9 Qershor 2024, 14:36
Nga DOSJA
SPANJE - Një dopiedë e mrekullueshme kundër Irlandës së Veriut, dje në fitoren 5-1 të Spanjës. Mesfushori i Barcelonës, Pedro González López, i njohur ndryshe si Pedri, po ngroh motorët e tij në funksion të fillimit zyrtar të Kampionatit Evropian 2024 në Gjermani, i cili do të fillojë për kombëtaren iberike më 15 qershor, në ndeshjen e parë kundër Kroacisë së Luka Modric.
Lojtari i lindur në vitin 2002, u paraqit para gazetarëve në zonën mikse kushtuar Estadi de Son Moix, në Palma de Mallorca, për të komentuar performancën e tij: "Jam shumë i lumtur. Sot trajneri na tha se duhej të provonim të godisnim nga jashtë zone”,- ishin fjalët e para të mbledhura nga AS.
Më pas foli për në historinë e marrëdhënies së krijuar me trajnerin: "Unë kam pasur një marrëdhënie me De la Fuente që nga Lojërat Olimpike dhe U-21. Ai më dha shumë besim që nga dita e parë që isha me të dhe unë i jam shumë mirënjohës atij, mirënjohës sepse ky besim të jep forcë për t'u rikthyer edhe më i fortë (pas dëmtimit të rektusit femoris të kofshës së djathtë)."
Inkurajimi dhe forca mendore janë dy sekretet për të rifilluar, pas një ndalese të rëndësishme si ajo e Pedrit: "Kam marrë disa telefonata, veçanërisht gjatë ndalimit për shkak të dëmtimit. Ai më inkurajoi shumë (De La Fuente), të qëndroja i qetë, të punoja për të arritur më të mirën”.
Duke vazhduar mirëkuptimin në fushë me dy lojtarë të kombëtares në veçanti: "Sot (dje) me Nico dhe Lamine, të cilët e japin atë vertikalitet. Ti e di që do të arrijë një top në hapësirë dhe është shumë komode të luash me të ata të dy”.
Së fundi, një koment për sfidën e radhës : "Sa herë që luaj është të përpiqem të fitoj. Mbi të gjitha, ka të bëjë me një lojë në një kohë. Tani është radha e Kroacisë dhe ne duhet të provojmë gjithçka."
B.T (Dosja.al)
Sport
9 Qershor 2024, 14:30
ANGLI - Pak ditë para fillimit të Euro'2024, Wayne Rooney tha në rubrikën e tij në gazetën angleze 'The Times' se në Kampiona...
Sport
9 Qershor 2024, 14:11
GJERMANI - Nga kampi bazë në SportCentrum Kaiserau, mesfushori i Kombëtares kuqezi, Ylber Ramadani, doli në një konferencë pë...
Sport
9 Qershor 2024, 14:00
SPANJE - Spanja vazhdon të fitojë dhe të shënojë gola, duke dërguar një sinjal përpara Kampionatit Evropian të...
Sport
9 Qershor 2024, 13:30
ANGLI - Bruno Fernandes nuk është më i paprekshëm te Manchester United: siç raporton ‘Mirrorr’, klubi angl...
Sport
9 Qershor 2024, 13:00
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Policia gjermane filloi të kryejë kontrolle të përkohshme përgjatë kufijve të Gjermanis&e...
Sport
9 Qershor 2024, 13:00
ÇEKI - Federata Çeke e Futbollit njoftoi këtë të diel tërheqjen dhe largimin nga kombëtarja për në “Euro ...
Sport
9 Qershor 2024, 12:25
r.ll
foto ilustruese
BRITANI- Media britanike "Express.co.uk" i ka kushtuar një artikulli kampionatit të Euro 2024 në Gjermani dhe trazirave q&eu...
Sport
9 Qershor 2024, 12:30
Endrick, pasi shënoi një gol kundër Meksikës
SHBA - Dorival Junior, trajneri i Canarinhas, ishte plot lëvdata për Endrick n&e...
Sport
9 Qershor 2024, 12:00
HOLANDE - Frenkie de Jong pothuajse është rikuperuar nga ndrydhja e shkallës së II-të që pësoi në kyçin e k&...
Sport
9 Qershor 2024, 11:30
Kopertina e gazetës italiane ‘Tuttosport’
ITALI - Për të ardhmen e Álvaro Moratas do të përflitet s&e...