22 Tetor 2025, 12:47
Nga DOSJA

TIRANE - Prej disa ditësh i gjithë kryeqyteti, ambienti sportiv dhe jo vetëm, zien për lajmin që lidhet me gjendjen shëndetësore të një prej ikonave të futbollit të Tiranës dhe kombëtares shqiptare, Agustin Kolës.
Edhe pse në moshën 66-vjeçare emri i Kolës mbetet historikisht i lidhur me sportin, vitet pasi e la futbollin e luajtur ai nuk u shkëput asnjëherë nga aktiviteti sportiv, si për të treguar se e kishte të vështirë t’i thoshte stop, përgatitjes së lartë sportive pavarësisht viteve që shkojnë, deri sa ishte trupi që i dha një sinjal.
Në një intervistë ekskluzive për Top Channel dhënë gazetarit Endi Tufa, Agustin Kola i sapo dalë nga reanimacioni, por ende i shtruar në QSUT, mesazhin e parë e ka për tifozët dhe miqtë që janë interesuar kaq shumë.
“Të them të drejtën i dua shumë, jam shumë mire, këto lot më shkojnë nga gëzimi, ju dua shumë, janë lot gëzimi jo dhimbjeje. Pa ju ça do isha unë…”, thotë Kola.
Shenjat filluan rreth 13 ditë më parë që e detyruan Agustin Kolën të kalonte nën kujdesin e trajtimit intensive të mjekëve pranë qendrës spitalore universitare “Nënë Tereza”.
“Gjendja ime është shumë e mirë dhe të them të drejtën edhe doktorët janë shumë të mirë, nga infermieret, pastrueset nga të gjithë. Nuk jam tip servili i them këto gjëra nga zemra. Të them të drejtën gatitu më kanë qëndruar, më kanë njohur, kemi qëndruar e kemi biseduar, por ndonjëherë edhe fjala të shëron”, shprehet ai..
Po çfarë realisht e solli njeriun e ashtuquajtur të hekurt dhe të pandarë me sportin, në dyert e terapisë intensive?
“Kisha një shqetësim stomakun prandaj duhet të bëjmë kujdes me ushqimet edhe pse unë nuk kam ndonjë ngarkesë të madhe. Kam pas ngarkesa me sportin, por përsëri sporti është i bukur, të jep jetë.”
Më the që ke lajme të mira nga doktori dhe dalëngadalë po bëhesh gati të dalësh…?
Mos të them që jam gati për ndeshje.
Dhe mesazhin e fundit padyshim që Agustin Kola e ka për ata që i përkëdhelën sedrën gjatë gjithë karrierës së tij dhe që ende edhe sot i ka pranë, “Tifozët e Tironës”, siç ka dëshirë ai t’i konsiderojë.
“I dua shumë tifozët dhe e dini që dua t’ju shoh aty në krye, këtë e flas me shpirt”, tha legjenda i Tiranës.
B.T (Dosja.al)
Sport
22 Tetor 2025, 12:30
ITALI - Provat tani sugjerojnë se dëmtimi i pësuar më 30 shtator ishte më serioz nga sa u diagnostikua fillimisht: jo nj&eu...
Sport
22 Tetor 2025, 12:15
SPANJE - Midis tyre është edhe e dashura e Lamine Yamal, këngëtarja argjentinase Nikki Nicole. 25-vjeçarja ishte në krah ...
Sport
22 Tetor 2025, 12:00
ARABIA SAUDITE - Cristian Ronaldo i ofroi një fanelë të nënshkruar të Al Nassr, me numrin 7 dhe firmën e tij, ndërsa Novak ...
Sport
22 Tetor 2025, 11:45
SHBA - Mjeshtri i madh amerikan i shahut Daniel Naroditsky, i konsideruar si një nga talentet më të ndritura dhe ndikuesit më të...
Sport
22 Tetor 2025, 11:30
ITALI - Nuk ka pasur asnjë kontakt të drejtpërdrejtë, por më tepër një hetim indirekt. Juventusi dhe Spalletti n...
Sport
22 Tetor 2025, 11:00
ITALI - Lautaro Martínez është lojtari me më shumë gola në Ligën e Kampionëve në vitin 2025, duke mar...
Sport
22 Tetor 2025, 10:46
PORTUGALI - Cristiano Ronaldo Jr. po ndjek hapat e të atit. Futbollisti i ri, djali i CR7, është thirrur për herë të parë n...
Sport
22 Tetor 2025, 10:30
SPANJE - Edhe pse Real Madridi, rinovoi dhe rriti kapacitetin e “shtëpisë së tij historike”, me sa duket ende drejtuesit e klubit n...
Sport
22 Tetor 2025, 10:00
SPANJE - Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, e vlerësoi Kylian Mbappe-n për formën e tij të shkëlqyer këtë sezon. Sulmue...
Sport
22 Tetor 2025, 09:30
SPANJE - Përpara ndeshjes shumë të pritur të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, trajneri i Juventusit,&nbs...