Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi i numërimit, Lëvizja Vetëvendosje shpallet fituese
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
"I gjithë ky organizimi këtu quhet..."/ Protesta e tetë, gazetari 'zbulon' organizatorët e vërtetë të tubimit...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
Vendimi i gjyqtarit sportiv për t’i dhënë aforfe 3-0 fitoren Al Shamal në tavolinë, shuan gëzimin dhe festimin para kohe të titullit kampion për skuadrën e Mançinit

KATAR - Roberto Mancini rrezikon të marrë një tjetër shuplakë në më pak se një javë nga humbja në çerekfinale të Champions League Aziatike nga Vissel Kobe në 16 prill.
Pas eliminimit në kompeticionin më të rëndësishëm aziatik për klube, Al Sadd i tij rrezikon të shohë që t’i hiqet edhe titulli kampion i Katarit, i fituar zyrtarisht në 13 prill, një javë para fundit të kampionatit. Por le t’i marrim gjërat me radhë.
Në 13 prill, Al Shamal humbi 2-0 kundër Qatar SC dhe Al Sadd që e kishte luajtur ndeshjen e tij të javës së 21-të, festoi nga divani titullin e 19-të, duke qenë se diferenca me Al Shamal shkonte në 5 pikë.
Po atë ditë, Al Sadd eliminoi edhe Al Hilal në Champions League Aziatike. Më pas erdhi eliminimi në çerekfinale dhe vendimi i gjykatësit sportive, që shoi krejtësisht gëzimin e futbollistëve të Al Sadd dhe Roberto Mancinit.
Nëse në Championsin Aziatik zhgënjimi erdhi në fushën e lojës, për kampionatin, humbja mund të vijë nga zyrat e gjykatësit sportiv. Pas ndeshjes kundër Qatar SC, Al Shamal bëri një apel që e fitoi për numrin e lojtarëve të huaj të hedhur në fushën e lojës nga ana e Qatar SC dhe vendimi, humbjen 2-0 të Al Shamal e shndërroi në fitore 3-0 në tavolinë për këtë skuadër.
Në atë ndeshje pas ndëshkimit me karton të kuq të tunizianit, Ali Saudi, argjentinasi Franco Russo hyri në fushën e lojës në vend të arabit, Ahmed Al Rawi në momentin një lëvizje që nuk lejohej nga rregullorja:
“Nëse një prej lojtarëve të huaj profesionistë në fushë ndëshkohet me karton të kuq, një prej 5 lojtarëve nga Katari (apo rezident në Katar) në fushë nuk mund të zëvendësohet me një lojtar tjetër të huaj dhe skuadra duhet të vazhdojë të ketë 5 futbollistë të huaj” - theksohet në nenin 15 të rregullores.
Neni 61/1/b thekson se një klub dënohet me humbje në tavolinë të ndeshjes dhe një gjobë mbi 100 mijë riyal nëse thyen normat.
Tani Al Sadd ka vetëm 2 pikë avantazh ndaj Al Shamal dhe për ironi të fatit java e fundit dhe vendimtare e kampionatit në Katar parashikon që të ketë ndeshje direkte mes këtyre dy skuadrave. Në rast humbjeje, Mancini dhe futbollistët e tij do të humbisnin një titull që e kishin fituar dhe e kishin vendosur në palmaresin e tyre.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Xhuxhët e kopshtit janë një nga dekorimet më klasike për pjesën e jashtme të shtëpive. Statujat jan&...
SPANJE - Pas nëntë vitesh te Manchester City, Bernardo Silva ka vendosur të bëjë një ndryshim. Ky ësht...
SLLOVAKI - Francesco Calzona largohet nga kombëtarja sllovake pas katër vitesh në krye të saj. Trajneri italian ka vendosur të nd&eu...
TIRANE - Ndeshjet e kthimit të fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen këtë mesjav&e...
TIRANE - Në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv janë miratuar katër fusha të reja, tre për Partizanin dhe ndërrimi i ...
ANGLI - I padiskutueshëm dhe i domosdoshëm që nga rikthimi i tij në fillim të janarit nga një këputje e ligamentit të ...
ANGLI - Arsène Wenger ende beson se Arsenali mund ta fitojë Premier League këtë sezon, pavarësisht humbjes 2-1 të së...
ITALI - Mundësia që Italia të ripranohet në Kupën e Botës 2026 mbetet, për momentin, shumë teorike...
ANGLI - Gara për titullin e Premier League për sezonin 2025/26 po rezulton të jetë një nga më të ekuilibruarat dh...
ITALI - Një artikull në Gazetta dello Sport të martën zbuloi se një hetim është hapur nga zyra e prokurorit...