"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Federata e Futbollit të Serbisë (FSS) i është drejtuar sot Bashkimit Evropian të Futbollit (UEFA) lidhur me situatën e re dhe ndalimin nga autoritetet në Prishtinë për të organizuar gara në territorin e Kosovës dhe Metohisë.

SERBI - Federata e Futbollit të Serbisë i është drejtuar UEFA-s me një letër të shënuar “URGJENT”. Ajo i është drejtuar presidentit Aleksendar Čeferin dhe sekretarit të përgjithshëm Teodoro Teodoridis dhe është nënshkruar nga presidenti Dragan Džajić dhe sekretari i përgjithshëm Jovan Šurbatovic.
“ I nderuar zoti Čeferin, ju informojmë me shqetësim të madh se institucionet e përkohshme në Prishtinë kanë ushtruar presion të paligjshëm dhe çnjerëzor ndaj klubeve të futbollit me seli në krahinën autonome të Kosovës dhe Metohisë, anëtarët e të cilëve (futbollistë dhe drejtues) janë të nacionalitetit serb. "Prishtina frikëson futbollistët dhe sportistët e kombësisë serbe, duke i ndaluar të stërviten në stadiumet e tyre dhe të organizojnë gara të karakterit lokal ," thuhet në letër.
Këto kërcënime janë të një natyre të tillë, që e drejta e njeriut për të punuar, si dhe e drejta për të praktikuar futbollin dhe liria për t'u bashkuar me klubet sportive, janë në rrezik për futbollistët, trajnerët dhe drejtuesit e klubeve të futbollit, shtoi FSS.

“Anëtarët e klubeve të futbollit nga Kosova dhe Metohia kërcënohen me arrestim dhe dënim me burg, nëse vazhdojnë me procesin e stërvitjes dhe garimit në garat e futbollit në ligën vendore. Praktika të tilla janë në kundërshtim me Kartën Evropiane të Sportit të Këshillit të Evropës, dhe përfaqësojnë shkelje e dispozitave të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Ne kërkojmë që ju, me autoritetin tuaj dhe autoritetin e funksionit që kryeni, të ndërmerrni veprime për të ndaluar praktikën e përshkruar. Kërkojmë ndihmën tuaj, si ne duam të shmangim përshkallëzimin e problemit dhe përshkallëzimin e dhunës së mundshme që mund të provokohet dhe shkaktohet nga lëvizjet ilegale të institucioneve të përkohshme në Prishtinë”., theksojnë nga FSS.
Federata e Futbollit të Serbisë po ndjek vazhdimisht zhvillimin e ngjarjeve dhe gjithmonë do të qëndrojë pranë bashkatdhetarëve të saj në Kosovë dhe Metohi. Ne nuk do të heqim dorë nga avokimi dhe aplikimi i të gjitha mjeteve ligjore, që mundemi për të mbrojtur të drejtën e futbollistëve të nacionalitetit serb për stërvitni dhe luani futboll në komunitetin lokal”, përfundon letra e Federatës Serbe të Futbollit.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Ish-presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) dhe ish-drejtuesi i Ferrarit, Jean Todt, është shprehur s...
SPANJE - Francezi Ousmane Dembele po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij në Camp Nou dhe negociatat me Barcelonën për t...
ANGLI - Pas 2 fitoreve në Bundesligë (me Dortmundin dhe Freiburgun) dhe eliminimin në Kupën e Gjermanisë (nga Freiburg në ç...
ANGLI - Arsenali nuk mori më shumë se një pikë në “Anfield”, duke barazuar 2-2 në përballjen e javës s&eum...
SPANJE - Me humbjen e Madridit ndaj Villarrealit , Barcelona pati mundësinë e madhe për të çuar në...
SPANJE - Në përfundim të javës së 28-të të kampionatit spanjol La Liga, mediat kryesore kanë vendosur notat dhe kanë...
ANGLI - Pep Guardiola foli të hënën në konferencën për shtyp para ndeshjes Manchester City - Bayern Munich dhe një pyetje e...
KROACI - Ndeshja ndërmjet ONK Metkoviç dhe NK Konavljanin u shty për shkak të një skandali të turpshë...
KROACI - Në një intervistë për HRT-në, trajneri kroat Zlatko Daliç ka hedhur një sërë akuzas...
SPANJE - Kërcimi i tij dhe mënyra e tij e vrapimit e kanë bërë Antonio Rüdiger (Berlin, 1993) një nga të pre...