"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Finalja e shkuar e Conference League që u zhvillua në Tiranë po përsëritet në çerekfinalet e Europa League dhe tensioni mes dy tifozerive pritet të jetë i lartë, për këtë arsye është marrë masa ekstreme

ITALI - Shorti i çerekfinaleve të Europa League vendosi përballë Feyenoord dhe Romën. Dy skuadrat kanë precedent në këtë kompeticion duke qenë se janë përballur më parë në vitin 2015, teksa pas dy ndeshjeve ishin italianët ata që kaluan në raundin e 1/16-tave. Por, përveç aspektit të fushës, ato që morën më shumë vëmendje ishin ngjarjet jashtë tapetit të gjelbërt.

Ultrasit holandezë që kishin udhëtuar në kryeqytetin italian u “kujdesën” që të linin gjurmët e tyre në rrugët e Romës duke shkaktuar trazira ndërsa nuk kursyen as monumentet e kulturës. Tashmë, që Roma gjen sërish përballë Feyenoord, autoritetet italiane kërkojnë të marrin masa dhe pritet që në orët e ardhshme të zyrtarizohet ndalimi i transfertës për ultrasit holandezë. Është pikërisht precedenti i vitit 2015, por edhe binjakizimi i tyre me ultrasit e Napolit që shtyn autoritetet dhe veçanërisht Ministrin e Brëndshëm të dalin në këtë përfundim.

Nga ana tjetër, kryeqyteti më datë 20 prill kur edhe do të luhet ndeshja mes Romës dhe Feyenoord do të jetë nën masa të larta të sigurisë pasi pavarësisht se ultrasit holandezë nuk mund të futen në stadiumin Olimpico, një pjesë e tyre pritet të mbërrijë pikërisht me qëllimin për të turbulluar Romën dhe rikthyer panikun në kryeqytetin italian.
Ndërkohë, deri më tani vlen të theksohet se nuk ka asnjë vendim nga ana e autoriteteve holandeze për t’i ndaluar transfertën tifozerisë së Romës me ndeshjen që është përcaktuar të luhet më datë 13 prill.

Kujtojmë se trazira u shkaktuan edhe disa ditë më parë kur ultrasit e Einracht Frankfurt edhe pse të ndaluar për të future në stadiumin e Napolit, mbërritën në qytetin italian dhe u përplasën me ultrasit napoletanë.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Conte, 53 vjeç, u largua nga Tottenham me pëlqim të përbashkët të dielën pas 16 muajsh në krye. Lojtari...
BRAZIL - Ka ide origjinale... e të tjera që shkojnë përtej origjinalitetit dhe arrijnë deri në “gjetje”. I...
ANGLI - 680 milionë euro. Kjo është shuma që ka shpenzuar Todd Boehly, pronari i ri amerikan i Chelseas, që kur ka ardhur në ...
Fituesit e podit në GP të Australisë: George Russell (majtas), Max Verstapen (në qendër) dhe Lewis Hamilton AUSTRALI - Njëzet...
ITALI - José Mourinho ka komentuar ditët e para të trajnerit të kombëtares, Roberto Martínez, duke kulmuar me gola në nde...
ITALI - Bajron Moreno rikthehet për t'u folur. Pas drejtimit katastrofik të ndeshjes Kore-Itali në Kupën e Botës 2002 dhe a...
KILI - Aksioni bëri viral, edhe pse episodi ka ditë që ka ndodhur. Ai vazhdon ta ruajë interesin, qoftë për autencitetin e rrall...
SPANJE - Vedat Muriqi nuk ka arritur që të jetë vendimtar në ndeshjen e sotme të Mallorca kundër Osasuna, e mbyllur në barazi...
SPANJE - Arritja e Shqipërisë në minifutboll duket se nuk ka lënë gjurmë vetëm brenda kufijve shqiptar. Kuqezinjtë me sh...
ITALI - Ai mund të jetë në dekadën e tij të pestë, por rikthimi i fundit i Zlatan Ibrahimovic me një gol kundër Udines...