"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Është zhvilluar ceremonia hapëse e Kampionatit Europian Universitar të Futbollit, që do të zhvillohet në Tiranë e ku marrin pjesë 28 skuadra djem e vajza nga e gjithë Europa, teksa do të marrë pjesë edhe një ekip nga Universiteti “Fan S. Noli” i Korçës.

TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit është partnere në mikpritjen e Kampionatit Europian Universitar të Futbollit, që organizohet nga Federata Evropiane e Sporteve Universitare (EUSA) dhe Federata Shqiptare e Sportit Universitar.
Në ceremoninë hapëse të kampionatit, ishte i pranishëm edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, presidenti i Federatës Evropiane të Sporteve Universitare (EUSA), Adam Rozcek, si edhe personalitete të tjera.
Në fjalën përshëndetëse të mbajtur me këtë rast, presidenti Duka u shpreh i kënaqur që një aktivitet i këtyre përmasave zhvillohet në vendin tonë si edhe vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit i jep sportit në përgjithësi dhe futbollit në veçanti.
“Jam vërtetë i emocionuar si rrallëherë tjetër. Kam shumë vite në drejtim të Federatës së Futbollit, kam përjetuar shumë aktivitete. Kur pashë gjithë këta studentë që parakaluan këtu, kur mendova që vijnë nga shumë anë të Europës, më shkuan shumë gjëra nëpër mendje. Dhe për këtë jam shumë i kënaqur që kam mundësinë t’i përshëndes dhe t’i falënderoj të gjithë studentët futbollistë që janë në Tiranë, në Shqipëri, për këtë aktivitet shumë të rëndësishëm.
Përshëndes ministren e Arsimit që është në këtë event dhe që nuk mungon në të gjitha eventet sportive. E falënderoj jo vetëm për pjesëmarrjen, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme që i jep sportit në Shqipëri dhe në veçanti atij që është sporti më i bukur, futbolli”, - tha kreu i qeverisë së futbollit, duke ftuar pjesëmarrësit që ta shijojnë sa më shumë këtë eksperiencë, por edhe të kalojnë kohë sa më të bukur në Shqipëri.
Gjatë ceremonisë folën edhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi presidenti i Federatës Evropiane të Sporteve Universitare (EUSA), Adam Rozcek si edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar, Besnik Veliu, të cilët gjithashtu vlerësuan përkrahjen që kanë marrë nga FSHF në organizimin e këtij kampionati dhe eksperiencën e vyer të qeverisë së futbollit shqiptar.
FSHF si partnere e këtij kampionati do të vërë në dispozicion fushat në Shtëpinë e Futbollit dhe në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamzës, ku do të zhvillohen ndeshjet si edhe bazë materiale.
Gjithashtu, Federata Shqiptare e Futbollit do të sigurojë arbitra për ndeshjet dhe do të asistojë në organizimin e kampionatit, duke pasur parasysh eksperiencën e madhe ndërkombëtare që stafi FSHF-së ka në zhvillimin e aktiviteteve me pjesëmarrje kaq të madhe.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Përfundon ‘telenovela’ Gündogan. FC Barcelona zyrtarizoi të hënën ardhjen e mesfushorit ndërkombë...
ANGLI - Prezenca të jashtëzakonshme në “All England Club”, me Princeshën e Uellsit, Kate Middleton dhe legjendën e tenisi...
ANGLI - Pesë ditë larg përfundimit të kontratës me Manchester United, portieri spanjol David De Gea vazhdon me një të ardhme ...
ANGLI - Pasi sezoni mbaron, është e zakonshme këto ditë të shohësh yje të futbollit me pushime në destinacione të n...
TURQI - Një zbulim i vërtetë i këtij sezoni 2022/23, Arda Guler, konsiderohet si talenti i ri i futbollit turk, me një të ardhme...
ANGLI - Manchester United po bën gjithçka. Me dëshirën për të sjellë rekrutë të rëndësishëm...
FRANCE - Shkrimi i kontratave dhe prishja e tyre kërkon kohë. Kështu që gjithmonë duhet të jeni të kujdesshëm. ...
FRANCE - Është një gjest që vlen shumë për kauzën e mirë. Lionel Messi ia dhuroi mikut të tij Neymar nj...
NIGERI - Presidenti i Federatës së Futbollit të Nigerisë, Ibrahim Gusau, ka njoftuar se tifozët e kombëtares do të ...
ANGLI - Aventura e Kalidou Koulibaly në Londër nuk zgjati as një vit. I mbërritur për më shumë se 37 milionë euro...