën në mesin e fushës pa...
Sport
1 Qershor 2023, 00:02
BUDABEST - Sevilla mundi 4-1 Romën në finale, për të fituar për herë të shtatë trofeun e Kupës Europa League, ...
Sport
31 Maj 2023, 22:57
BUDAPEST - Eshtë mbyllur në barazim koha e rregullt e finales së UEFA Europa League mes Romës dhe Sevilla 1-1. Italianë...
Sport
31 Maj 2023, 21:40
BUDAPEST - Ka startuar në orën 21:00 në “Puskas Arena”, finalja e madhe e Europa League mes Romës dhe Sevilla-s.
Dy skuadra eks...
Sport
31 Maj 2023, 20:24
HUNGARI - Tre tifozë të plagosur në përleshje, shtatë të arrestuar. Është një vlerësim fillestar i pë...
Sport
31 Maj 2023, 20:01
HUNGARI - Në orën 21:00, mitiku hungarez, “Puskas Arena” do të presë finalen e UEFA Europa League, ku do të përballe...