LIVE UPDATES
Sport

Premeir League 'sulmon' Serinë A: "Eshtë një kampionat për të moshuarit"…

Mosha mesatare e lojtarëve në Itali është 14 muaj më e lartë se në 31 ligat kryesore evropiane.

20 Korrik 2025, 17:30 Nga DOSJA

Premeir League 'sulmon' Serinë A: "Eshtë një

ITALI - Ardhja e Modric dhe De Bruyne në Serie A e ka vënë sërish në qendër të vëmendjes ligën italiane. Jo aq shumë te cilësia e lojtarëve, sesa për identitetin e tyre.

Në Angli, në veçanti, ata e kanë drejtuar gishtin nga shumë lojtarë, që duan t’I bashkohen Serisë A ndërsa i afrohen moshës 40 vjeç. Një trend i konfirmuar nga shifra të qarta dhe i nënvizuar pa shumë fjalë të ashpra.

"Modric do të mbushë 40 vjeç në shtator. Ai ka luajtur 930 ndeshje në karrierë dhe ka fituar shtatë tituj kampioni dhe gjashtë Liga Kampionësh. Ai madje theu çiftin Messi-Ronaldo, duke fituar “Topin e Artë”, pasi udhëhoqi Kroacinë në finalen e Kupës së Botës 2018", shkruan Guardian.

"Tani ai rrallë luan 90 minuta, nuk luajti si titullar në Kupën e Botës për Klube dhe vuajti poshtërimin e futjes në fushë për lamtumirën e tij ndaj Real Madridit pas gjysmëfinales kundër PSG-së.

Ai mund të ishte pensionuar pesë vjet më parë dhe ende të mbetej një nga lojtarët më të respektuar në historinë e futbollit, por, me sytë e tij të drejtuar nga Kupa e Botës verën e ardhshme, Modric ka zgjedhur të transferohet te AC Milan", vazhdon gazeta angleze, duke e dhënë më pas goditjen. "Dhe ai konfirmon Serinë A si shtëpinë e padiskutueshme të të moshuarve, megjithëse të talentuar."

Shkurt, gazeta Guardian pohon se kur bëhet fjalë për futbollin, "Italia është një vend për të moshuar". Dhe për të mbështetur pohimin e tyre, gazeta britanike përpiloi gjithashtu një galeri lojtarësh që nuk janë më në kulmin e tyre, por që kanë mbërritur në Itali.

Midis tyre De Bruyne, "ndërsa 37-vjeçari Francesco Acerbi dhe 36-vjeçari Henrikh Mkhitaryan janë ende te Interi, 34-vjeçari Marten de Roon vazhdon të jetë pika qendrore e mesfushës së Atalantës, me Juan Cuadradon 37 vjeç, në krah".

Të dhënat tregojnë se "mosha mesatare e lojtarëve të Serie A është 14 muaj më e lartë se ajo e 31 ligave kryesore evropiane". Futbolli, nga ana tjetër, shkruajnë anglezët, "është një sport për të rinjtë. Gjatë dekadës së fundit, numri i lojtarëve të moshës 23 vjeç e poshtë që kanë luajtur më shumë se 900 minuta në Premier League është rritur me 32%.

Në të njëjtën kohë, çdo fitues i “Topit të Artë” që nga Kaká në vitin 2007 ende luan. Kjo është ndoshta rezultat i dy faktorëve. Gjendja fizike nuk ka qenë kurrë më e mirë. Futbollistët jetojnë jetë më të shëndetshme.

Dietat e tyre monitorohen më me kujdes. Mjekësia moderne sportive do të thotë që frakturat e këmbëve dhe këputjet e ligamenteve të kryqëzuara nuk janë më dëmtimet që i japin fund karrierës siç ishin dikur".

Dhe pastaj për lojtarët më të vjetër, ka liga që nuk janë të nivelit të lartë, por ofrojnë miliona në paga. Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo përfitojnë nga pagat dhe dukshmëria e Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite, ndërsa Major League Soccer dhe Saudi Pro League përfitojnë nga fama e tyre.

