Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Sport
Trajneri i Chelseas për VAR: "Futbolli do të ishte i mërzitshëm pa gabime njerëzore"...
Gabimet e arbitrave dhe VAR-it u justifikuan në një konferencë për shtyp nga trajneri i Chelseat, Graham Potter, me argumentin se pa to futbolli do të ishte i mërzitshëm.
17 Shkurt 2023, 19:59Nga DOSJA
ANGLI - Në Angli flitet shumë për gabimet e arbitrave në epokën e VAR-it, veçanërisht pas asaj që ndodhi në ndeshjet e Arsenalit dhe Brighton fundjavën e kaluar.
Chelsea nga ana e saj kishte protestuar për një penallti që nuk iu dha Sucekut në barazimin 1-1 me West Ham. Megjithatë, trajneri i saj, Graham Potter, mbrojti gjyqtarët dhe VAR-in, duke thënë se pa gabimet njerëzore, futbolli do të ishte i mërzitshëm.
“A duam vërtet që të gjitha vendimet të jenë të drejta? Ka diçka që diskutojmë pas ndeshjes dhe kjo na shqetëson. Elementi i gabimit njerëzor është pjesë e lojës. Mendoj se futbolli do të ishte i mërzitshëm pa të. A do të arrijmë në një pikë ku përfundimisht vetëm kompjuterët marrin të gjitha vendimet?”,- tha trajneri blu në një konferencë për shtyp.
????️ “I have no problem with VAR. Do we really want every decision to be correct? There’s an element of something for us all to talk and get annoyed about after the game.”
Graham Potter says the strive for perfection for officials could make football ‘boring’. ???? pic.twitter.com/OtOlHYqgIl