"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Ndryshe nga ndeshjet e qershorit Sylvinho nuk do të ketë shumë kohë për t’i përgatitur, me grumbullimin që nis vetëm këtë të hënë, por elementët e grumbulluar vijnë në formë të mirë dhe besimi për të përsëritur një arritje në kufijtë e epikes si ajo e Francë 2016 është i madh, fjalën e kanë kuqezinjtë, një popull i tërë këtë javë është me zemrën dhe sytë nga ta!
TIRANE - Në krahët e ëndrrës kuqezi, me misionin për të shkuar mes më të mirëve të Europës në Gjermani 2024, nis një javë e rëndësisë maksimale për skuadrën më të dashur të të gjithë shqiptarëve, kombëtaren kuqezi!
Dy ndeshje vendimtare në harkun e pak ditëve, me Republikën Çeke në Pragë në 7 shtator, dhe 3 ditë më pas, në “Air Albanian” e tejmbushur thuajse 23 mijë shpirtra frymojnë në mbështetje të skuadrës së Sylvinhos ndaj Polonisë.
Luajmë ndaj rivalëve kryesore të grupit eliminator, pikërisht për këtë arsye janë këto sfidat që vendosin. Llogaritë e grupit, ku Çekia kryeson me 7 pikë, Shqipëria ndodhet e dyta me 6, dhe Polonia me 3 pikë në vendin e 4, diktojnë se sfida me Lewandowskin me shokë është më e rëndësishmja, për t’u kualifikuar mjafton vendi i dytë dhe na duhet të mbajmë pas Poloninë, por këto janë llogari që nuk bëhen para një sfide si ajo me çeket, ku kuqezinjtë do të kërkojnë maksimumin për të maksimalizuar shanset e kualifikimit, duke shkuar pastaj me frymën e duhur në sfidën me polakët.
Kombëtarja vjen në formë, fitoret e qershorit me Moldavinë dhe Ishujt Faroe më shumë se sa entuziazëm kanë mbrujtur shpresë dhe bindje se kjo skuadër në drejtimin e Sylvinhos po ecën në binarët e duhur, edhe pse dy ndeshjet e radhës do të jenë shumë ndryshe.
Përballë rivalëve si Çekia dhe Polonia, Shqipëria nuk do të ketë obligimin e imponimit të lojës, edhe pse diçka e tillë do të ishte perfekte, të rëndësishme janë pikët. Janë dy sfida të vështira, Çekia është pjesëmarrëse e rregullt në fazën finale të kampionateve të Europianit, ndërsa vlerat teknike të Polonisë me lojtarë të klasit botëror si Lewandowski, Zielinski apo Sczezny dihen, por Shqipëria i ka mundësitë për të bërë mirë.
Ndryshe nga ndeshjet e qershorit Sylvinho nuk do të ketë shumë kohë për t’i përgatitur, me grumbullimin që nis vetëm këtë të hënë, por elementët e grumbulluar vijnë në formë të mirë dhe besimi për të përsëritur një arritje në kufijtë e epikes si ajo e Francë 2016 është i madh, fjalën e kanë kuqezinjtë, një popull i tërë këtë javë është me zemrën dhe sytë nga ta!
B.T (Dosja.al)
ITALI - Njëherë e një kohë ishte një mesfushor dominues, prototipi i futbollistit modern në atë rol të fortë fiziki...
SHBA - Skuadra e Inter Miamit me Lionel Messin në radhët shënoi sukses me 3-1 si mysafir i Los Angeles FC. Messi nuk arriti të shënonte...
SPANJE - Barcelona e mposhti Osasunën me rezultat 2-1 në transfertë në ndeshjen e javës së katërt të divizionit elitar s...
PORTUGALI - “Ndërprerja e komunikimit audio dhe video” që ndodhi afër minutës së 90-të të FC Porto-Arouca (1-1) e...
ARABI SAUDITE - Neymar Jr. nuk është më një lojtar i Paris Saint-Germain pasi ka hyrë në aventurën e futbollit...
SPANJE - Sergio Ramos do të rikthehet në Spanjë, te “dashuria” e tij e parë, Sevilla. Mediat spanjolle raportojnë se mbrojt...
ITALI - Inter mundi Fiorentinën 4-0 në ndeshjen e tretë të Serisë A, duke iu përgjigjur Milanit dhe duke marrë...
ITALI - Karriera e Etrit Berishës ka marrë një rrjedhë krejtësisht tjetër së fundmi. Pas një sezoni të cilin e ndoq...
ANGLI - Arsenal ia doli të fitonte në frymën e fundit ndaj Manchester United teksa i mposhti Djajtë e Kuq me shifrat 3-1. Dy golat e par&eum...
POLONI - Në ndeshjen përballë Widzew Lodz, talenti shqiptar Ernset Muçi, shkëlqeu duke shënyar një dygolësh, njër...