Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi i numërimit, Lëvizja Vetëvendosje shpallet fituese
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
"I gjithë ky organizimi këtu quhet..."/ Protesta e tetë, gazetari 'zbulon' organizatorët e vërtetë të tubimit...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
Në këtë edicion morën pjesë 2.871 sportistë nga 92 shtete. Mes tyre ishin edhe Shqipëria dhe Kosova, por pa arritur rezultatet e synuara. Kuqezinjtë do ta kujtojnë këtë Olimpiadë për pjesëmarrjen e tyre më të madhe…

ITALI - Me finalen spektakolare të hokejit mbi akull u mbyllën zyrtarisht garat e Lojërave Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”, të cilat që nga 6 shkurti deri të dielën e 22 shkurtit u zhvilluan në disa zona të Italisë veriore.
Finalja e shumëpritur në hokej mbi akull u fitua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por triumfi në këtë disiplinë nuk mjaftoi që amerikanët të shpalleshin më të suksesshmit e Olimpiadës.
Me 18 medalje të arta, 12 të argjendta dhe 11 të bronzta, Norvegjia dominoi renditjen e përgjithshme, duke vendosur edhe rekord të ri olimpik për numrin e medaljeve të arta në një edicion të Lojërave Dimërore. Kjo është hera e katërt radhazi që norvegjezët kryesojnë tabelën e medaljeve.
Në vendin e dytë u renditën Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 12 medalje të arta, po aq të argjendta dhe nëntë të bronzta (33 gjithsej). Nga dhjetë medalje të arta siguruan Holanda dhe Italia, ndërsa nga tetë fituan Gjermania, Franca dhe Suedia. E teta në renditje ishte Zvicra me gjashtë medalje të arta.
Në disiplinat e skijimit alpin dominimi ishte i zviceranëve, të cilët fituan katër medalje të arta, tri të argjendta dhe dy të bronzta. Pas tyre u renditën Italia dhe SHBA me nga dy të arta, ndërsa nga një medalje të artë morën Austria dhe Brazili.
Në këtë edicion morën pjesë 2.871 sportistë nga 92 shtete. Mes tyre ishin edhe Shqipëria dhe Kosova, por pa arritur rezultatet e synuara. Denni Xhepa, Lara Colturi, Semire Dauti dhe Lisa Brunga përfaqësuan Shqipërinë në Olimpiadën Dimërore.
Lara u rendit e 16-ta në Slalomin Gjigant dhe e 10-ta në disiplinën e Slalomit në skitë alpine. Denni Xhepa u rendit në vendin e 34-t në Super-G dhe po në atë pozicion në Slalomin Gjigant. Semire Dauti dhe Lisa Brunga u mjaftuan me pjesëmarrjen.
Kosova u përfaqësua nga Kiana Kryeziu, që garoi në tri disiplina të skijimit alpin, dhe Drin Kokaj në një disiplinë, por të dy dolën nga gara të eliminuar.
Mbrëmjen e së dielës u zhvillua edhe ceremonia e mbylljes së këtyre Lojërave në ‘Arenën e Veronës’. Pas përfundimit të suksesshëm të këtij edicioni, Lojërat e ardhshme Olimpike Dimërore do të mbahen gjatë vitit 2030 në Alpet Franceze.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Roma përforcon vendin e katërt në këtë javë të Serie A. Skuadra e drejtuar nga Gasperini bëri detyrën nda...
SPANJE - Barcelona mori një fitore të rëndësishme kundër Levantes duke i “rrëmbyer” kështu Realit kreun e La Lig&...
ANGLI - Arsenali ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur rivalin e përjetshëm Tottenham m...
ITALI - Një kthesë dramatike ngjarjesh në javën e njëzet e gjashtë të Serie A: Parma fitoi 1-0 në San Siro kund&e...
ITALI - Në raundin e njëzet e gjashtë të Serie A, Atalanta u rikthye nga disavantazhi për të mposhtur 2-1 Napolin në B...
ITALI - Loftus Cheek trembi San Siron pas një përplasjeje me Corvin, i cili e goditi fort në fytyrë gjatë një aksioni....
SPANJE - Barcelona e shfrytëzoi në maksimum hapin fals të Real Madridit mbrëmë në Pamplona, dhe teksa mund Levanten, arrin t&eum...
VLORE - Partizani mori një fitore të vyer në Vlorë në ndeshjen e javës së 25 të Kategorisë Superiore, teksa mundi...
TIRANE - Teuta vazhdon të jetë “macja e zezë” për Tiranën. Edhe tradita u ruajt këtë të dielë. &ldqu...
ITALI - Për disa nostalgjikë, ose thjesht dashamirës të shijes së mirë, kriza mund të shihej tashmë në palosjet e...