Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi i numërimit, Lëvizja Vetëvendosje shpallet fituese
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
"I gjithë ky organizimi këtu quhet..."/ Protesta e tetë, gazetari 'zbulon' organizatorët e vërtetë të tubimit...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
Jose Mourinho kërkon që të ngrejë lart trofeun pasi dështoi sezonin e kaluar pikërisht ndaj Sevilla-s, mjeshtre të këtij kompeticionit, tanimë me Lukakun në sulm dhe Dybalën në formë portugezi synon të rikthehet sërish në finale teksa nis rrugëtimin nga përballja me Sherif Tiraspol.

ANGLI - UEFA Europa League nis një sezon të ri që premton emocione e spektakël këtë të enjte. Kompeticioni kontinental në këtë edicion të ri, sjell emra të mëdhenj, pesha të rënda dhe shumë ambicie për të ngritur lart trofeun, me skuadra si Liverpool, Ajaksi, Marseja apo Roma që nisin një fushatë më synimin për të shkuar deri në fund.
Këtë të enjte spikat beteja e peshave të rënda në grupin B, dy skuadra që kanë fituar Championsin përplasen kokë më kokë me Ajaksin që pret Marsejën në një sfidë që premton shkëndija.
Gjigantët holandezë me një histori plot lavdi në Europë ku kanë fituar plot 8 trofe të Uefas, presin Marsejën që fitoi edicionin e parë të formatit aktual të Championsit në sezonin 1992-1993 dhe që atë herë kanë shkuar 3 herë në finalet europiane.
Një rikthim i madh është ai i Liverpoolit, u bënë 8 vjet që nga hera e fundit që Liverpool luante në fazën e grupeve të Europa League, dhe të kuqtë do të synojnë të bëjnë më mirë këtë herë se radhën e fundit kur humbitnin 3-1 finalen e 2015-2016 përballë Sevillas në Bazel.
Ata kanë një fillim intrigues këtë të enjte në Grupin E teksa udhëtojnë drejt Austrisë për tu përballur me LASK Linz. Ajo disfatë e hidhur me Sevillan në finale erdhi gjatë sezonit të parë të Jurgen Klopp në drejtim, me gjermanin që synon të shkojë sërish deri në fund.
Një tjetër specialist i finaleve europiane, Jose Mourinho kërkon që të ngrejë lart trofeun pasi dështoi sezonin e kaluar pikërisht ndaj Sevilla-s, mjeshtre të këtij kompeticionit, tanimë me Lukakun në sulm dhe Dybalën në formë portugezi synon të rikthehet sërish në finale teksa nis rrugëtimin nga përballja me Sherif Tiraspol.
Kështu Berat Gjimshiti ka një tjetër sfidë me Poloninë, këtë herë me Atalantën e tij që pret kampionët e Polonisë, Rakow, në të njëjtën orë Qazim Laçi me Spartën e Pragës ndeshen me Arisin.
Ndërsa Ernest Muçit do të zbresë në fushë me Legian e Varshavës përballë anglezëve të Aston Villa, në Azerbajxhanin e largët ish-sulmuesi i Tiranës, Redon Xhixha me Qarabag përballet me Molden.
NDESHJET E SOTME


B.T (Dosja.al)
KOSOVE - Skuadra e Ballkanit është nisur për në Çeki ku do të nisë fazën e grupeve në Uefa Conference League. Nde...
SHBA - Një pengesë për Lionel Messin? Kjo është pyetja që të gjithë po bëjnë te Inter Miami për shka...
IRAN - Një nga ëndrrat e jetës së Fatimah Haminit ishte të takonte Cristiano Ronaldon. Kjo ëndërr u realizua pak...
PORTUGALI - Benfica hyri në historinë e Champions League për arsyet më të këqija. Në humbjen kundër ...
ITALI - Skuadra e Romës nis të enjten pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Europa League, ku “ujqërit” romanë ...
ANGLI - Arsenali mposhti PSV Eindhoven 4-0 në një ndeshje të raundit të parë të Grupit B të Champions League. Katër...
GJERMANI - Mbrëmjen e së mërkurës, Manchester United humbi pas një ndeshjeje të çmendur ndaj Bayern Munich (4-3). I ...
GJERMANI - Bayern Munich mundi Manchester United 4-3 në një ndeshje emocionuese të raundit të parë të fazës së grupeve t...
SPANJE - Rrugëtimi i Interit në Champions League 2023/2024, nënkampion i Europës, nis me një barazim: në Anoeta, nd...
SPANJE - Real Madrid fiton 1-0 në ditën e parë të Champions League 2023/24 . Merengët, në grupin e&...