Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Me golin e tij kundër Polonisë ai arrin në kuotën e 52 golave kundrejt 51 të Henrit

KATAR - Olivier Giroud tashmë është pjesë e historisë së futbollit francez. Me golin e tij këtë pasdite kundër Polonisë, sulmuesi i Milanit tani ka realizuar 52 gola për vendin e tij, duke kaluar Thierry Henry, që kishte shënuar 51 gola.
Sulmuesi me numër 9 i Francës, i cili startoi si zëvendësues që nga rikthimi i Benzemas, përfitoi nga dëmtimi i lojtarit të Real Madridit për të shënuar një dopietë kundër Australisë në ditën e pare, që e la atë të barabartë me ish-lojtarin e Arsenalit. Në buzë të pushimit, në minutën e 44-t, Giroud përfitoi nga një pasim i Mbappé, për të mposhtur portierin polak Szczesny dhe fiksuar shifrat 1-0.
Sulmuesit Oliver Giroud i janë dashur 118 ndeshje për të hyrë në historinë e futbollit francez. 52 golave të tij duhet t'i shtojmë edhe 14 asistime dhe titullin më të rëndësishëm, pa dyshim, Botërorin 2018, trofe të cilin e ngriti pa shënuar asnjë gol.
Henrit i duheshin edhe shtatë ndeshje të tjera më tepër për të arritur 51 gola (123), megjithëse dha 30 asistime, praktikisht dyfishi i Giroud, i cili nuk kaloi në kategoritë më të ulëta të të rinjve të Francës, por bëri debutimin e tij direkt me ekipin e parë, ndërsa Henry ishte i rregullt që nga mosha U-16.
Lista e golashënuesve më të mirë të Francës:
1. Olivier Giroud (që nga viti 2011) 52 gola
2. Thierry Henry (1997-2010) 51 gola
3. Antoine Griezmann (që nga viti 2014) 42 gola
4. Michel Platini (1976-1986) 41 gola
5. Karim Benzema (që nga viti 2007) 37 gola
6. David Trezeguet (1998-2008) 34 gola
7. Kylian Mbappé (që nga viti 2018) 31 gola
Zinedine Zidane (1994-2006) 31 gola
9. Just Fontaine (1953-1960) 30 gola
Jean-Pierre Papin (1986-1994) 30 gola
B.T (Dosja.al)
Giroud dhe Mbappe KATAR- Franca rezervoi vendin e saj në tetë të fundit të Kupës së Botës me një fitore ndaj Poloni...
KATAR - Ka përfunduar me fitoren minimale 1-0 pjesa e parë e takimit midis Francës dhe Polonisë. Në fakt, për disa nuanca të...
KATAR - FIFA ka zyrtarizuar shpërndarjen e parave që do të përfitojnë klubet, të cilat kanë futbollistë të t...
BRAZIL - Lajmi që ka mbërritur këtë të dielë nga Brazili është qetësues. Pelé don...
KATAR - Sikur të mos i mjaftojnë trazirat që ka sjellë rrokada në grupin e drejtimit të skuadrës, Juventusit i vjen edhe nj&e...
KATAR - Zakonisht, kur skuadra e Anglisë luan jashtë vendit, tfozët e saj fjalë për fjalë pushtojnë qytetin ku zhvillohet n...
KATAR - Më në fund një lajm i mirë për Zvicrën dhe për të gjithë shqiptarët, krysisht për kapitenin e p&e...
KATAR - Francezi Arsène Wenger, drejtor i FIFA World Football Development , siguroi se skuadra "me lojën më të mirë nga krahët d...
KATAR - Ky është lajmi që i gjithë Brazili e priste me ankth: Neymar do të jetë aty kundër Koresë së Jugut mbrë...
TIRANE - Për ngjarjen e rëndë të futbollit kosovar dhe jo vetëm, ku futbollisti 17-vjecçarë Arion Kajtazi, pësoi nj&eu...