Dhe ja një referencë për Serie A, "e cila, ndërsa renditet ende shumë më lart se MLS ose Saudi Pro League, është qartësisht shumë larg nga kulmi i saj i viteve 1980 dhe 1990. Është një garë plot yje, por ata janë yje që kanë kaluar disa vite nga kulmi i tyre.

Gjermania është shtëpia e trajnerëve të rinj të motivuar me iPad dhe modele të reja presioni. Spanja ka Clásicon, dhe Franca ka PSG-në. Italia duhet të përballet me realitetin se nuk është më forca dominuese. Nuk ka klube italiane në 10 më të pasurit.

Edhe pse Juventusi dhe Interi kanë humbur dy finale të Ligës së Kampionëve që atëherë, asnjë ekip i Serie A nuk e ka fituar atë që nga kjo e fundit në vitin 2010. Serie A është bërë një ligë disi me ritëm më të ngadaltë, ku veteranët ende mund të shkëlqejnë ." 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen

Protestuesit vendosin qese me mbetje pranë kordonit policor, thirrje: Mos i mbroni plehrat

Korreshi në Kuvend: Policët s’kanë uniforma, dalin me rroba me vrima që ua ka ngrënë mola

Berisha-Klosit: Je peng i bixhozit, prandaj bën avokatinë e Edi Ramës

"Duhet vetëpastrim. Ti Sali ke fuqinë të çlirosh opozitën"/ Berisha-Spiropalit: Pëllumbesha në...

Akt qytetar! Protestuesit aksion para Kuvendit, mbledhin mbeturinat

"O çifut"/ Protestuesit "shënjestrojnë" me vezë Ervin Hoxhën dhe Eduard Shalsin: Tradhtarët e kombit

Tensione në Kuvend, PD nuk lejon Maznikun të prezantojë raportin për Reformën Territoriale

“Nuk i shpëtoni dot urrejtjes së qytetarëve”, Redi Muci: Do kërcasë veza edhe në shtator

Qytetarët hedhin vezë,policia përgjigjet ashpër,ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve

"Populli nuk i do këta deputetë"/ Qytetarja para Parlametit: Duam largimin e tyre

Protesta para Kuvendit/ Momenti kur qytetari humbet ndjenjat, transportohet me urgjencë në spital

"Ti Taulant ke frikë kostumin e shtrenjtë"/ Bardhi: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Boçi: Puna duhet të vazhdojë

"O kriminele"/ Sara Mile shkon me truprojë në Kuvend, shpërthejnë protestuesit: Deputete e...

Përplasjet para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie

Deputetët në seancë plenare, protestuesit shpërthejnë jashtë Kuvendit: PD-PS, këlyshë komunistësh

Lëkurë e skuqur dhe vështirësi në frymëmarrje e shikim, protestuesi merret me ambulancë

Balla-Bardhit: Protestuesit thonë Saliu në burg, ia plotëson kërkesën?

"Është bundra e vërtetë"/ Berisha: Balla është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve

Qytetarja përplaset me policinë, kërkon të kalojë përmes gardhit metalik

Tmerr në protestën para Kuvendit/ Lëndohen disa prej protestuesve, meren me barrela

Misteri i ujit blu që policia hodhi me presion në drejtim të qytetarëve para Parlamentit

Berisha fotografon deputetët e strukur të PS: Ky është klub mafiozësh!

Efektivët "të pamëshirshëm", nuk kursejnë me ujë me piper as fëmijët

Shehaj debat në hyrje të Kuvendit: Më tregoni urdhërin pse nuk lejohem

Berisha kërkon shkrirjen e Kuvendit: Të hapet rruga për zgjidhjen që kërkon mbarë rinia

"Deputete krimi", protestuesit godasin me vezë makinën e deputetes

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Kaos para Kuvendit/ E moshuara tenton të bllokojë rrugën, policia e tërheq zvarrë

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Parlament i krimit

PROTESTA

Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik, ndërhyn policia

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare