7 Tetor 2023, 13:30
Nga DOSJA
ITALI - Me bisedimet mes Sky dhe DAZN, të cilët kanë të drejtën e mbulimit televiziv të ndeshjeve të Serisë A për periudhën trevjeçare 2021-2024, duke mos shkuar askund pas disa muajsh takimesh dhe kundërpropozimesh nga të dyja palët, autoriteti organizator i ligës italiane po shqyrton të tjetra lëvizje të saj.
Sipas “Bloomberg” dhe “Il Sole 24 Ore”, Oaktree Capital Management po shfaqet si kryesuesi në përpjekjen e Serie A për të nisur shërbimin e vet televiziv për fansat. Artikulli thotë se "Oaktree u shkroi zyrtarëve të Serisë A këtë javë, duke ofruar një të ashtuquajtur investim minimal të garantuar prej rreth 1 miliardë € (950 milion për të qenë i saktë), si pjesë e një marrëveshjeje shumëvjeçare", për vitin e parë të sipërmarrjes. Megjithatë, shuma do të reduktohet në mënyrë progresive gjatë 14 viteve të ardhshme të marrëveshjes që ata duan të lidhin.
Zyrtarët e ligës së Serie A kanë mbajtur një takim përfundimtar me DAZN, Sky dhe Mediaset, me raporte nga burime të ndryshme që sugjerojnë, se oferta më e mirë nga tre transmetuesit, do të jetë nën 880 milion €, që është, të paktën, 120 milionë më pak sesa anëtarët e komitetit të Serisë A besojnë se produkti vlen.
Kujtojmë se kontrata ekzistuese televizive mes Serisë A, Sky dhe DAZN, arrin në 910 milionë euro për tre vitet 2021-2024, ku DAZN jep 840 milionë për transmetimin e të gjitha ndeshjeve dhe Sky 70 milionë për transmetimin e tre ndeshjeve në javë.
B.T (Dosja.al)
Sport
7 Tetor 2023, 13:00
TIRANE - Kryebashkiaku së Tiranës, Erion Veliaj fton të gjithë qytetarët e kryeqytetit në shesh për të mbështetur K...
Sport
7 Tetor 2023, 12:30
GJERMANI - U përfol se Jerome Boateng është një hap larg rikthimit në Bayern Munich. Megjithatë, ky kthim nuk do t&...
Sport
7 Tetor 2023, 12:00
ANGLI - Erling Haaland tashmë ka 44 gola në Premier League në vetëm 42 paraqitje (1.05 gola për ndeshje) për&n...
Sport
7 Tetor 2023, 11:30
BRAZIL - Neymar dhe partnerja e tij, Bruna Biancardi, janë në një det lumturie, pasi “Mundo Deportivo” raporton, se at...
Sport
7 Tetor 2023, 11:00
GJERMANI - Pjesë e “Mannschaft” do të jetë sërish edhe Mats Hummels me eksperiencë, i cili prej më shumë se 2 vit...
Sport
7 Tetor 2023, 10:30
ANGLI - Ruby, 28, ishte në lidhje me Dele Allin, 27 vjeç, nga 2016 deri në 2021, me çiftin që u ndanë për pak kohë n...
Sport
7 Tetor 2023, 10:00
POLONI - Kaos u krijua pas ndeshjes mes Alkmaar dhe Legia Varshavës, e dyta në grupe të Conference League. Dy futbollistët e...
Sport
7 Tetor 2023, 09:30
SPANJE - Ishte vetë Guardiola, ai që e afroi sulmuesin suedez, Zlatan Ibrahimonic te Barcelona, por shumë shpejt marrëdhëniet e tyre nd...
Sport
7 Tetor 2023, 09:00
ARABI - Seferi realizoi golin e barazimit në fitoren 2-1 të ekipit të Bani Yas ndaj Al Wahda, në kampionatin e Emirateve të Bashkuara A...
Sport
7 Tetor 2023, 08:30
ITALI - Në një barazim, që nuk i vlejti askujt, u mbyll ndeshja Empoli-Udinese. Vendasit e gjetën rrugën drejt rrjetës me Caputon ...